Serbët ulin pretendimet: Ok Kosovës së pavarur, por duam një status special për Veriun

Boris Tadiç, në një intervistë për Al Jazeera-n, ka pranuar se asnjë plan serb për Kosovën nuk vlen nëse nuk merret miratimi i fuqive të mëdha. Dhe ka thënë troç se këto të fundit nuk janë dakord me planin që ngrihet mbi idenë e ndarjes së Kosovës; për rrjedhojë, ka lënë të kuptohet se duhet kërkuar një zgjidhje në kuadrin e Kosovës së pavarur. “Ne nuk mund të jetojmë në konflikt të ngrirë, sepse ky konflikt herët a vonë do të përshkallëzohet dhe sërish do të ketë njerëz që do të humbasin jetën e tyre”, citohet të ketë thënë Tadiç.
Po sot, Kërstimir Pantiç, një serb me ndikim në Mitrovicën e Veriut (mbahet për kryetar i Komunës), ka pohuar se një zgjidhje në kuadrin e Kosovës së pavarur është e mundur. Madje, ka treguar dhe zgjidhjen konkrete: një status special për serbët e Kosovës së Veriut. Por nuk e përkufoi këtë status.
Duket se serbët kanë zënë të binden se ndarja e Kosovës nuk është një opcion. Nuk është pak në rrugën drejt zgjidhjes së problemit.
Re.Pu.
Comments
S'me duket ide e keqe !! Por

S'me duket ide e keqe !! Por ama vetem me nje kusht,te njejtin status te kene edhe komunat e Presheves,Bujanocit dhe Medvegjes !!

Biles do isha edhe me dakort per nje shkembi te ketyre territoreve sado qe duket ide qe i perket nje shekulli me pare !! Serbet Mitrovicen e komunat e tjera te banuara me serbe kurse komunat e siperpermendura shqiptare ti kalojne Kosoves !!

Vertet eshte edhe nje fare fitoreje fakti qe me ne fund edhe vete serbet u binden e nuk guxojne me te permendin Kosoven si pjese e Serbise,po nga ana tjeter ka nevoje edhe per nje fare reciprociteti ! pse shqiptaret ne Presheve u dashka te kene me pak te drejta e asnje status te vecante nen Serbi kur jane edhe me te shumte ne numer se serbet ne Kosove qe gezojene,ose me sakte me siguri do te gezojne,nje status special,nje fare krahine autonome brenda Kosoves ??

Personalisht mendoj se duhet ndare shapi nga sheqeri nje here e mire !! Vetem ne kete menyre do kete qetesi ne ballkan,me pak fjale ...ndarje territoriale mbi baza etnike !! Se dhe me keto mini provinca autonome me statute speciale (pasi me siguri tek kjo do arrihet)nuk mund te kesh paqe e qetesi pergjithmone !! Problemet etnike e kerkesa per me shume te drejta nga te dyja palet mund te cojne ne destabilitet,kriza e situate kritike ne cdo moment !! Prandaj shqiptaret me shqiptaret e serbet me serbet e te gjithe sebashku ne Bashkimin Evropian !!

Ajo qe ofron Tadic eshte pak

Ajo qe ofron Tadic eshte pak a ashume i ngjashem me posionin e ndarjes, por ne nje menyre te tille qe Prishtina te mos jete ne gjendje te marre vendime serioze e jetike ne menyre te pavarur. Ai kerkon kontroll te pronave te kishave dhe manastireve te Kosoves, qe e copezon plotesisht Kosoven dhe e ndervar me njemije gozhda te Nastradinit nga Beogradi. Po ashtu pretendimi serb eshte qe te gjitha pronat e zoteruara nga individe ose kompani me qender ne Serbi qe nga koha e -ish-RFJse ti ri-marrin, qe do te thote pothuajse gjithcka te vlefshme. Nderkohe qe edhe plani i AhTisarit u jep vote te garantuar perfaqesuesve serbe, dhe veto per shume aspekte te ligjeve. Dhe kjo eshte e shprehur qarte ne Kushtetuten e Kosoves. Ne fund, ne rast se pranohet plani Thadic & Co. nga Thaci & Co. (qofte edhe pjeserisht, pasi pazari eshte pazar) atehere Serbia do te hyje ne Kosove kembekryq me bekimin e Prishtines e nuk do te levize qe andej.

Kush asht shqiptar n'din e

Kush asht shqiptar n'din e iman shkjaut kurr bes mos me i xan.

Add new comment