Një shfaqje e suksesshme për një qeverisje të njollosur
Intervista e djeshme e kryeministrit Edi Rama përballë disa gazetarëve në studion e emisionit “Opinion” afirmoi një të vërtetë me rëndësi politike, por edhe gazetareske: zoti Rama drejton një shfaqje të suksesshme që mbulon një qeveri të pasuksesshme, në mos të dështuar.
Ai iu shmang thuasje të gjitha pyetjeve që mundet të ishin më të mira, duke iu përmbajtur parimit të komunikimit me qytetarët. Aty ku pyetej për procedurat e inceneratorëve, një temë kjo e nxehtë dhe që fsheh shumë probleme, z. Rama këmbëngulte për të vendosur dallimin vizual mes situatës së djeshme me mbetje rrugëve dhe gjelbërimit të sotshëm në impiantet e reja. Në të vërtetë edhe qytetarët në pikëpamjen e tij kaq do memorizojnë, duke zhbërë kështu një kauzë që është kapur nga PD-ja.
Ai injoroi kryetarin e PD-së që nuk dinte si ta sqaronte një shifër që kërkonte shpjegime, rezultoi si viktimë nga një sulm fare vulgar i Sali Berishës, luante teatrin e pedagogut këmbëngulës nëpër studio, duke vendosur në finale tonin e diskutimit.
Është një ballafaqim i pabarabartë. Gazetarët bëjnë pyetje, por debatit, që do të duhet të evidentojë problematika, i mungon një drejtësi si përmasë teorike prezente dhe një reagim shoqëror efektiv. Përndryshe ky ballafaqim studiosh ku thuhet shumëçka dhe asgjë nuk ndodh është thjesht dhe vetëm një ritual televiziv që mban gjallë sukseset e një njeriu të vetëm. Koha ka sjellë dukuri të reja që kërkojnë përgjigje dhe ku z. Rama luan i vetëm sepse përtej të qenit kryeministër është dhe sillet si dukuri televizive dhe i mediave sociale. Dhe kur një qeverisje si kjo arrin të mbulohet mirë me shfaqje ku vlen vetëm shikueshmëria, atëherë ajo është e rrezikshme për mbarë vendin.
s.zaimi
Comments
Po cfare eshte e parrezikshme
Po cfare eshte e parrezikshme. Qe nje kryeminister fshin videot e nje ngjarje ku vriten ne mes te bulevardit kater vete. Kush nga ju ka guxuar ta pyese veten a ka dijeni Sali Berisha per gjithcka. Se per te pyetur ate qe presim te na qeverise as nuk behet fjale se i mbushni breket. Po lulushin e keni pyetur si ndodhi qe ishte dy vjet nuk u paraqit ne prokurori sepse ishte me raport mjekesor? Dy vjet.Sepse edhe leja e lindjes (shume probabile kjo) eshte nje vit. Sigurisht qe ata do nxirrnin gjoksin. Jo per show as sepse e kane te bukur. JO. Ata jane te ndershem dhe shpetimi i Shqiperise. Nuk dua ta besoj se e beni nga injoranca. Nga keqdashja? (ndaj kujt Shqiperise?) Zgjidhni. Demokracia eshte alternative.
Add new comment