Do këndojë Anastacia. Elvira Dones e quan nismën palaçollëk. Dhe përcjell një mesazh zhgënjimi nga politika në Shqipëri
Elvira Dones është bërë edhe njëherë lajm. Kësaj radhe nga një status Facebook-u, ku e vlerësonte si palaçollëk nismën e kryeministrit për të sjellë në Shqipëri Anastacia-n, kushtuar diskriminimit të femrës. “Për organizuesit e këtyre nismave nga këto anë marr mundimin të them se betejat kundër formave të diskriminimit nuk janë palaçollëqe, por një punë serioze; se për të tilla nisma gratë shqiptare kanë nevojë të shohin në skenë artiste të angazhuara, të cilat me muzikën, mendjen e angazhimin e tyre janë realisht burim frymëzimi. Artiste që bashkojnë gjuhë, ide, tinguj, kultura”, shkruan Dones. Këtë status, gazeta “Mapo” e ka lexuar si “mëri” për faktin se Dones nuk u promovua për postin e Drejtoreshës së RTSH. Aludim që shkrimtarja e ka cilësuar si lexim të thjeshtuar. Thotë Dones për së dyti: “Nuk kam qenë, e nuk dot të jem pjesë e një “besnikërie” partiake. Për këtë qëndrim timin dikur tërhoqa zemërimin e njërës palë. Dhe e cila nuk kuptoi asfare se mendimi im ishte jo e drejtuar ndaj tyre ad personam, por ishte në dobi të vendit tim, të cilit i kam qëndruar pranë. Ndoshta tani do tërheq zemërimin e palës tjetër...Me një motivim të pastër e “naiv” se shërbimi radioteleviziv publik – më në fund – duhej t’i kthehej popullit në mënyrë dinjitoze, u paraqita në radhë si kandidatët e tjerë, as më shumë e as më pak. Por javë më parë shtypi më paraqiti si një “të preferuar” të kryeministrit sot në fuqi. Të cilit i kisha thënë, kohë më parë (në tashmë të largëtin vitin 2009), madje para se të bëhej kryeministër se çdo vend që aspiron progresin nuk mund ta bëjë këtë pa një shërbim radioteleviziv të pavarur, në shërbim të publikut shqiptar. Nuk kam asgjë vetjake me zotin Rama, ashtu si nuk kisha dikur me ish krye-ministrin Berisha. Por do të përdor penën time në të mirë të këtij vendi, ashtu siç kisha premtuar, anì se ndoshta askush nuk do të më lexojë më këtu. Atje jashtë, ashtu siç lexojnë kolegët e mi e mendjet e tjera të hapura e të pavarura shqiptare, do të më lexojnë...”. Një frymë pesimizmi, por edhe mosbesimi ndaj pavarësisë së intekektualëve/eve zbulon Donesi, teksa shkruan se askush nuk do ta lexojë më në Shqipëri. Patjetër që do ta lexojnë. Kjo demonstratë e vogël verbale, nuk do ta bënte disidente. Plus tani të gjithë kanë Facebook...
s.z
Comments
kush eshte kjo ?

kush eshte kjo ?

Anastacia eshte kengetare.
Anastacia eshte kengetare.
Kakerdhiberesi paska bere

Kakerdhiberesi paska bere kakerdhine e rradhes.

Se pari kush eshte kjo? Ka
Se pari kush eshte kjo? Ka plot nja tre dyzina me personalitete qe mund te sherbejne per drejtor te RTV. Kur te mbaroje ajo liste, ku ka edhe gra shume te talentuara, pastaj , ndoshta mund t'i vije radhe edhe kesaj ...

Martanesh pyll derrash nuk
Martanesh
pyll derrash nuk eshte dose me dosje anonime si puna jote. Dones eshte shkrimtare, por edhe e njohura e Rames suaj.E di ti kush eshte Rama?! Sic pyesni tani per F Nanon, do pyesni ju edhe per Rame Edin, se aq dini dhe jeni mosmirenjohes, por edhe shperfilles te cdo gjeje qe nuk ju bindet verberisht...
Dones eshte zonje grua, qe e mori vesh, me ca vonese, se ju jeni se paku si Berisha, ne mos me keq. Se Berisha ishte burre. Ju jeni qumesht i prishur.
merre cik me shtruar , mos u

merre cik me shtruar , mos u bej edhe ti si polici cacerdhive..Dhe mos ofendo Berishen , se nuk ishte vetem "burre" po edhe "shteti".

Pastaj une po pys per Anastasine bre bura ...

Po me qudit, fakti qe Elvira

Po me qudit, fakti qe Elvira na shkruaka akoma me "pene". Mire qe nuk ka thene me "pende" se qudia do ishte akoma edhe me e madhe.

Është kënaqësi kur dëgjon apo

Është kënaqësi kur dëgjon apo lexojmë se paska intelektualë tek ne që në radhë të parë vënë të mirën e vendit dhe të tyre matriale një faleminderit të madhe zonja Dones

Add new comment