Truku i bllokimit të lejeve. Për pallatet mbi 6 kate në 14 bashki, lejen duhet ta miratojë Rama!
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/krye1-620x350.jpg?itok=htdJQT33)
Në kuadrin e “shtrëngimit të lejeve të ndërtimit” derisa bëhen planet e reja për 61 bashkitë, do të lejohen ndërtimet në 14 bashki të vendit, por në zona të përcaktuara dhe me kushte të veçanta, thotë Shqip. Dhe në këtë rast, për pallatet mbi 6 kate lejet e ndërtimit nuk do i japin bashkitë, por vetë kryeministri Edi Rama në emër të Këshillit Kombëtar të Territorit. Njësitë vendore ku mund të jepen leje ndërtimi janë Tirana, Fieri, Durrësi, Himara, Berati, Lushnja, Kamza, Mamurrasi, Shkodra, Rrogozhina, Vora, Fushë-Kruja, Bulqiza dhe Korça.
Nga ky “sistemim i përkohshëm” i lejeve ndërtimore, del se kryeministri i është kthyer lezetit të vjetër të lejeve të ndërtimit, që këtë vit do t’i ketë jo vetëm për Tiranën, por për pjesën më të madhe të vendit!
Comments
lomi1935@yahoo.com
Rrofte centralizmi demokratik
RRofshin mesimet e shokut Enver I Pare
hajduti nr1 i ndertimit
Hajdut lejesh ishte dhe hajdut lejesh ka ngel. Do lexuar me nje sy tjeter ky fakt i sotem: jepi cdo pushtet Rames, beje dhe president te USA-s, dhe prape ai me leje ndertimi do merret. Aty e sheh veten...
Add new comment