Rama: “Besimtarët ortodoksë i mbron ligji”. Sot pati ankesa për kërcënime në Dhërmi. A u zbatua ndonjë ligj kur u prish kisha?

Postuar në 31 Gusht, 2015 14:01

Sot në një konferencë për shtyp, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, foli edhe për çështjen e kishës së Dhërmiut. Duke iu përmbajtur cilësimeve personale dhe që nuk përkojnë me raportin ligjor që rregullon marrëdhëniet e komuniteteve fetare me shtetin. Kështu, ndonëse Kisha e Shën Thanasit, ishte aty qysh prej vitit 1992, Kryeministri vijon ta cilësojë si garazh, duke hyrë në diskrecionin e besimtarëve pa qenë i tillë. “Ajo nuk ishte një kishë, por një garazh. Ne nuk do të ndërtojmë një kishë katolike, por do të rindërtojmë atë kishë që ka qenë aty”, tha Edi Rama.
Ka një problem të vazhdueshëm transparence në këtë lloj qasjeje, pasi askush deri më sot, nga qeveria të paktën, nuk ka bërë publike as ndonjë dokument dhe as ndonjë diskutim me KOASH-in për këtë çështje. Nëse do të nisemi nga deklarata të tilla, ngjan se prishja vendim i një rrethi të ngushtë njerëzish, në arbitraritet të plotë. Ky moment meriton një sqarim: nuk është INUK-u apo INUV i Bashkisë së Himarës, ai që në përputhje me ndonjë ligj a rregull, as edhe Instituti i Monumenteve, që iniciuan prishjen. Investimi në këtë drejtim ka ardhur nga zyra e kryeministrit. Duhet nënvizuar kjo, pasi ka njerëz që e cilësojën aktin e prishjes si “akt administrativ që duhet sqaruar me kuadrin ligjor përkatës”, ndërkohë që akti është mirëfilli Politik. Dhe këtë e dëshmon edhe prononcimi i kryeministrit.

A janë besimtarët ortodoksë të sigurtë?
“Besimtarët ortodoksë, si ata shqiptarë dhe ata minoritarë grekë, janë të mbrojtur nga ligji dhe ju nuk duhet ti bini daulleve në lidhje me këtë çështje”, tha Kryeministri. Deri më sot askush nuk e ka vënë në diskutim këtë, pavarësisht stigmave të heshtura që janë të pranishme në Shqipëri. Mirëpo pikërisht sot, zëdhënësi i KOASH-it, Thoma Dhima, njofton në profilin e tij në Facebook(ky nuk është qëndrim zyrtar) se sot janë kërcënuar besimtarët në Dhërmi. “Sot ne mengjes ne Dhermi kishte shkuar policia per te pastruar pjeset nga shembja e kishes dhe kercenonin besimtaret se kush I mbledh pjeset qe kishin mbetur do t'i arestonin. Aty u mblodhen shume njerez dhe disa klerike nga zona e Sarandes dhe ata kur pane qe kishte shume besimtare u larguan. Tani besimtaret kane filluar ti mbledhin vete ato dhe po pergatiten per te bere paraklisin lutjen. Ne Dhermi, ku jane derguar policet per t'u konfrontuar me besimtaret dhe qe kercenojne me arrestime e perdorimin e forces. Nuk duan t'i lene besimtaret as qe te luten ne vendin e shenjte...”, shkruan Dhima. Nuk dimë këtë besojmë: Dhimën që flet përmes dëshmive të besimtarëve, apo një kryemimistër që të vë rruspën natën!

Comments

Submitted by Ezra (not verified) on

Ka bere kush ndonje padi deri me sot, per prishjen pa leje te kishes?

Submitted by genti (not verified) on

po dhimen ore dhimen do besojme..dhima eshte me i besushem dhe se vete janullatosi..eshte nje polemik idiote..ajo kisha ishte vertet garazh,e po u ndertuan kishe tjeter me te bukur respekte,gjynaf per leket e taksapagusve.qe ky piktori nuk njeh shume rregulla e shume gjera i ben me koken e tij ,ju keni shume te drejte,..po nuk thate nje fjale ama kur janua me dhimen vajten te ankoheshin ne athine per prishjen e kishes e jo ne gjykate..e kjo ska bythe ku te rrije,e ska te bej me me fene po kthehet ne politike.me budallain do besh budallain dhe janullatosin me pkitorin i ben dy bashk.po me mire ky i yni

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.