Punonjës të “Rapiscan” dyshohet se lejuan kalimin e kamionit me 1.6 ton drogë
Kalimi i 1.6 tonë drogë nga Porti I Durrësit në atë të Barit dyshohet se është bërë me ndihmën e punonjësve të kompanisë së skanimit ”Rapiscan S 2 Albania” që merret me skanimin e automjeteve në Portin e Durrësit
Sipas policisë nga veprimet e para hetimore rezultoi se para se të kalontenë Portin e Durrësit, mjeti ishte skanuar nga Shoqëria”Rapiscan S 2 Albania”, por punonjësit nuk kanë bërë asnjë lloj sinjalizimi , edhe pse gjatë skanimit është vërejtuar qartë që në mjetin me targa AA 292 JY dhe rimorkion me targa ACR 715 ka patur dy lloje ngarkesash.
Punonjësit që u ndaluan janë, Fatjon Trezhnjeva 28 vjeç dhe Edmond Hysko 42 vjeç, të dy banues në Tiranë. Lënda narkotike ishte e fshehur në ngarkesën me lëndë drusore e materiale ndërtimi të transportuara nga Tirana me destinacion rajonin e Lombardisë.
Por, një pakujdesi në mënyrën e ngarkimit të mallit në automjet si dhe sjellja e nervozuar e dy drejtuesve të kamionit kanë shkaktuar dyshimet e agjentëve të policië financiare. Sipas mediave italiane lenda narkotike do të kapte në treg vlerën e 16 milionë euro
Add new comment