bari

Promemoria e Barit edhe në Egjipt/Sisi: Profeti hëngri gjethe dhe nuk u ankua

Postuar në 24 Maj, 2022 10:51

Media të ndryshme raportojnë për një sjellje kurioze të presidentit egjiptian, Fattah Al-Sisi sipas të cilit qytetarët e vendit nuk duhet të revoltohen për çmimet e ngritura të ushqimve, por të marrin shembull nga Profeti që hëngri dikur gjethe.

Nuk jam i shqetësuar se dikush thotë se 1 kile bamje kushton 100 paund egjiptianë, sepse egjiptianët janë të vetëdijshëm se Profeti me të vetët u zunë në kurth në periferinë e Makkah për 3 vjet der isa nisën të hanë gjethe. Ata nuk I kërkuan Profetit ushqim apo që toka të shpërthente me ta

Koha që eksodi i 1991-t të përkujtohet në Shqipëri

Postuar në 07 Mars, 2021 03:02

Si mund të arsyetohet vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama dje në Itali, ku u ndal në Bari dhe në Brindizi për të kujtuar siç u tha 30 vjetorin e eksodit të shqiptarëve? 

Vizita që ka sjellë në Pulia edhe Luigi di Maio, lidhet patjetër me një moment historik dhe simbolik, por është disi e çuditshme që një kryeministër i Shqipërisë zbret në Itali vetëm për këtë qëllim.

Së pari, sepse përvoja e shqiptarëve në Bari në vitin 1991 nuk është e mirë dhe kush ka qenë aty e di këtë.

Radhët e ndjekin shqiptarin edhe jashtë vendit

Postuar në 22 Gusht, 2019 13:06

Situata në portin e Barit vazhdon të paraqitet e vështirë për udhëtarët që udhëtojnë nga Shqipëria. Qindra udhëtarë që mbajnë radhë me orë të tëra ndërkohë që sporteli i punonjësve të portit vepron në organikë të kufizuar. Pamjet e ardhura për ResPublica paraqesin situatën këtë mëngjes në Bari ku nga vetëm një traget kanë zbritur 2 200 persona.

 

Italia nuk është Ajo që rrëfen z. Bollino

Postuar në 17 Qershor, 2019 14:18

Carlo Bollino sjell në një shkrim të sotshëm shembullin e Italisë për funksionimin e demokracisë në standardet europiane. Në Bari është hapur një hetim për shitblerjen e votave në zgjedhjet vendore të 27 majit. Sipas Bollinos në këtë rast çdo gjë po tregon funksionimin e demokracisë pasi ndër të tjera sipas tij:

1) Asnjë media dhe asnjë politikan nuk ka guxuar të vejë në diskutim legjitimitetin e kryetarit të Bashkisë dhe këshilltarëve të zgjedhur më 27 maj, pavarësisht nga dyshimet e ngritura nga hetimet e prokurorisë

Salvini, shqiptarët e anijes "Vlora" dhe një ish-president që turpëron

Postuar në 11 Shkurt, 2019 19:28

Revista italiane “Panorama” shkruan sot për situatën në vendin fqinj ku politika ka inkastruar ministrin e Brendshëm, Matteo Salvini, vënë në procedim për shkak të refuzimit të zbarkimit më 20 gusht 2018 të refugjatëve nga anija e rojes bregdetare “Diciotti”.

Italianët grabisin me eskavator paratë e pensioneve (Video)

Postuar në 03 Janar, 2019 14:13

Grabitja që ndodhi të mërkurën në një autostradë të Barit është e denjë për një skenar hollivudian. Grabitësit përdorën një eskavator për të shqyer furgonin e blinduar ku nodheshin 2.3 milionë euro që do të shpërndaheshin për pensionistët.

Grabitja që ndodhi të mërkurën në autostradën që lidh Barin me qytetin e Materas. Fillimisht ishin dy trajlera që i prenë rrugën mjetit të blinduar. Më pas autorët neutralizuan 3 punonjësit e sigurisë dhe vunë në punë eskavatorin për të çarë më dysh furgonin.  Në pak sekonda çekiçi hapi edhe kasafortën që kishte në brendësi 2.3 milionë eruo.

Bashkia e Tiranës kërkon ndërhyrjen e Akademisë së Shkencave për ruajtjen e gjelbërimit

Postuar në 04 Gusht, 2017 11:00

Bashkia e Tiranës me propozim të kryetarit të saj, Erjon Veliaj, i është drejtuar me një letër Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, përmes së cilës i kërkon me kortezi formale që të lejohet një përfaqësues i saj, pra Bashkisë, në institucionet përkatëse që merren me gjuhën shqipe.

Rindërtohet “Njeriu i Altamurës”, Neandertali që jetoi 130 mijë vjet më parë në Pulia të Italisë

Postuar në 27 Prill, 2016 03:04

Në vitin 1993 në një shpellë në Lamalunga  në zonën e Barit të Italisë, u gjetën mbetje skeletore të një Neandertali që kishte jetuar aty të paktën 130 mijë vjet më parë. Tani, dy paleoartistë, Adrie dhe Alfons Kennis, të cilët kanë realizuar edhe riprodhimin e mumjes së Oetzi të akullnajës Similaun,  kanë realizuar një model në madhësi natyrale të individit që u gjet, e që së shpejti do të ekspozohet në muzeun e zonës. Mbetjet u gjetën në një kompleks karstik, mes të cilave kafka e inkastruar mes stalaktiteve çka e ka bërë të vështirë marrjen e mostrës pa e dëmtuar.

Hotel "Grotta Palazzese" është me të vërtetë i veçantë

Postuar në 21 Shkurt, 2016 20:05

Hoteli ndodhet në Polignano, rreth 19 km nga Bari në Pulia

Punonjës të “Rapiscan” dyshohet se lejuan kalimin e kamionit me 1.6 ton drogë

Postuar në 19 Nëntor, 2015 10:16

Kalimi i 1.6 tonë drogë nga Porti I Durrësit në atë të Barit dyshohet se është bërë me ndihmën e punonjësve të kompanisë së skanimit  ”Rapiscan  S 2 Albania” që merret me skanimin e automjeteve në Portin e Durrësit

Sipas policisë nga veprimet e para hetimore rezultoi se para se të kalontenë Portin e Durrësit, mjeti ishte skanuar nga Shoqëria”Rapiscan  S 2 Albania”, por punonjësit nuk kanë bërë asnjë lloj sinjalizimi , edhe pse gjatë skanimit është vërejtuar qartë që në mjetin me targa AA 292 JY dhe rimorkion  me targa ACR  715 ka patur dy lloje ngarkesash.

Pages

Subscribe to RSS - bari