Pezullohen lejet e ndërtimit në Tiranë, deri në hartimin e një plani të ri zhvillimor. Veliaj thotë se do të jetë gati për një vit
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka deklaruar se që nga sot e deri në hartimin e një plani zhvillimor për Tiranën, lejet e ndërtimit do të pezullohen. Ai e bëri këtë deklaratë pas nënshkrimit të një marrëveshjeje me ministren e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, duke shtuar madje se edhe për lejet e dhëna deri më tani, do të ketë audit. “Nga sot, duke qenë se ka rënë plani i vjetër i zhvillimit të Tiranës, pezullohen lejet e ndërtimit deri sa ne të kemi një plan afatgjatë të zhvillimit të qytetit, në bazë të këtij bashkëpunimi me Ministrinë e Zhvillimit Urban. Do bëjmë të gjithë verifikimin e ndërtimeve pa leje, shkeljet në urbanistikë apo edhe një audit të lejeve që janë dhënë, që parregullsitë trajtohen ligjërisht”, u shpreh Veliaj. Ai ka premtuar se plani i ri do të jetë gati brenda vitit të parë të këtij mandati. s.z
Comments
Mos harro betonaremene te
<p>Mos harro betonaremene te "hyrja" e parkut Mr. Veliaj. Aman beji nje shumekateshe shefit te paguaje per fushaten e 17es se ka shume bar andej e na ben keq ne qytetareve te thjeshte te thithim ca ajer me arome bari. </p>
Add new comment