Posti në OSBE, Rama eliminon Bushatin. Mustafa Nano: Këtu mbyllet karriera e ish-ministrit të Jashtëm
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2020/12/rama-bushati_2020_12_03_15.jpg?itok=BlOCOQzO)
Ish-minisri i Jashtëm, Ditmir Bushati, nuk ka arritur të marrë postin e përfaqësuesit të lirisë së medias në OSBE. Edhe pse e propozoi vetë, kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryesuesit të OSBE, nuk e ka dërguar emrin e ish-ministrit të tij tek lista finale e kandidatëve për 4 pozicione kyçe në organizatë.
Emri i kryediplomatit u propozua në shtator nga Edi Rama për të qenë pasues i Harlem Desir, por mesa duket në fund, kryeministri i ka besuar më shumë portugezes Teresa Ribieros, e cila tashmë pritet të mbajë postin e Përfaqësuesit të Lirisë së Shtypit në OSBE.
Sekretarja e re e përgjithshmë e OSBE pritet të jetë diplomatja gjermane Helga Schmid. Ndërkohë, në një intervistë në studion e TvT, analisti dhe gazetari Mustafa Nano e komentoi këtë si mbylljen e karrierës politike të Bushatit. “Karriera e Bushatit mbyllet njëherë e mirë”, tha Nano.
Comments
Rama mund ta propozonte apo
Rama mund ta propozonte apo kishte tager ta punesonte? Na e paraqisni sikur Rama paska ne dore OSBE ne. Vetem villni vrer.
Add new comment