Zvicër, Gjykata heq zilet e bagëtive për të shmangur ndotjen akustike
E vështirë për t’u besuar ose jo, në Zvicër duhet vendim gjykate për t’u vënë zilet bagëtive gjatë natës. Gjykata e Apelit u dha të drejtë banorëve të një komuniteti në periferi të Zyrihut, të cilët ishin ankuar për zhurmat e vazhdueshme gjatë orëve të vona nga zilet e lopëve të një bariu të zonës.
Autoritetet lokale kishin urdhëruar bariun që t’u hiqte zilet bagëtive gjatë natës, por ky i fundit nuk kishte reaguar. Pas 4 vjetësh banorët u detyruan t’i drejtohen Gjykatës, e cila argumentoi se ndotja akustike e shkaktuar nga zilet ishte më e lartë nga normat dhe se zilet e bagëtive gjatë natës nuk ishin të nevojshme, pasi lopët qëndronin në një stallë të hapur, por të rrethuar.
Vendimi detyron bariun që nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në 7:00 të mëngjesit t’u heqi zilet bagëtive. Megjithatë ai ka deklaruar se nuk do të lërë me kaq dhe se do ta çojë çështjen në Gjykatën e Lartë të Zyrihut.
l.m
Comments
paul.tedeschini@yahoo.it
http://kosova.albemigrant.com/wp-content/uploads/2015/08/xhami-altoparla...
Add new comment