Letër e një socialisti: "Nuk ka intrigë të PS-së ndaj LSI-së. Socialistët nuk votojnë LSI. Asgjë tjetër"

Postuar në 23 Qershor, 2015 17:19
Ilir Mborja

Asnjë intrigë nga socialistët nuk ka ndodhur ndaj LSI-së në lidhje me bashkitë e humbura nga kandidatët e saj në Pogradec. Edhe aty kanë ndodhur dhe kanë ndikuar në rezultat pothuajse të njëjtat shkaqe, ashtu si në Lezhë, Kukës, Selenicë apo Mallakastër...
Duke folur për temën dhe problemet elektorale të 21 qershorit në emisionin “Shqip” të Rudina Xhungës, avokati i njohur Spartak Ngjela, qysh më 18 maj 2015, pati parashikuar shumë saktë dhe e tha shumë qartë se çdo të ndodhte me votuesit socialistë në bashkitë, ku më 21 qershor konkuronin kandidatët e LSI-së… Qysh atëherë avokat Ngjela, shpjegoi për raportet jomiqësore që ekzistojnë poshtë në bazë (pavarësisht liderëve Rama – Meta) mes elektoratit të PS-së dhe LSI-së. “Gabimi politik (i Ramës) është se i ka lënë 15 zona të sigurta LSI-së. E vërteta është ajo që konstatojmë. E vërteta është ajo që, deri tani, socialistët nuk votojnë për LSI-në. Kanë konfliktet e tyre të brendshme. Nuk është një raport miqësor midis PS-së dhe LSI-së, por është një raport miqësor, në thonjëza, midis Metës dhe Ramës.” – Këto tha fjalë për fjalë avokati, fiks një muaj e tre ditë përpara 21 qershorit… Po të rikujtojmë këto, mund të bindemi se asgjë “të nëndheshme” apo konspirative nuk ka pasur para dhe gjatë të dielës së 21 qershorit nga socialistët edhe ndaj kandidates së LSI-së z. Diana Mile në Pogradec. Hiç. Asgjë tjetër veç atyre që janë të dukshme si: historia e ish kryetarit socialist braktisës të bashkisë Artan Shkëmbi, performanca dhe sjellja e drejtorave të LSI-së, kandidati përballë nën siglën e PD-së Eduart Kapri dhe historia e tij si ish anëtar i socialdemokratëve në këshillin bashkiak, etj.
Ajo çka po del nga numurimi i fletëve të votimit në kutitë e anëtarëve për këshillin bashkiak që po hapen prej ditës së djeshme e në vazhdim edhe në KZZ e Pogradecit po provon bindshëm atë që parashikoi dhe paralajmëroi Spartak Ngjela qysh më 18 maj…
Deri në këto momente, PD-ja, i ka fituar disa nga kryetarët e bashkive më të rëndësishme ku konkuronin kandidatët e LSI-së. Gjithashtu, PD-ja, rrezikoi mjaft edhe në Bashkinë e Beratit. Ndërsa numri i votave të anëtarëve të këshillave bashkiakë PS + LSI është sa dyfishi i kandidatëve për kryetar bashkie të vendosur nga LSI-ja. Kështu ka ndodhur edhe në Pogradec.
Duket se paralajmërimin e avokatit e kanë dëgjuar dhe “lexuar” shumë mirë PD-istët, të cilët, edhe sulmin ndaj kandidates socialiste Keti Bazhdari në Shkodër, e orientuan dhe e përqendruan duke e cilësuar atë si “prurje të LSI-së”. Edhe kjo është një provë tjetër që e hedh poshtë çdo hamendje për pabesi ose “pazare” të fshehta kundër LSI-së nga lidershipi i socialistëve Edi Rama. Me këtë logjikë, besoj se as në Pogradec nuk ka funksionuar ndonjë gjë e tillë. Asgjë e ngjashme me “pazarin e Roskovecit” siç deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama, nuk duket se ka ndodhur, po të rifreskojmë pak kujtesën dhe të sjellim ndërmend kandidatin e LSI-së në zgjedhjet e kaluara të 2011-s për bashkinë e Pogradecit. Ai ishte kritiku letrar, përkthyesi, diplomati Dr.Luan Topçiu. Jo Pogradecit, por as gjithë Shqipërisë nuk i vjen rasti më të kandidojë një intelektual si ai. Por ai, shoku i ngushtë i Edi Ramës në Liceun Artistik, nuk fitoi atëherë. Ai humbi se koalicioni LSI – PD rezultoi të ishte më i dobët përballë socialistëve që mbështetnin atëherë kandidatin e konsumuar Artan Shkëmbin… Pogradecarët e majtë më 2011-n votuan masivisht kundër kandidatit të mrekullueshëm Luan Topçiu, se ai që e propozoi, Ilir Meta, kishte në krah kryetarin e PD-së Sali Berishën… Këtë fakt, nuk duhet të harronin ata që përcaktuan Pogradecin përsëri si zonë të LSI-së më 21 qershor. Kjo nuk duhet të ndodhte, se votuesit nuk mund t’i kthesh nga dhe si të duash, majtas - djathtas dhe djathtas – majtas çdo katër vjet. Ata, votuesit me bindje të qendrushme ngjajnë me një tren të gjatë, shumë të gjatë, që s’i merr dot kthesat e forta 180 gradëshe me shpejtësinë e makinave të vogla që “ngasin” politikanët… Kjo është edhe një arsye që zgjedhësit socialistë është vështirë t’i motivosh për të votuar kandidatët e LSI-së më 2015-n… Kjo ka ndodhur më 21 qershor në Pogradec a gjetkë. Asgjë tjetër…

*Titulli është i redaksisë

Comments

Submitted by liro (not verified) on

koment me te bukur dhe me te sakte per kete histori nuk mund te kete .

ky eshte nje mesim i mire per politikanet e PS dhe LSI

Submitted by fb (not verified) on

Analize me te sakte per kete qe ndodhi ne Pogradec e ne qarqet ku humbi LSI nuk mund te kete ,ta lexojne e ta kuptojne keta analistet e famshem qe na mbine ne TV Klan apo edhe TopChanel ,Ora News  e qe nje here nuk e bene analizen si duhet per sa me siper...

Submitted by Nase (not verified) on

E vertete. LSI ka portret tjeter qe se kaperdijne dot njerezit e ndershem. Eshte parti pazaresh.

Submitted by Murat (not verified) on

Kjo eshte argumentuar kaq mire sa s'ka ku shkon me tej. Konjukturat politike mund te afrojne lideret, por s'mund te marrin me vete bazen, te ciles i ka ardhur ne maje te hundes prej LSI.

Submitted by Natyralisti (not verified) on

Eshte e sakt,por duhen sqaruar edhe arsyet konkrete se perse anetaret apo simpatizantet e PS nuk e "honepsin" dot,lidershipin klientelist ekstrem te LSI-se dhe pragmatizmin e hapur te partise se tij.Mendoj se pa pragmatizmin e tyre,kjo parti mund te rrudhet deri ne inekzistence.

Submitted by tekniku (not verified) on

Arsyet janë të shumta e të thjeshta. Sidoqoftë do thoja se thelbi i kësaj strukture është totalisht i dëmshëm për shoqërinë. Gjithmonë kam menduar se bipartitizmi është skemë më funsionale për demokraci si ne (kjo nuk domethënë që ajo skemë do shkonte vaj, por ka mundësi më të mira për funksionim). Bipartitizmi i ka qeverisjet më të përgjegjshme pasi përgjegjësia nuk mbetet kopile dhe kërcënimi për ndërshkim moral me votë është përherë real. Fatkeqësia jonë kombëtare është Sali Berisha, i cili ka mbërthyer njërën nga këto parti, e cila nuk e shmang dot atë, duke mbetur një parti që nuk arrin dot më që të marrë pëlqimin e të paktën gjysmës së shqiptarëve - kjo është arsyeja e vetme e mbijetesës së LSI. Kjo bandë lindi pikërisht sepse e majta nuk po binte nga pushteti pavarësisht konsumimit qeverisës, dhe u bë arsyeja kryesore e riardhjes në pushtet te Berishës. Kuptohet që e majta nuk mund të qeveriste më, por fatkeqësia jonë është që alternativa tjetër e bipartitizmit ishte dhe është llahtarisëse. Kjo është përgjegjësi e madhe edhe e elektoratit tradicional të djathtë, që nuk jep shenja pastrimi apo ndërshkimi politik (kjo është defiçencë e theksuar e kësaj pjese të shoqërisë). Më pas LSI zuri përsëri atë pozicion që e lindi - mbajti në pushtet të pa justifikuar Berishën, dhe rrethanat e bënë një strukturë kanceroze, që siç thua edhe ti e ka të pamundur të ulë tempin e luftës. Megjithatë ajo është edhe një pengesë e madhe për çdo çarjte të kryeministrave për qeverisje me moral (të paktën në dukje), apo për lirinë ekonomike të shqiptarëve. Është si një tip "Lazarati" dmth - vetë egzistenca e ishujve të tillë jashtë moralit dhe rregullit të gjithëpranuar  zhvleftëson çdo kërkesë për ligjshmëri ndaj qytetarëve.

Submitted by tekniku (not verified) on

Marrëveshja quhet e rregullt kur PS nuk vendos kandiadat të vetin (e le zonë të lirë, dmth) por edhe promovon publikisht kandidatin e aletatit (si e ka bërë realisht). Zhurma diversive tregon qartë që këta gazetaro analistë ose prostituojnë me vetëdije ose nuk e kanë fare idene e të drejtave dhe detyrimeve të njeriut.

Përgjigja është e thjeshtë - kjo aleancë me Metën (pasi LSI është thjeshtë Meta) do jetë përherë një aleancë e pasigurt dhe e pa mbështetur plotësisht prej qytetarëve (atyre që thirren thjeshtë për votë dmth), deri sa kohë ky grupim nuk pranon të shkrihet e të pushojë së funksionuari në atë mënyrë që funksionon (këtë mënyrë në fakt e ka të domosdoshme, duke parë që nuk ka votë prej bindjeve apo përzgjedhjes qytetare për të qeverisur).
Ilir Metës edhe i falet një perceptim i tillë për "elektoratin", si një fshatar hajdut i pangopur me lekë e pushtet që nuk i gjen dot vetes arsye se përse nuk është i vlefshëm për të tjerët, po për këta opinionshpërndarësit ç'të mendoj?!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ky zoti Ilir Mborja, bashke me komentuesit qe e mbeshtesin, edhe mund te kene te drejte, por harrojne vetem nje fakt te vockel fare, po qe mund te shpertheje me force te madhe. Gjeniu jone i paaritshem, udheheqesi yne i lavdishem Edvin Pallosh Rama eshte ne qeveri, pra Kryeminister vetem sepse e mbeshtet LSI ne Parlament. Pra keto lojerat e popullit socialist qe nuk eshte dele (eh, po cfare eshte? Dhi?) po eshte nje tren i gjate, i gjate, mund te perfundojne me daljen e Likes nga koalicioni qeverises, dhe ky treni i gjate do te ndaloje ne stacion dhe pasagjeret as nuk do te dhjesin dot se ne trenat e ndaluar nuk lejohet perdorimi i nevojtoreve.

Submitted by tekniku (not verified) on

O plak, mos duhet të tremben njerzit që të shkojnë në zgjedhje? Po mirë do jetë që të shkojnë e ta peshojnë këtë punë, se nuk ka bythë Likja për këto pesha kaq të mëdha o mik - është si puna e këpushave, dhe unë nuk kam parë ndonjë këpushë më të madhe se qeni ku është kapur. Mendoj se u shpresua tek një performancë tjetër prej LSI, por nuk u drejtoka kollaj bishti. Ki parasysh se LSI-së i jepen vota kur është e sigurt që vjen në pushtet... Në 2013 ajo arriti kulmin (ku e ndihmonte fakti që dihej që do ishte në pushtet) dhe prapëseprapë ajo së bashku me PD morën sa PS e vetme. Kush është kombinimi që e nxjerr LSI në pushtet, në këtë situatë? Po besimi i elektoratit jashtë LSI për nga anon? Muhabete të ngatërruara o plak. Nejse, zgjedhjet e 2013 ishin si një paracetamol në rast infeksioni, po siç duket u dashka antibiotiku. Uroj që edhe e djathta elektorale të kuptojë që po i tkurren mundësitë me këtë sundimin e Berishës, dhe po na dëmton të gjithëve (të paktën deri sa ndonjë iniciativë e tipit Bojaxhi të mundësojë delegim pushteti prej elektoratit qytetar).

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Une nuk e di ku e gjete ti kete punen e votave ne 2013 qe sa kishte PD me LSI kishte PS vetem. Mesa mbaj mend une diferenca midis PD dhe PS qe fare e vogel dhe po te mos hynte Likja me artilerine e vet, ballanca sic shkoi nga Palloshi mund te kishte shkuar edhe nga doktori. Per te tjerat nuk po zgjatem se sic thua edhe vete ty te duken muhabete te ngaterruara, prandaj dukesh ne konfuzion total.

Submitted by tekniku (not verified) on

Edhe ti je i lodhshëm me pisllëkun që spërkat tek të tjerët, dhe edhe pse nuk më je dukur i ftilluar për diskutim shkava një herë e komentova.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ah mer teknik, paske shkelur kaken qe te rrethon e paske shkare. Kujdes rreshqitje, per here tjeter.

Submitted by tekniku (not verified) on

Hahaaaa, i madh! Më saktë s'do e formuloja as vetë!

Submitted by Sos-lsisti (not verified) on

"Si profesionist i fushes qe je". Mendoj se te mungonte kjo pjese te fjalia jote, pa asnje gabim drejtshkrimi.

Submitted by Sos-lsisti (not verified) on

U lodhe o socialist me kete leter per te na treguar sesa qytetare dhe te ndergjegjshem jane votuesit socialiste. Jo vetem qe votojne rrgullisht PS-ne, por sipas teje nuk e duan LSI sepse eshte parti zullape dhe e krimimalizuar. Po sikur per kandidat PS-ja te vendose kandidate te kriminalizuar, te korruptuat, a do votojne keta socialiste te ndergjegjshem kunder? Ne emer te ketij morali qe ti me keta borizanet e tjete trumbeton? Si te dilet vota socialiste ty ne rastin e Topciut? Po vota socialiste tani, per Elvis Ervin Roshin, Artur Bushin, apo Vangjush Dakon? Apo meqe kane siglen e PS quhet normale. Jane kriiminele dhe hajdute te partise. Kjo lloj analize e tipit, votues te mire votues te "keqinj" eshte nje shellire broshurash qe ne kujton sesa vaHdon ajo fryma e partise se vjeter. Si valle te shpjegojem atehere qe ne 75% te kutive te numeruar LSI ka marre deri me tani 190 mije vota? Apo ketaa jane maskarenj dhe hajvane te shitur. Po ishe me ju, amnistohet cdo gje, e po ishe kunder bubullin biografia e keqe. Ju jeni njee fare e ndyre me te cilen duheshin lare duart qe ne '90, por ja qe e verteta duhet thene troc: ne jemi nje poppull qe te ha mutin. Ndaj edhe kendojne ca si ty dhe keta te tjeret.

Submitted by Gjarpër Panairi (not verified) on

Pse na hap muhabete o Plako? Ç'na ndjell të keqen ti Plaku Xhuxhumaku?!.

Nuk e merr vesh që letërshkruesit i kanë hyrë dridhmat se mos  nxehet Likja dhe i bën glasën koalicionit qeverisës... Mos ia shtjer ndëmend Likes! Socialistët,.. ai populli kokëmushkë i majtë i Pogradecit e ka fajin... dhe jo udhëheqësi i lavdishëm i socialistëve...

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Hej o Gjarper, une mezi po e pres te nxehet Likja e vec kur ta shofesh ate palloshin t'ia shtroje darken me ngjala e me vere Frengu. Pastaj ta shofim kete popullin kokeshkemb PS (ishPPSH) se nga do i xhveshe breket.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ne fakt une dhjes per dite. Nuk me duket se ka ndonje gje te jashtezakonshme. Megjithate falemnderit per urimin.

Submitted by tekniku (not verified) on

Është qesharake të shohësh se çfarë cirku bëjnë në trajtimin e figurës së Like "kingmaker"-it ata që su ndahet shpirti nga xha Sala, pa e kuptuar as vetë kanë ngelur të vetmit që s'dinë si ta trajtojnë prej sikletit.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Tani traplleku po merr vertet permasa shqetsuese dhe serioze nga populli socialist i lyer me kake sic e pranojne edhe vete aty diku me lart.

Submitted by Gjon- (not verified) on

Analizat e militanteve partiake vuajne gjithmone nga miopia ne cfaredo analize. Vete autori pohom se militantet jane gati te votojne cfaredolloj "qelbesire" qe i propozon partia duke mos vleresuar aspak kandidaturat. Kjo shpjegon perse edhe kandidatet me te perfolur u votuan ne mase nga PS-ja.

Persa i perket letres se socialistit qe perpiqet te qetesoje LSI-ne se nuk ka pasur asnje tradheti mendoj se kete e dine me mire vete Rama me Meten. Ata do te bejne llogarite e do te nxjerrin konkluzionet. Sigurisht nje socialist nuk shkruan ne interes apo ne te miren e LSI-se.

Mbi Keti Bazhdarin ishte Taulant Balla ai qe e tha publikisht se ajo ishte kandidature e LSI. Perse ta kete bere kete dallim pikerisht disa dite para zgjedhjeve e kur dihet qe midis bazes se PS dhe LSI nuk ka raporte te mira gjithashtu duke i dhene  nje asist PD-se per ta sulmuar. Jo se Keti nuk kishte ku te sulmohej sepse, ndryshe nga sa u propagandua ne shtyp duke e ngritur ne qiell, shkodranet ia njohin mire te zezat. Pa harruar Tom Doshin dhe inatin e tij per LSI-ne dhe Meten, te cilin Rama mund ta kete perdorur ne menyre indirekte pavaresisht daljeve publike ku e ndalonte Doshin te bente fushate per PS-ne.

Submitted by Gjarpër Panariti (not verified) on

Ke të drejtë Gjon kur thua se militantët vazhdojnë të votjnë për ato që u servir Partia...  Prandaj, paraqitja përsëri e kandidaturave të LSI-së edhe një herë pikërisht në ato zona ku radhën e kaluar më 2011-n ishte  në koalicion me PD-në, si në Pogradec apo në Lezhë, ishte një gafë që i fyente votuesit...  LSI-së mund t'i ishin lënë zona të tjera. Qoftë edhe 15, por jo ku ka qenë aleate me PD-në më 2011-ën.

Submitted by stefi (not verified) on

po kjo qendron. ky eshte thelbi i muhabetit.

Submitted by Ish Lsi (not verified) on

LSI eshte plehre. Rama duhet te mbaje pergjegjesi per bashkite e majta te humbura prej LSI leshit. Nuk mundet Rama te beje pazare ne kurriz te elektoratit te majte. Eshte faji i Edi Rames humbja ne te gjitha keto bashki. Nuk votojne me per LSI leshin Shqiptaret se ata jane plehra. Rama duhet ti veri gishtin kokes tani sa me shpest ose te shporret nga PS se kemi plot djem qe e bejne punen ndoshta me mire se ai.

Submitted by Albi_I (not verified) on

Aman mor cuna, akoma vazhdoni me kete idene se PD e PS jane si jane po kane ca idealiste aty brenda ndersa LSI eshte e keqe?!! E ca ben Meta me shume se Rama e Berisha? Puneson militantet, shperndan tendera te klientet e vet, me keto leke me pas mban partine. Meta e ka zhveshur patine e tij nga cdo pretendim i kote i nje jete politike aktive brenda forumeve, e thote qarte qe jemi parti qe funksionojme vetem me pushtetin. Edhe PD e PS prandaj mbijetojne, si parti qe premtojne pushtet ne te neserm.

Ilir Meta dhe LSI-ja jane e keqja e nevojshme e sistemit tone politik,jane metastaza qe do shkaterroj dy partite e medha pasi u ka kthyer armet e tyre kundra. Ky sistem nuk permirsohet, por vetem do shkermoqet nje dite. Dhe ajo qe po ben Meta ka per te bere qe ekonomikisht nje dite sistemi do bjere ne toke.

Submitted by miri (not verified) on

ILIR MBORJA je me te vertete burre, me plote kuptimin e fjales.pershendetje nga larg.

Submitted by Fuati (not verified) on

Analiza e LSI duhet bere me themel.  Autori i bi njecik verdalle dhe vetem ne funt i bi ne koke. Shoqria shqiptare qe e shtyn fukaralluku nuk ka per tu sheru kure po nuk u zhduk Ilir Meta me gjithe LSI.

Submitted by Fiori (not verified) on

Autori nuk i bie hic verdalle ! por drejt e ne koke.Ai thote qe socialistet e bazes nuk votuan per kandidatin e LSI, sepse nuk u ngjit me ta.Me troc se kaq nuk ka.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.