Pas tezës "kush voton PD është budalla" pason teza tjetër, A. Stefani: "Eurodeputetët që mbështesin “autokratin Berisha” kanë interesa korruptive"

Postuar në 02 Korrik, 2015 08:15

Andrea Stefani shkruan sot një shënim te “Dita” ku merret gjatë me mbështetjen ndërkombëtare që disa konservatorë europianë i japin tezave të tij. Stefani del në konkluzionin se kjo mbështetje buron nga korrupsioni. “Enigma që këmbëngul është: Çfarë i bën Grosruck, Dol e të tjerë si Brok, avokatë të qëndrueshëm dhe afatgjatë të Berishës edhe pse faktet tregonin dhe tregojnë se ai ishte dhe mbetet një autokrat i rrezikshëm për demokracinë dhe lirinë në Shqipëri? Sado të përpiqesh, një qëndrim i tillë mund të kuptohet vetëm me shkaqe korruptive”, shkruan Stefani. Një akuzë e rëndë kjo, ndonëse opinionisti në fjalë bie disi në kontradiktë me veten kur në një paszh tjetër shkruan se nuk janë disa individë, por gjithë blloku konservator që shpesh e mbështet “autokratin patologjik” Berisha. “Tragjedia është, ndër të tjera, fakti që Perëndimi ka më se dy dekada që bën sikur nuk e sheh autokratin lakuriq në Tiranë. Investimet korruptive duket se janë një nga shkaqet e verbimit të jo pak konservatorëve europianë që ndërsa mburrnin “demokracinë” shqiptare dhe mallkonin opozitën si komuniste, refuzonin të shikonin faktet e një strategjie të kapjes së shtetit nga pushteti berishist. Mbështetja absurde që disa parlamentarë apo diplomatë europianë vazhdonin t’i jepnin Berishës, edhe pasi ai kish vrarë 4 protestues paqësorë, nuk mund të mos të shtynte të dyshoje se interesa krejt të tjera nga ato të europianizimit të Shqipërisë, ishin ato që formësonin një qëndrim të tillë. Ndërkaq, disa skandale korruptive të shpërthyera në Bruksel, që hodhën poshtë mitin e papërlyeshmërisë së europarlamentarit, i japin një konotacion të fortë korruptimi mbështetjes këmbëngulëse për Berishën”, vijon Stefani. Shkrimi lë pa trajtuar se nga buron mbështetja për të majtën nga europarlamentarë të majtë që i shohim në tv sa herë PS-ja ka ndonjë hall? Të mos harrojmë se thjeshtimi i mbështetjes për të cilin flet Stefani, në interesa korruptive, vjen në një linjë pothuajse, me idenë tjetër të tjerrur nga Kryeministri. Atë se “kush voton PD është budalla”.
s.z

Comments

Submitted by jona (not verified) on

<p>Hej, ky Andrea ka lajthitur fare me duket. Sic shkruani edhe ju ne paragrafin e fundit per mbeshtetjen e te majteve shqiptare nga europarlamentaret e majte europiane, ky nuk e shikon fare. Po Blear qe punoi pa pagese, si puna e Cekes ne rolin e doktorit popullor? Edhe ne panelet e ndryshme, kundershton per gjera qe pas 2 minutash i thote vete. I duket se e njejta gje, per te majtet qendron, ndersa per te djathtet jo. Mundet te me thoni, me cfare e mban familjen ky? Se te mundohesh qe ti mbushesh mendjen miletit se e bardha eshte e zeze, eshte rrjedhoje e ndonje kocke te madhe te marre nga pushteti. Nese eshte kjo, ja bejme hallall, sepse keshtu eshte bere ne Shqiperi. Nese jo, atehere ky dueht te shkoje tek ndonje mjek i zoti, sepse Zoti paska hequr dore per ta ndihmuar.</p>

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Konkluzioni im eshte me i thjeshte: &quot;Ky Stefani eshte budalla, dhe cilido qe bie dakord me ato qe thote ky eshte edhe me budalla&quot;. Kaq sa per ekuivalence konkluzionesh.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.