1400-3000 euro nata në Korfuz. Pushimet e Sajmir Tahirit sipas gazetës “Dita”

Postuar në 11 Gusht, 2015 05:27

Gazeta “Dita” shkruan sot në kopertinë se ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, po i kalon pushimet në Korfuz të Greqisë. “Dita” shkruan se Tahiri ndohet në hotel “Imperial” që sipas gazetës i ka çmimet që varjojnë nga 1400-3000 euro nata. Bëhet fjalë për një hotel luksoz, arsye që e shtyn gazetën të hapet sot me këtë çështje e të ngrejë disa pyetje: Sa i kushtojnë pushimet Sajmirit? Si i paguan ministri pushime kaq të shtrenjta? Dhe pyetja tjetër që ngjan disi e pazakontë: Me kë ndodhet ai në Korfuz?
Këto pyetje shtron gazeta që duket se ka informacione se ministri i Brendshëm po pushon në një hotel luksoz në Korfuz. Pyetja për të ardhurat po bëhet prezente gjithnjë e më shpesh edhe sepse po shohim që për një fije teli energjie elektrike, policët e komanduar nga zotëria kapin njerëz e rrasin brenda. Gjithsesi mund të shpresohet se do të jetë vetë ministri që mund të përgjigjet për këto aludime të gazetës.
http://www.gazetadita.al/11-gusht-2015/

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Sajmia, ka leke mjaftueshem nga prinderit e tij per t'i bere ato pushime te shtrenjta si cun i vetem qe eshte. Gjithsesi pa prova spekullime te tilla jane kot sa per te ushqyer thashethemet e veres.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.