pushime
Modeli Veliaj në Bashkinë e Kamzës: S’ka pushime për Xhelal Mziun
Bashkia e Kamzës ka shpërndarë të enjten një njoftim me titullin: Kamëz, s’ka pushime për Xhelal Mziun, vazhdon në krye të punëve, inspekton punimet në infrastrukturën rrugore. Më tej thuhet se “pas inspektimeve në rrugën “Elez Isufi” në lagjen nr. 1 Bathore, një rrugë me të gjitha standardet, kryebashkiaku Mziu ka vijuar turin e inspektimeve në të tjera investime të Bashkisë, që vijojnë të realizohen ditë pas dite, edhe pse është sezon veror dhe temperatura maksimale”.
Super-Ofertë 2016: Të bësh 1 vit pushime në çdo cep të globit, në këmbim kësaj shume
Është kjo ajo që quhet super oferta e vitit 2016!
Të udhëtosh me një nga jahtet më luksoze, komode që përmban çdo kusht, të shëtisësh botën për një vit, të njohësh çdo cep të globit në këmbim të shumës 220 mije Paund.
Në këtë ofertë është përfshirë gjithcka, dhe garantohet kënaqësi që nuk e keni përjetuar askund ku keni qenë!
Pushimet luksoze të Nishanit me miqtë arabë në bregdetin e Jonit
Presidentit Nishani mund të mos i jetë lejuar të pushojë në vilën qeveritare të Dhërmiut, por pushimet e luksit atij nuk i kanë munguar.
Në pikën doganore të portit të Sarandës, policia kufitare gjatë paradites ka qenë në pritje të presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Burime të pakonfirmuara, por të sigurta thanë për "Respublica" se Bujar Nishani ka qenë i ftuar i disa miqve të tij arabë për të kaluar disa ditë në bregdetin mes Sarandës dhe Korfuzit.
Sivota, ose "Monte Carlo" e Thesprotisë
Për atë që ka dilema se ku të kalojë pushimet, Sivota në Greqi padyshim është një opsion. Ja disa foto:
Një tezë këmbëngulëse për raportin “e pathyeshëm” Rama – Tahiri
Kryeministri e ka shpesh shumë të lehtë të ironizojë mediat, apo edhe t’i shpërfillë ato, kur vjen puna për publikimin e disa lajmeve me burime, të cilat në përgjithësi nuk janë pozitive në raport me qeverinë. Lajme që duhen konfirmuar. Mirëpo nëse kritika e z. Rama qëndron, ajo bie poshtë kur praktika dëshmon se edhe qeverisë i intereson deligjitimimi i medias. P.sh kryeministri kërkon si minimum që lajmi të jetë me dy burime, ose të ketë të përfshirë edhe reagimin e palës së përfolur apo akuzuar. Pra qeverisë.
1400-3000 euro nata në Korfuz. Pushimet e Sajmir Tahirit sipas gazetës “Dita”
Gazeta “Dita” shkruan sot në kopertinë se ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, po i kalon pushimet në Korfuz të Greqisë. “Dita” shkruan se Tahiri ndohet në hotel “Imperial” që sipas gazetës i ka çmimet që varjojnë nga 1400-3000 euro nata. Bëhet fjalë për një hotel luksoz, arsye që e shtyn gazetën të hapet sot me këtë çështje e të ngrejë disa pyetje: Sa i kushtojnë pushimet Sajmirit? Si i paguan ministri pushime kaq të shtrenjta? Dhe pyetja tjetër që ngjan disi e pazakontë: Me kë ndodhet ai në Korfuz?
Ti pyet: Ku humbi Lulzim Basha? Përgjigja thuajse unanime: Po ç'e do or aman?
Ka që thonë se ka ikur me pushime. Po ku u lodh ky xhanëm?
Për luftën kundër evazionit fiskal në ditët e nxehta të gushtit
Qeveria po përgatitet të hartojë një ligj të rreptë kundër evazionit fiskal, ku ndër të tjera parashikohet deri dënim me burg për ata individë që nuk kanë kasë fiskale apo nuk lëshojnë kupon tatimor në bizneset e tyre. Por edhe kjo betejë e madhe e shpallur nga kryeministri duket se është në vazhdën e masave ndëshkimore dhe jo të reformave të strukturuara. Kërcënimi me burg nuk mund të kompensojë gropën e qeverisë në mbledhjen e të ardhurave dhe as dështimin e nënshkrimit të kontratës me FMN.