Konkursi për hyrjen te liqeni, PD: “Veliaj nuk lë pusetë dhe fëmijë rom pa shfrytëzuar për të dalë në tv. Të deklarohet edhe për këtë çështje”

Postuar në 08 Korrik, 2015 06:47

Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me konkursin për hyrjen në parkun e liqenit. Deputetja Jorida Tabaku e ka vlerësuar projektin si vazhdim të modelit të betonizimit në Bashkinë e Tiranë, duke shtruar edhe një pyetje që e bëjnë të gjithë: Ku është Erjon Veliaj? “Nuk besoj që do të jetë e largët dita kur ne do të shohim edhe në Sheshin Skënderbej të njëjtin projekt; betonizim. Betonizim aty ku ka hapësira publike sepse sigurisht që hapësirat private do kthehen në hapësira të gjelbërta. Nuk besoj që do të jetë e largët dita kur ne do të shohim Parkun e Liqenit të Tiranës të betonizuar. Kjo është arsyeja pse u bllokua projekti i rigjallërimit të Sheshit Nënë Tereza, sepse nuk u miratua nga qeveria. Kjo është arsyeja pse shumë projekte të tjera të propozuara nga Bashkia e Tiranës nuk morën jetë, sepse kishin shpallur në mënyrë të fshehtë dhe tinzare konkurse për të realizuar të gjithë qëllimet e tyre klienteliste. Përfitoj nga rasti t’i bëj thirrje kryetarit të ri të Bashkisë z.Erion Veliaj, i cili nuk lë rast pa u shfaqur në televizion, që nuk lë pusetë dhe fëmijë rom pa shfrytëzuar për të dalë në televizion, ndërkohë që ditët e fundit e kemi parë që është zhdukur, të dalë e të deklarojë që ai nuk ka për të lejuar që ndërtimet të zënë frymën e Parkut të Liqenit të Tiranës,” tha Tabaku.
s.z

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

<p>E para, Erivelin mos e shqetesoni se ky ko... aq celesat e kashtes nuk ka ne dore. Nese doni te flisni me kryetarin e bashkise, kerkoni te flisni me Ramen.&nbsp;</p><p>E dyta, me vjen mire qe PD-ja po reagon nja 7 dite mbasi reagoi populli.&nbsp;</p><p>E treta, po mire a do thone gje Tabaku me Ennnnnnnnon per faktin se sipas Bojaxhiut keto troje jane dhene per ndertim me planin urbanistik te miratuar kur kane qene keta nenkryetar te kryetarit Basha?!!!!!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.