Kryeministria ndërhyrje moderne në fasadën e projektit të 1930-ës. Ministria e Kulturës jep lejen pasi kishin filluar punimet
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/2778_krye_nder_res.jpg?itok=uI6vJNSU)
A mund të cilësohet kjo dhe si arroganca e shtetit në qendër të kryeqytetit? Tanimë që është bërë fakt i kryer, po. Godina e Kryeministrisë do të pësojë ndryshime në fasadën e saj. Edhe pse është monument kulture i kategorisë së dytë, qeveria nuk është ndalur të bëjë atë që i pëlqen. “Gazeta Shqiptare” raporton se punimet për ndryshimet kanë filluar ditë më parë, ndërsa projekti ka kaluar në Këshillin Kombëtar të Restaurimit pranë Ministrisë së Kulturës, vetëm ditën e premte, datë 3 korrik. Në fasadën e saj, me pamje nga bulevardi, do të ndërtohet një strehë e gjerë, e mbushur me drita. Nga projekti, ajo duket tejet moderne për projektin e 1930ës me të cilin u ngrit në këmbë godina. Në mos i merr ‘frymën’, ky volum i ri ndërhyn në imazhin e krijuar e të ruajtur ndër vite të ngrehinës monument. “Do jetë një hyrje e re për në Kryeministri, mbi të cilin do të ketë një volum të ri në formë strehe. Autori i saj, një skulptor i huaj, e ka parë këtë si vepër artistike. Praktikisht do të jenë dy skulptura, kjo përpara me pamje nga bulevardi dhe një skulpturë tjetër, moderne që sjell një përqafim, në oborrin e pasmë të Kryeministrisë”, – tha një burim nga KKR për “Gazeta Shqiptare”. I pyetur nëse për çështjen pati debate apo kaloi menjëherë, burimi sqaroi se pati një diskutim, por në fund projekti u kalua, pasi u arrit në përfundimin se ndërhyrja nuk e cenon monumentin, duke qenë se është një pjesë që nuk futet organikisht në monument. Por, mbase asgjë nuk ka vlerë tani kur punimet po mbarojnë me miratimin e Ministrisë së Kulturës. Me këtë ndërhyrje, i hapet rruga çdo transformimi që monumentet e kulturës duan të bëjnë nga jashtë dhe askush nuk mundet ta pengojë.
Comments
Cdo me thene nuk nderhyne
<p>Cdo me thene nuk nderhyne organikisht ????</p><p>Kryeministria ruhet dhe per pamjen e jashtme , pra kjo po cenohet, dhe per kete ndryshim jo te paket nuk duhej lejuar por ne po ja kalojme dhe kohes seEnverit te pare kur nuk lejoheshin gjera tye tilla........</p>
Ta gezoni tiranine o
Ta gezoni tiranine o Tiranas!
Enveri e izoloi, por nuk e arresgoi Kadri Hazbiun, derisa Kuvendi i hoqi imunitetin.
Rama e kaperceu Hijen e Mehmetit te Bashkim Shehut, duke detyruar Lenka Mircuko Kumbaron te bej legalizimin pas te vjelave,,,te Te Paekspozuarve...
A ka ndonje artikull ne
<p> </p><p>A ka ndonje artikull ne kete portal pa qene tendencioz?</p>
Add new comment