Për kë bien kambanat e Ambasadorit Arvizu – sipas Çilit

Postuar në 04 Shkurt, 2012 07:40

Në një shkrim të sotëm në gazetën Mapo, Henri Çili ngre pyetjen: “A ka koherencë mes kritikës që Berisha i bën Prokurorisë aktuale dhe mënyrës si ai kërkon ta zgjidhë çështjen e Presidentit, duke folur për një President të shumicës së thjeshtë, ose një president që del nga PD?”. Dha ja si i përgjigjet ai kësaj pyetje: “Këtu nuk ka koherencë, dhe këtu është edhe problemi i vërtetë për të cilin bien këmbanat e alarmit të z. Arvizu”. Shumë saktë e ka dëgjuar këtë kambanë Çili, por të bie në sy fakti se nuk përmend një tjetër kambanë , së cilës z.Arvizu i ra para tre ditësh – atë për nevojën e zëvendësimit të udhëheqësve të vjetër me të rinj. Duke e quajtur Bashën yll në ngjitje në qiellin e politikës shqiptare dhe duke u sugjeruar politikanëve në të 60-tat (nënkupto Berishën) që t’u japin mundësi të rinjve të ngjiten në krye, Arvizu duket se po i mëshon skenarit të vitit 2005, kur Fatos Nano u largua nga politika (pasi partia e tij humbi zgjedhjet në mbarim të një qeverisje 8 vjeçare), dhe në krye të opozitës erdhi kryebashkiaku i Tiranës. Edhe në qoftë se ka patur në mendje një tjetër skenar, e sigurtë është që Arvizu, praktikisht, i sugjeroi Berishës në mënyrë publike që t’i hapte rrugën Bashës për kreun e PD-së.

Çili ka qenë deri më sot një përkrahës i zjarrtë i Bashës dhe, pikërisht për këtë arsye, të bën përshtypje sesi i ka shpëtuar pa dëgjuar kjo kambanë kaq e fortë e z.Arvizu. Mos ka shpërndarë Berisha ndonjë qarkore, ku udhëzohet që të mos përmendet shumë kjo puna e politikanëve të rinj dhe e atyre që janë mbi moshën 60 vjeç?...

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by ajsberg (not verified) on

Zakonisht, ne me shume deshire i degjojme kambanat kur bien per falje, ndersa kur bien me ritem funeber (apo lajmerim vdekje) i taposim veshet. Edhe pse realisht Arvizu zileve u ka rene, madje me droje dhe me levozhge qe te mos tringellijne qartazi. Nejse.

Submitted by edi (not verified) on

Ajo qe te ben pershtypje te hamendesimet e Cilit dhe qe nuk jep dot nje  pergjigje ose ta preki si fenomen eshte se pse z.Arvizu  jo vetem nuk i del ne mbrojte gjyqesorit por e kritikon per te mos thene sulmon haptazi "kur thote se duhet hequr imuniteti i gjyqtareve".nuk eshte dhe gjyqesori pushtet i pavarur si prokuroria, nuk sulmohet gjyqesori nga opozita?.E gjithe lodhja e Cilit do kishte qene e drejte ne rast se do kishim te njejtin qendrim te ambasadorit edhe per gjyqesorin.kam pershtypjen ose me sakte bindjen se nuk eshte ambasadori me 2 standarte,por si i shef Cili gjerat.

Submitted by Anonim (not verified) on

Cili me disa te tjere si Hoxha.Zheji, do te futja ketu Peken.Pezen,Babaramon te me falin ata qe s'po i permend emrin ndonjerin por ata e dine ,jane ata gjoja analiste mbeshtetin qeverine e sotme jane nje lloj kurvash qe te gjithe i njohim.Duhet rotacion politik qofte edhe Basha te behet kryeminister mjaft qe Berisha te largohet,sepse te gjithe e dime se Basha eshte vetem nje vegel e Berishes dhe ne Shqiperi demokracia do te vije shume ngadale.Te vraposh d.m.thene ta largosh demokracine.

Submitted by andon (not verified) on

Zaloshnja mos u bej naiv. Pse vazhdoni i bini kesaj kembane kot? Arvizuja po ben ate qe deshiron Berisha. Tia trashegoje Bashes pushtetin. Berisha po leviz Arvizun dhe jo Arvizuja Berishen. Ti sikur ke jetuar dhe ne Amerike me sa di une, dhe dicka duhet te kuptosh nga keto punet e lobimit.

Aktualisht ai (Berisha) e kupton se biologjikisht po i shkon koha. Më besnikun, naryrisht dhe me aftin (kete nuk ka pse te mos e pranojme) ka Bashen. Ne fund te fundit, duke e pas inkriminuar Bashen jo pa qellim, ky i fundit, per te mbrojtur ne radhe te pare veten, kuptohet qe do te mbroje me te gjitha menyrat edhe ustain e vet, Berishen. Se se bashku vodhen ne te ashtuquajturen Rruge te kombit, se se bashku i dhuruan Greqise nje pjese te Detit Jone, se po se bashku vrane ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit” me 21 janar 2011. E cili do te mund te ishte besniku me i madh per Berishen pas leshimit te postit? Krimineli le pasues kriminelin.

Te tjerat jane pallavra epruvetash qe dreqi e merr vesh pse ju apasionojne kaq shume. Apo jeni dhe ju pjese e lojes?

Submitted by Koz (not verified) on

Qasja per mua çalon qe ne nisje - te marresh si pikënisje dhe analizosh brockullat e Çilit eshte si ti bësh nje vleresim shume te madh ketij qurrashi dhe perben nje insult per inteligjencen e çdo lexuesi dhe shqiptari te zakonshem. Vendi yne do te ecë vërtet perpara dhe do të jetë mjaftueshmërisht i emancipuar kur ti injorojë dhe lërë në harresë te tillë idiotë manipulatorë dhe shërbëtorë te paskrupull te çdo lloj regjimi. Çili, Zheji, Fevziu etj.. etj.. Duhen thjesht parë e lexuar si nje fenomen qesharak dhe mundesisht tranzitor I medias shqiptare, dhe duhen marrë si shembull I keq sesi nuk mund e nuk duhet te jetë gazetari, "analisti, intelektuali apo personi publik.

Submitted by Rimi (not verified) on

Edhe ti mo Zaloshnja po nuk ia vlen te merresh me pallavrat e cilit.

Po ju harroni faktin se Cili ishte nje askush deri ne 2005. Sot ka universitet o vlla, ka gazete, shpi botuese, televizione qeveritare ????? Si do flasi ndryshe mer shok

Submitted by Anonim (not verified) on

Qeni leh aty ku ha, thote populli. Çili, sa te kete ate qe i mbush thesin, e ka gojen bilbil. Edhe ligji i ri per AL, qe u projektua nga PD, çon uje ne mullirin e sahanlepiresve si Çili me shoke. Ai pret qe shume shpejt t'i thone: pronar (ne kuptimin e agait). Por, se mos vjen dikur koha t'i thuhet: ish - pronar.

"Ti Halim qe s'di kendim, ben minister per arsim. Çili iperket kesaj kategorie.

Submitted by Sibi (not verified) on

Edhe ti Zaloshnja me shume zell po i bie kesaj kembanes se Bashes.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.