Në BE nuk kanë të gjithë një mendje lidhur me Greqinë

Postuar në 07 Shkurt, 2012 13:28

Greqia u duk sikur ia doli të bëjë më të vështirën. Mes grevash e demonstratash, u arrit marrëveshja për të pushuar nga puna 15 mijë buxhetorë, gjë që bën pjesë në planet për të shkurtuar shpenzimet publike (kërkohet gjithashtu ndërhyrje në sistemin e pensioneve; ndryshe, nuk miratohet paketa tjetër e ndihmës prej 130 miliardë eurosh). Por në BE nuk qe e thënë që t’i gëzoheshin këtij fakti, pasi komisarja e BE-së, holandezja Neelie Kroes, lëshoi një frazë shkurajuese: “Nëse Greqia e lë monedhën unike, Bashkimi Europian do të vijojë në të vetën pa asnjë problem; do të jetë sikur t’mos ketë ndodhur asgjë”.

Presidenti i Komisionit të BE-së, Josè Manuel Barroso, nuk priti gjatë për të neutralizuar efektin e qëndrimit të holandezes: “Nuk ka asnjë dyshim se ne duam që Greqia të mbetet në BE”. Duan vërtet?

Re.Pu.

Comments

Submitted by ajsberg (not verified) on

Sapo lexova qe M.Gandi para atentatit i dha nipit nje leter me ' 7 mekatet e botes' te cilat gjithmone sipas Tij jane:

1. Falenderimi pa ndergjegje

2. Pasurimi pa pune

3. Adhurimi pa sakrifice

4. Njohuri pa karakter

5.Tregeti pa moral

6. Shkence pa njerzillek

7.Politike pa udheheqes

...une per vete jam dakort me to ...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.