Mentor Petrela: Nuk duhet fajësuar qeveria për gjendjen në shëndetësi
Neurokirurgu i njohur Mentor Petrela ka dhënë – gjë jo fort e zakontë kjo – një intervistë për Gazetën Shqiptare. Aty, siç ka ndodhur me pothuaj të gjithë mjekët e intervistuar gjatë 20 viteve të fundit, i është dashur t’u përgjigjet dhe pyetjeve mbi Sali Berishën. Përgjigjet në këtë rast janë shtampë: flet me respekt për ish-kolegun. Dhe si të gjithë mjekët e tjerë, respektin e ruan edhe për Berishën politikan.
Interes paraqet pyetja lidhur me reformimin e sistemit të shëndetësisë, dhe me kontributet e pakta që janë dhënë në këtë drejtim (sipas intervistueses) nga kryeministri ish-mjek. Petrela e nis duke thënë se çdo vend ka përparësitë e veta, dhe çdo qeveri do të gjykohet nga koha për agjendën e vet të përparësive. Pastaj i mëshon idesë se nuk mund të pritet të kemi një sistem të ndryshëm shëndetësie për sa kohë që edhe në fusha të tjera jemi (kemi qenë) po aq keq. Në fund thotë se “sfida e mjekësisë është e vështirë. Administrata Clinton dështoi me reformën në shëndetësi për tetë vjet me radhë. Administrata Obama është në vend-numëro, ose duke u tërhequr. Imagjinoni [se ç’mund të bëjë] një vend i vogël [Shqipëria], që deri para 5-6 vitesh kish drita me orar të kufizuar, ish pa rrugë, kish vështirësi furnizimi me ujë, apo dhe deri konlikte me armë”.
“Deri para 5-6 vitesh”, thotë doktor Petrela, dhe në mendje të vjen fakti, që Sali Berisha ka riardhur në pushtet 5-6 vite më parë. Apo është një përkim kohor i pakërkuar? Ndoshta.
E.G.
Comments
Nuk e di nese eshte aq i zoti

Nuk e di nese eshte aq i zoti sa e bejne ne profesionin e tij, por me keto qe thote eshte thjesht nje delenxhi dhe aq me teper tregon qe nuk ka ndonje fare zgjuarsie..........

.. profesori i çnderuar

.. profesori i çnderuar Petrela, eshte nder hajdutet me klamoroz dhe profesori i aferave me te ndyra ne shendetesi dhe antireformatori me i vendosur qe ka patur ndonjehere shendetesia shqiptare!

Si drejtor i QSUT ne epoken e Saliut te I-re, "profesori" me fame, vetem vodhi, vodhi, vodhi dhe ishte arkitekti i reformimit te sistemit te shedetesise duke lançuar sistemin e superkorruptuar te shendetesise se sotme! te njejten gje beri edhe kur u be Dekan i Fakultetit te Mjeksise, vazhdon ta beje edhe sot si Shef (Mbreti) i Sherbimit te Neurokirurgjise!

Profesori jo vetem nuk mjaftohej me vjedhjet nepemjet tenderave te panumert fiktive por nuk linte menjane edhe operacionet skandaloze ne kushte makabre vetem per te zhvatur shuma marramendese per shqiptaret e varfer, te cilet, jo vetem qe nuk sheroheshin me kurre, por vdisnin edhe te varferuar fale profesorit me fame!

Nuk do te ishte normale, qe ky profesor te mos mbeshtes Saliun dhe te mos jete ne listen e intelektualeve te Lulit dhe te Saliut(per turp)!!! Do te ishte absurditet!! Jane prerje hipokritesh te dy, ky ndryshon vetem se ka lindur ne Tirane. Profesori i veshur me veladonin e arisokratit parisien (i genjen mendja)por nuk eshte tjeter, veçse njeri prej hajduterve qe kjo Shqiperi e mjere i mban ne elite, dhe pikerisht prej ketyre profesoreve te cilet vjedhin diten dhe ne darke vene papionin e aristokratit, dhe flasin brroçkulla te tipit paralelizmin e adminstrates Klinton qe deshtoi me reformen ne shendetesi dhe Obama po ashtu, dhe Saliu i Mentorit ka deshtuar por eshte me i suksesshem, duke e krahasuar me keta dy te paret(sa turp!)!!!! Keta prerje profesoresh ia kane shitur trupin dhe shpirtin djallit me "kohe e me vakt", prandaj Shqiperia nuk ka pare dhe nuk do te shohe kurren e kurres dite te mira!!

Politika ben reformat.

Politika ben reformat. Specialistet bashkepunojne. Ne Shqiperi kjo gje nuk eshte bere akoma

Ja nje deshmitar i njerzeve

Ja nje deshmitar i njerzeve qe sot krekosen si specialiste e politikane.

ne spitalin 5 punon dhe doktor NDROQI. Eh vinte pa fjale, me nje cante ne dore dhe po ashtu ikte. Njerzit tek shihnin friken e infermiereve qe thonin shetttttttttt doktori kujtonin se njerzit i kishin ne doren e njeriut te mire MJEK NDROQI. keshtu mendoja une qe kisha hall keshtu mendonte dhe nje shok i tij mjek tani ne pension> Doktpri punon mire dhe muk pranon PARA. Qe c do turn jepnim kesh per sherbimin dhe benin furnizimin me ilace kjo nuk kishte lidhje me doktorin e MIRE, te keqijte ishin keta qe namerrnin leket. Po ja qe uk kishte qene ashtu. Kishte dite qe doktor NDROQI nuk jepte asnje informacion mbi te semurin. Epo c kishte ndodhe??? Cuam parate dhe doktori nisi te flase. Keshtu dhe shokut te tij nuk i doli fjala se doktori e ke per turp te marre para. Ne fakt doktor ndroqi i merrte parate dhe kishte shume respekt per to. I paloste dhe i fuste thelle ne cante. Tani e shoh nenkryetar te bashkise se Tiranes. Degjoni lexues. Nese doktor Ndroqi nuk ju flet nuk ju ka uinat po nuk i keni dhene HAKUN KESH PARA> Shikoni se canten qe mben me vete e ka me para librat jane vetem amballazhi i parave qe fiton . Dhe mos kujtoni se sheroheni. Ju humbni parate dhe pastaj dhe te dashurin tuaj. Te pakten une keshtu kam verejtur tek spitali 5 ku punonte ai. Me siguri Petrela ka mendim tjeter.

Add new comment