1 milionë vota në 2013-ën,1 milionë vota në 2015-ën. Sërish kanë frikë nga Berisha!

Postuar në 10 Gusht, 2015 16:48

Andrea Stefani shkruan sot një shkrim të gjatë në gazetën “Dita” ku merret edhe njëherë me Sali Berishën. Kësaj radhe u kthehet ndërkombëtarëve se përse kur Sali Berisha flet për revolucion demokratik në thonjëza, ata heshtin. Stefani shkruan shumë, thotë shumë gjëra, të gjitha që lidhen me Sali Berishën, të cilit i vesh cilësi që nuk mund të qëndrojnë në realitet po të bëhet një vlerësim real i fuqive të tij. “Pse gjithë kjo droje, për të mos thënë frikë nga tij? Përse në deklaratat e ndërkombëtarëve qëndrimi ndaj Berishës dhe ndaj nxitjes së dhunës prej tij, shfaq atë kujdesin për të mos ngacmuar një bishë të plagosur se mund të të kafshojë? Përgjigja është vetëm një: Shantazhi dhe korrupsioni”, shkruan Stefani. Le të kujtojmë të gjithë se është ky analist që ka kohë që ka hedhur tezën se për sistemin e drejtësisë në Shqipëri na duhet një Eulex. Po si të ketë sukses kjo punë kur Berisha korruptoka që nga Uashingtoni e deri në Bruksel? Analiza hyn në fatkeqësi të vërteta arsyetuese, që krijojnë idenë e një deprimimi, kur thirrjet antiBerishë barazohen me shpëtimin e demokracisë së braktisur nga perëndimorët. Pavarësisht se qeveria aktuale mori 1 milionë vota më 2013-ën dhe 1 milionë të tjera më 2015-ën. Rezultate që na japim të drejtën të shtrojmë pyetjen: Pse analisti në fjalë nuk i sheh të mjaftueshme votat e shqiptarëve për t’i dhënë një leksion Berishës si rrezik për demokracinë? A mos vallë këtu qëndron problemi: tek aftësia e atyre që po shullehen në karriget e pushtetit e që vazhdojnë të shpallin Berishën si gogolin e shqiptarëve? “Shqipëria ka sot një demokraci të paaftë për të mposhtur kultin e një lideri që u vu në ballë të lëvizjes studentore kundër komunizmit duke dalë nga zyrat e Komitetit Qendror të PPSH”, shkruan më tej Stefani. E çuditshme koincidenca. Vetëm dje ish-sekretari i Ramiz Alisë, Guro Zeneli, fliste për Fatos Nanon si njeri i Katovicës. Këto teza “diskredituese”, bashkë me ato të rrezikut Berisha, janë në fundin e efektit të tyre, pasi shfaqen si djallëzia e mbetur në këto kohë dështimesh spektakolare, jo vetëm të një qeverie, por të së majtës si projekt i rishikuar nga “liderët” që i dolën ballazi Katovicës. Sepse në kohë dështimesh skandaloze, e vërteta e çan amballazhin rrëzëllitës për t’u shfaqur për të gjithë. Një fakt më shumë që një shumicë po kupton se në krye qëndron një njeri i paaftë: të drejtojë shtetin dhe të defaktorizojë përfundimisht Berishën. Edhe kur merr 1 milion vota për raund elektoral. Kjo është fakteqësia e vërtetë. s.z

Comments

Submitted by Skifter Mergimi (not verified) on

Te kesh frike nga nje kriminel kur ai eshte edhe me pushtet dhe nje mase te konsiderueshme ndjekes provinciale injorant, eshte normale. Por te perdoresh kete fakt duke e nxitur dhe stimuluar kete turme te pa pergjegjshme, eshte me shume se krim.

Submitted by paolo Rossi (not verified) on

Ketu nuk ka asgje per t'u cuditur. Edhe nese ndodhemi midis nje mije hentelmenesh dhe aty sillet nje qen i terbuar ne duhet te kemi frike dhe te japim alarmin se qeni mund te kafshoje cilindo nga ne. Apo jo zoti gazetar?

Submitted by redaksia on

Po jo ta kalosh jeten duke dhene alarmin. Se perndryshe nis edhe qeni e tallet. Do t'i mjaftonte te bente si i terbuar se e di qe i mbush poturet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.