“100 persona mbajnë peng të ardhmen e një kombi të tërë” deklaron ambasadori britanik ne Tirane...
Ambasadori britanik, Nicholas Canon ka deklaruar sot gjatë diskutimit për sistemin e drejtësisë në Universitetin”Ismail Qemali” në Vlorë se në sistemin e drejtësisë funksionon një klikë e korruptuar: “Më duhet të them se në zemër të gjyqësorit shqiptar është ngritur një klikë gjyqtarësh që veprojnë në grup, duke e përdorur sistemin gjyqësor për përfitime, duke blerë dhe shitur drejtësi. Korrupsioni në gjyqësor e bën të vështirë luftën ndaj kriminalitetit. Komisioni Evropian ka identifikuar si pengesën numër një për progresin drejt Bashkimit Evropian sistemin gjyqësor. Pa reformën në drejtësi procesi i integrimit të Shqipërisë do të bllokohet”, tha ai. Bëhet fjalë për pak persona, pasi siç deklaroi Canon: “...një grup i vogël njerëzish, më pak se 100, po helmojnë institucionet dhe shoqërinë shqiptare, duke mbajtur peng të ardhmen e një kombi të tërë”. http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=302722#k3 s.z
Comments
Mua nuk me pelqeni ju
<p>Mua nuk me pelqeni ju britaniket pasi keni bere boten corape por doja te dija a eshte ilir meta brenda 1oo??</p>
Add new comment