"Shqiptarë, bashkojuni luftës për Drejtësi! Ky është moment historik”

Postuar në 30 Gusht, 2015 01:22

Andrea Stefani duket se e ka marrë shumë seriozisht reformën në drejtësi. Aq sa në një analizë në gazetën “Dita” sot, i fton të gjithë shqiptarët, madje i sfidon që t’i bashkohen kësaj përpjekjeje që ai e quan patriotike. Dhe edhe radhët e shkruara kësaj radhe janë më imperative, më nxitëse, gati si një kushtrim. “Sot momenti historik dikton, për këdo që i thotë vetes shqiptar, t’i bashkohet luftës për drejtësi, përpjekjes për të bërë, për të parën herë në historinë e shqiptarëve, shtetin e së drejtës. Në 1912 shqiptarët shpallën pavarësinë. Lindi shteti i parë shqiptar. Sot, më shumë se një shekull nga ajo ditë e lavdishme, kjo nuk mjafton. Që të mbijetojë, shqiptaria duhet të rilindë si shtet i së drejtës. Në Tiranë dhe Prishtinë, në të dy republikat shqiptare, shteti duhet të rilindë si shteti ligjor. Dhe që kjo të ndodhë, çdo shqiptar duhet t’i bashkohet luftës për drejtësi, për shtet ligjor. Se, në kuptimin patriotik, nuk mund të jesh edhe mafioz edhe shqiptar, edhe evazor taksash edhe shqiptar, edhe trafikant edhe shqiptar, edhe kultivues ilegal droge, femrash apo fëmijësh edhe shqiptar. Të jesh a të mos jesh shqiptar, kjo është çështja! Por çdo të thotë, në kuptimin patriotik, të jesh shqiptar? Që je i lindur nga prindër shqiptarë dhe flet shqip? Nuk është e mjaftë. Sepse, përveç kësaj, të jesh shqiptar do të thotë edhe të jesh në lartësinë e detyrës historike që shtrohet përpara atdheut tënd, Shqipërisë. Por për këtë, duhet më parë që të kuptosh se çfarë kërkon momenti historik prej Shqipërisë, pra edhe prej teje si shqiptar”, shkruan Stefani. Beteja që na fton Stefani, për aq sa mund të kullosim sytë vërdallë, është ajo që ka nisur qeveria aktuale, kryeministri i së cilës edhe sot i shpalli gjykatësit “palë kundërshtare”, për çështjen e pronës. Në këto kushte kemi kaluar nga analiza në propagandim të një përpjekjeje të qeverisë, e cila për çdo akuzë, problem, dështim apo edhe fakt, nuk ka asnjë reagim. Asnjë. Të kujtojmë këtu tatimet dhe doganat, përbërjen e grupit parlamentar, Ministrinë e Brendshme. Stefani flet për momentin historik, për detyrat që ky moment shtron, duke apeluar që shqiptarët të mos ikin nga Shqipëria. “Momenti historik ka sjellë sot përpara Shqipërisë dhe shqiptarëve, detyrën për themelimin e shteteve me liri dhe drejtësi edhe për shqiptarin. Vërshimi në fillim të viteve ‘90 i shqiptarëve nëpër rrugë me thirrjet liri-demokraci, qe rrjedhojë e kuptimit instiktiv të thirrjes historike, e kuptimit se koha e diktaturave kish perënduar dhe se një epokë e re po agonte. Epoka e shtetit me demokraci, me drejtësi, me liri. Jemi akoma në momentin që shqiptarët të ndërgjegjësohen për këtë domosdoshmëri dhe jo ta braktisin atë”, thotë analisti në fjalë. Le të shohim sesa do dëgjohet kjo thirrje apo edhe ajo e qeverisë aktuale. Me sa kuptohet reforma në drejtësi po shihet si kthesa nga zgripi ku ndodhet shoqëria shqiptare, e në këtë kuptim po kërkohet aleancë me popullin. Stefani flet për kat’harsis, por që i cili nuk mund të mos ndeshet përballë me një aktor si Ilir Meta. E ndoshta këtyre daulleve Stefani po u bie(jo vetëm kuptohet) edhe për të, përveçse për të “preferuarin” e shkrimeve të veta të 8 viteve të fundit.
http://www.gazetadita.al/te-jesh-a-te-mos-jesh-shqiptar/

Comments

Submitted by Gjynah... (not verified) on

Gjynah, ka qene djale i mire, uniforma krijon standarde,
ushtaraket edhe sot besojne se amerikanet, inglizet dhe ruset do kishin gnetur belane, po te kishin sulmUAR Keshtjellen soc.
Tani qe ne radhet e shqiptareve nuk lejohen me hajdute, xhepiste, tecorruptuar, kriminele, pritet te vrasin veten shume zyrtare te larte, deputete, kuvendare, pro are gazeteash e tv, ose mbetet qe keta individe qe nuk e meritojne te jene ...O Sa Mire me Kene Shquptar, do detyrohen te mergojne dhe te nderrojne kombesine.
Do tu behen barre kombeve te tjere, por se paku kombi shqytar do sherbeje si model per tere rracen njerezore...
Rrofsh, a drea, na shlodhe...

Submitted by Joni (not verified) on

uuuf, çna hoqe mallin e xhaxhit, të pastë partia...

Submitted by Ardit (not verified) on

z. Stefani une jam gati te rrjeshtohem krah teje nqs propozon qe parlamenti te votoj per ta kthyer Shqiperine ne monarki parlamentare dhe Edi Ramen Mbret, shpetimtari jone!!!

Submitted by Ermal (not verified) on

E lexova me kujdes analizen qe ka bere autori dhe mund te them qe ndryshimi nuk mund te vije me nga kjo klase politike. Kemi shume raste ne te cilen qeveria e sotme eshte kapur me 'presh ne dore' dhe nuk ka dhene asnje shpjegim. Mund te permend rastin e e deputetit Frroku ku ai shoqeroi nje kriminel dhe e mbrojti nga policia, apo kur edhe shkresa nga interpol Belgjika u vonua ne sirtaret e Tiranes.
Kjo qeveri ka arritje, por ne rastin kur deshtimet jane me te medha se arritjet, keto te fundit nuk perbejne me interes.
Dhe dua t'i them autorit, jo zotëri une nuk mund te qendroj ne Shqiperi, kjo qeveri(te cilen e kam votuar) mi ka shuar shpresat. Jam duke bere dokumentat qe te largohem ne menyre legale sa me shpejt nga ky vend me keta politikane qe te vrasin endrrat, shpresat, dhe ty!!!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.