leka
Debati për mbetjet: Na keni çarë trapin për 25 vjet(video)
Ka qenë i ashpër debati në emisionin "Njerëz në fokus" në News24 ku diskutohej për ligjin e mbetjeve. Një aktivist, Klodi Leka, është përplasur me deputetin socialist Besnik Baraj, ndaj të cilit nuk ka kursyer fyerjen.
Dosjet edhe po nuk u hapën, do të rrjedhin vetë
Përrallën erotike e nisi Gjergj Leka. I cili dikur, në agun e Demokracisë shqiptare, qëndronte mbi zhelnajën e përgjithshme të flokëve model Meduza dhe të golfeve ngjitur pas trupit e poshtë një xhakete çfarëdo. Një zhelnajë që ishte bileta e galerisë së një arti ku ishim autorë e protagonistë. Por ajo paskësh qenë vetëm dukja e një suksesi të paqenë, e një “civilizimi” prej letre karamelesh, e një kulture që na imponohet si prezervativ kur dalim jashtë.
Dixhitalizohet revista letrare “Leka"
Vetëm pak kohë më parë, Biblioteka Kombëtare dixhitalizoi koleksionin e plotë të revistës “Leka”. Revista “Leka” u bashkohet titujve të tjerë të dixhituar më herët nga Biblioteka Kombëtare, si “Albania”, (1896 – 1913); “Dituria” (1909 – 1929) dhe “Hylli i Dritës” (1921 – 1944), si pjesë e fondit e-Albanica, që përfaqëson Bibliotekën Dixhitale Albanologjike të BKSH-së. Në e-Albanica janë përfshirë vepra të rralla të Bibliotekës Kombëtare, dorëshkrime, harta dhe periodikë të shekujve XV-XIX në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera.
Replikë e Flutura Açkës ndaj Gjergj Lekës për lojën me "biografinë e artisteve femra"
Gjergj Leka bëri sensacionin e radhës me intervistën dhënë së fundmi ku jepte disa hollësi për prapkuintat e botës së artit para viteve ’90. Leka tregoi edhe detaje private për dy këngëtare, Simaku dhe Theodhori, apo edhe për Vaçe Zelën. Ka patur shumë reagime ndaj kësaj interviste, mes tyre edhe komente që e kanë cilësuar botimin e saj, “gazetari banale”. Secili është i lirë të mbjë gjykimin e vet, por Leka nuk është një person që vjen nga i njëjti mjedis, edhe pse thotë gjëra me të cilat jo gjithkush i miraton.