Replikë e Flutura Açkës ndaj Gjergj Lekës për lojën me "biografinë e artisteve femra"

Postuar në 24 Gusht, 2015 20:49

Gjergj Leka bëri sensacionin e radhës me intervistën dhënë së fundmi ku jepte disa hollësi për prapkuintat e botës së artit para viteve ’90. Leka tregoi edhe detaje private për dy këngëtare, Simaku dhe Theodhori, apo edhe për Vaçe Zelën. Ka patur shumë reagime ndaj kësaj interviste, mes tyre edhe komente që e kanë cilësuar botimin e saj, “gazetari banale”. Secili është i lirë të mbjë gjykimin e vet, por Leka nuk është një person që vjen nga i njëjti mjedis, edhe pse thotë gjëra me të cilat jo gjithkush i miraton. Sot, gazeta “Dita” boton një shënim të Flutura Açkas, shkrimtare, që i jep një përgjigje Lekës, jo për të vërtetat e deklaratave të tij, por për këtë sjellje publike. Po e sjellim edhe këtu meqenëse debati paraqet interes:

Flutura Açka

“Dikur nga mesi i viteve 80-të, kur si studente rropatesha trenave të stërngadalte shqiptare, tek kthehesha një së shtunë nga Tirana për në shtëpi, rasti i dha të isha ne një vagon, dhe madje fqinjë në stol me Parashevi Simakun.

Bri saj, një i njohuri i saj, udhëtar i rastit si ajo (me gjase ndonjë lloj artisti), po përpiqej t’i bënte shoqëri dhe ta argëtonte me ca si shakara, që m’u ngjanë më shumë si përpjekje për t’ia lypur pa turp. Një çast, ndërsa flisnin, ajo përmendi ligjin kapitalist të shfrytëzimit të njeriut NGA njeriu’ dhe se si kapitalizmi e zbatokërka aq pa mëshirë. Qejfliu ynë, udhëtari i rastësishëm, u hodh shpejt në sulm, dhe i tha: “Jo Parashevi, e ke gabim, është ligji i ‘shfrytezimit të njeriut MBI njeriun’, dhe qeshi me një latyrisje vetëkënaqësie që kishte gjetur një formë aq artistike t’ia thoshte pretendimet e ‘shefit së tij nën pantallona’. Parashevia qeshi lehtë sa për të thënë dhe ndërroi bisede. Më pas nuk kujtoj gjë, por shpejt mbërriti stacioni i Kavajës.

M’u kujtua kjo histori vitesh të shkuara këto ditë tek lexoja fjalet e një kolegu të saj për të, dhe ca simotra të saj, mes tyre dhe Vaçe Zelën. Këto rreshta nuk janë në mbrojtje të këtyre grave, por në funksion të distancimit nga ky lloj arti dhe mllefi Seksist të shëmtuar, fyes, inatçor, denigrues dhe te pakulturuar ndaj artisteve femra.

Për llojin e muzikes se Gj. Lekës nuk mund të flas, se nuk jam specialiste, por di te them se nuk shquhet kushedi çfarë, në një kohë kur kemi nevojë për art të vertetë nga ky dominim i vulgaritetit. Gjithsesi, shqetësimi im ka lidhje me gjuhën e poshtër dhe këllirën me sens seksist ne gjykimin e kolegeve femra. Që një grua të jetë kurvë, nuk është ndonjë fatalitet i madh… sepse edhe mund ta justifikoj (në rrethana të caktuara duke qenë seks më i dobët, për interesa te caktura apo qoftë për kënaqësi). Fundja nuk do të japë llogari për mënyrën se si e përdor biologjinë e saj.

Por një burrë-kurvë është gjëja më e neveritshme mbi dhe. Dhe të tillë burra-kurva në Shqipëri ka shumë, ka patur shumë edhe në kohën që i referohet Gj. Leka. Por ai nuk i përmend, sepse problemi është të përbalten femrat kolege.

Në asnjë rast të vetëm nuk kam parë që ai dhe kolegë të tij Seksistë të thonë një gjysmë fjale për politikën-kurvë, për artistë-kurvarë, për horra që vodhën dhe rropën Shqipërinë. Asnjëherë! Fundja në kohën e errët kur ‘mbreteronin’ Zela, Simaku e të tjera, ato ishin të paktat regëtima që ndryshonin nga minatorët, montateret, kipistet, tezgjahistet, e modele të tjera qe iu imponuan grarimit shqiptar. Edhe me ‘kurvërimin’ e tyre, ato e bënin njëfarë ndryshimi.

Ndërsa kurvat e vërteta që vranë e prenë, janë shpesh në ekrane dhe po aq të nderuar sa dikur ose janë varrosur me ceremonira shtetërore. Të paktën Vaçja, Parashevia, e të tjera ikën dhe ikja a tyre është ndjesë e heshtur. Së paku unë kështu e kam lexuar, edhe pse nuk jam e bindur për fajësinë e tyre. Dhe kjo vijane këllirë kundër femrave artiste është e përsëritur, e qëllimtë që është produkt i një shoqërie burrashe, edhe me tej: maçoiste. Deri kur?”

http://www.gazetadita.al/shkrimtarja-historia-ime-me-parashqevine-ne-vag...

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

ZOnja Flutura, edhe pse mund te keni te drejte ne cfare thoni (nuk jam ne gjendje ta gjykoj), eshte fakt i dukshem qarte qe jeni e shemtuar dhe kjo per nje femer eshte sakatllek.

Submitted by Fillestari (not verified) on

Pergjigje shume te mire ka dhene. Me behet qejfi qe nje personazh publik shqiptar ka kurajon te kundershtoje iluzionin/deluzionin tone kombetar te shenjterise. Sa here qe burrat e ndershem shqiptare kane ndonje inat apo fiksim, gjeja e pare qe bejne eshte te quajne tjeten gjith mllef "kurve". A thua se eshte e padiskutueshme qe ata vete jane diku me engjejt ne qiell...
Bravo Flutura Alickaj! Nje nga burrat e Shqiperise pranon se ke shume te drejte !

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.