Pushimet luksoze të Nishanit me miqtë arabë në bregdetin e Jonit
Presidentit Nishani mund të mos i jetë lejuar të pushojë në vilën qeveritare të Dhërmiut, por pushimet e luksit atij nuk i kanë munguar.
Në pikën doganore të portit të Sarandës, policia kufitare gjatë paradites ka qenë në pritje të presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Burime të pakonfirmuara, por të sigurta thanë për "Respublica" se Bujar Nishani ka qenë i ftuar i disa miqve të tij arabë për të kaluar disa ditë në bregdetin mes Sarandës dhe Korfuzit.
Në dalje të portit të Sarandës ka qenë i ankoruar që prej mbrëmjes se djeshme një jaht luksoz, me të cilin do të bëjnë edhe një guidë turistike në jug të Shqipërisë. Autoritetet ishin njoftuar që të premten në mbrëmje për mbërritjen e presidentit të Republikës dhe bashkëshortes së tij dhe ishin këshilluar të merrnin të gjitha masat e duhura në kuadër të kësaj vizite private të kreut të Shtetit.
Informacioni lidhur me këtë udhëtim turistik të presidenit Nishani ka qenë shumë i rezervuar, pasi axhenda ka qenë private dhe jashtë fokusit të medias. Një rast për të vënë në dukje afrimitetin e kreut të shtetit shqiptar me njerëz të botës arabe, ku ai si president ka kryer disa vizita. Por edhe faktin se presidenti ka aq miq sa të kalojë mirë edhe pa vilat ku sipas tij nuk e lënë të shkojë dyshja Rama-Meta.
Add new comment