Greqia shuplakë Europës së parimeve
EuroGjermania dhe selitë ku përpunohet ideja e shteteve superiorë në të ashtuquajturën Europë e Bashkuar mori një shuplakë të fortë nga populli grek përmes një akti të lartë demokratik që ka shetësuar së tepërmi kancelaren Merkel, e apasionuar për të edukuar financiarisht dhe politikisht një vend të vogël ballkanik si Greqia, ku disiplina nuk ka qenë asnjëherë faktor determinues dhe përcaktues për fatin dhe të ardhmen e tij.
Aleksis Cipras i pati të gjithë kundër, opozitën politike të vendit të tij, pushtetin mediatik të ngritur në 20 vitet e fundit, analistë e komentatorë të sponsorizuar për të bindur popullin t'i thotë "po" vasalitetit nga kreditorët ndërkombëtarë, FMN dhe Bundestagu gjerman.
Propaganda kësaj radhe dështoi. Nuk ia arriti të tjetërsojë intuitën dhe instiktin e grekëve për të zgjedhur demokracinë përballë karrotës së bankomateve që ofron valixhja e Jeroen Dijsselbloem, kreu i Eurogrupit.
Më shumë se 60 për qind e grekëve nuk pranuan "pushtimin" politik të Greqisë nga Europa e burokratëve Junker, Schulz apo Wolfgang Schauble dhe sa për humor, as lotët e kampionit olimpik nga Himara Pirro Dhima nuk ndihmuan që Greqia të mbështesë kokën në prehrin e burrneshës Merkel.
Europa është prej vitesh nën diktatin e politikës së burokratëve dhe mediave që i shërbejnë karrierave të kësaj rrace politikanësh perëndimorë dhe Greqia është një nga vendet që po i vuan pasojat e kësaj martese kriminale.
Fitorja e "jo-së" ishte goditje e madhe për këto qarqe që nxituan të publikojnë sondazhe dhe exit polle për një rezultat kokë më kokë, që në fakt nga numërimi i votave po rezulton një diferencë prej të paktën 20 përqind mes dy alternativave.
Prandaj vota e grekëve është një shuplakë për Europën e parimeve të kancelares Merkel dhe një shpresë për Europën e barazisë dhe demokracisë.
Shqipëria është jashtë këtyre zhvillimeve të Europës, për shkak të periferisë së saj në çështje të demokracise, por edhe si vëzhguese ka mundësinë të mësojë diçka më shumë nga dinjiteti i grekëve që treguan se kanë çfarë të japin edhe kur bankat dhe bankomatet i kanë bosh.
l.mitro
Comments
Kokrra e komunistit qenke o
Kokrra e komunistit qenke o artikullist. Po sikur te beje Gjermania nje Referendum si Greqia dhe ta quaj "demokraci" a e di ti se votojne 90% per ti hedhur Greket ne det sepse jane funderrina?
Ka nje ndryshim esencial:

Ka nje ndryshim esencial: greqia nuk beri referundum per te caktuar fatet e popullit gjerman apo te dikujt tjeter, kurse Gjermania te beje referendum per te nxjerrerqine nga euro-dmth te vendose fatete nje populli tjeter! e kane bere njehere kete referendum kur sulmuan gjithe globin dhe e pesuan si e pesuan.

Pervec kesaj qe thua ti i
Pervec kesaj qe thua ti i nderuar artikulllexues ku eshte komunizmi?
Nisur edhe nga patetizmi i

Nisur edhe nga patetizmi i ketij komenti kam frike se shuplakat greke per Europen do te rezultojne ne shkelma bytheve te palikareve greke.

Me siguri qe ndonje shqelm do
Me siguri qe ndonje shqelm do ta jepni edhe ju si te dytet ne Europe qe jeni pas Gjermanise?
Po ta kisha mundesine me

Po ta kisha mundesine me shume kenaqesi do t'u jepja nje shkelm bytheve te shpuara te grekomaneve shqiptare.

Sa per greket ata sapo zgjodhen demokratikisht te veteshqelmohen. Iu dalte per mbare por sic duken bathet, pashket nuk dihet kur vijne...

"Shqipëria është jashtë

"Shqipëria është jashtë këtyre zhvillimeve të Europës, për shkak të periferisë së saj në çështje të demokracise, por edhe si vëzhguese ka mundesinë të mësojë diçka më shumë nga dinjiteti i grekëve që treguan se kanë çfarë të japin edhe kur bankat dhe bankomatet i kanë bosh"

Ne nuk kemi nevoje per kesisoj leksionesh dinjiteti ...! Neve kemi LSI, LSI dhe vetem LSI!

Kush i zgjidh hallet e mia, vec I.M e LSI-a!!!!!

Me shume se sa shuplake

Me shume se sa shuplake Europes se parimeve, kjo ngjan si nje lloj vetvrasje. Megjithate te shohim....

Dua ta di nga eshte me
Dua ta di nga eshte me origjine z. Mitro. Nuk harron te na kujtoje qe P.Dhima eshte kampjon olimpik.
Sa per demokracine,vete referendumi eshte demokraci. Ne shqiperi vendos kush eshte me i gjati apo me i forti. Nuk ekziston referendumi.
Po meqe votuan jo nuk do te thote se fitoi demokracia. Thjesht fitoi Ciprasi.
Te shohim me se do i paguaje pensionet dhe rrogat Varufaqis. Se na ka ngelur dhe Janullatosi pa rroge.
Ky diskutimi per demokracine

Ky diskutimi per demokracine greke kunder diktatures europiane, shume i dashur per shtypin e majte ne bote, ka shkuar shume larg. Te krijohet pershtypja se Greqia, vend demokratik i kulluar i ka dhene borxhe Gjermanise diktatoriale qe kjo e fundit nuk po ja kthen...

Gjesti politik i "OQI" Greke duhet respektuar, por jo admiruar. Ky gjest do te ishte i admirueshem sikur ata te kishin nje plan per te ardhmen e tyre dhe kur ata te mos kerkonin ndihmen e ketyre vendeve djallezore qe po i impononin Greqise vullnetin e tyre. Por fakti eshte se Greqia edhe nese pushon se paguari borxhet ka akoma deficit si buxhetor ashtu edhe ne bilancit tregetar. Sipas IMF ata kane nevoje per 50 miliarde euro investime te reja nga jashte, pervec borxheve qe tashme kane marre. Kjo nuk eshte fare gje e admirueshme!

Une nuk jam nga ata shqiptare qe u behet qejfi per fatkeqesine qe u ra fqinjeve; nuk kemi hajer ne po vuajten greket. Por komshinjte tane kane bere shume marrezira keto muajt e fundit. Ata ishin teper konfrontacionale me vendet kreditore, a thua sikur Gjermania ua kishte per borxh borxhin qe u kish dhene. Se dyti, qeveritaret nuk u morren me problemet qe kishin, por leshonin fishekzjarre qe tu genjenin mendjen e popullit, si per shembull kur humben nje muaj duke i kerkuar Gjermanise reparacionet e luftes... Pervec inkongruitetit te kerkeses, sa para reklamoi qeveria greke? Ekuivalentin e 150% te GDP. Me fjale te tjera, ajo pjese e Greqise qe gjermanet paskan djegur gjate Luftes se Dyte Boterore u vleresua nje here e gjysem me shume se ekonomia aktuale e Greqise... Cuditerisht memoria publike greke eshte shume selektive; si nuk u kujtua njeri te flase per fondet kolosale qe Greqia ka marre prej Europes per dekada te tera? Edhe sot rruge, autostrada, spitale e shkolla, mbajne pllaka te vogla ku lexohet "ndertuar me fondet e KE". Jo, Europianet nuk jane armiqte e Greqise apo te kurrekujt!

Greqia e sotme ngjan me Shqiperine e Enver Hoxhes: e gateshme te sakrifikoje jete njerezish per te bere skena. Nuk ka asnje shanc qe nje vend qe kerkon leshime ti fitoje keto leshime duke share doren nga e cila kerkon te ushqehet. Nuk ka asnje shanc qe nje vend i vogel te jete, sic mendon sot publiku grek, fanar ndricues per Europen. Keto deluzione madheshtie paguhen rende dhe une si shqiptar ndiej dhembje per greket e pafajshem qe po sakrifikohen kot. Sa per ti dhene nje shuplake Europes...

Add new comment