Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Veliaj: “Një fitore e paprecedentë. Sot askush nuk duhet të ndihet humbës”

Postuar në 23 Qershor, 2015 06:19

Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka dalë sot në një komferencë për shtyp përmes së cilës ka falënderuar mbështetësit dhe ka premtuar nisjen e punës për përmbushjen e premtimeve. “Nëse ka dikush që ishte dyshues për reformën e re administrative, nëse ka dikush që ishte cinik për qytetarinë e këtij qyteti, sot ka një përgjigjie: qytetarët dolën në votime masive dhe na dhanë fitoren në 46 bashki. Kjo fitore në 46 nga 61 bashki të vendit, është fitorja më mbreslënëse e viteve të fundit. Me këtë fitore shumica e shqiptarëve vendosi që ta çojë Shqipërinë në drejtimin e duhur dhe për këtë jemi mirënjohës. Dua të falenderoj nga zemra kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Ilir Meta për këtë fitore spektakolare. Dua gjithashtu të falenderoj nga zemra mikun dhe kolegun, kreun e PS-së së Tiranës, Saimir Tahirin. Dua të falenderoj me gjithë zemër ekipin tonë të deputetëve dhe gjithë ekipet në çdo njësi.Kjo fitore na bën krenar, por edhe tejet të përulur. Kjo është një fitore e paprecedentë. Këto zgjedhje ishin më të mirat që janë zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. Meritat nuk janë vetëm tona, por edhe të kundërshtarit. Sot askush nuk duhet të ndihet humbës”, tha ndër të tjera Veliaj. Ai arriti një fitore shumë të thellë ndaj rivalit Halim Kosova, të cilin gjithsesi e ka falënderuar në fjalën e vet.
s.z

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

PRRALLA "te mjata" dhe PRRALLA "te djathta". Mjer populli shqiptar.

Submitted by I Mjeri ti, Fitues (not verified) on

Populli nuk fiton kurre,

sepse duket sikur fitojne politikanet,

por Populli realisht eshte fituesi i vetem, i perhershem:

Tirana e degjoi Veliajn dhe EDI RAMEN, kur hkarreheshin se ..."asnje kandidat fitues i Opozites apo i te Pavarurve, nuk do ndihmohej nga Qeverria, dhe votoi pikerisht kesisoj:

"Merri te tera bashkite e kryebashkise se kryeqytetit te Madh (me Surrelin brenda!) dhe...mbaji PREMTIMET!

Kujtohu per Premtimet e 23 Qershorit 2013, shto Premtimet e 21 Qershorit te tanishem dhe...REALIZOI!

Ne jemi ketu, presim mohimin e Genjeshtres Elektorale, ose te Premtimit qe do t'ju nxjerr serish fitues ne vitin 2017.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Plani Sorosian po realizohet gradualisht. Shqiptare, drejtimi qe keni marre ju con drejt Sorrosit. Eshte mire, apo keq? Nuk e di, por koha do ta tregoje qe eshte keq. Ka qysh nga 1944 qe shqiptaret trajtohen si kavje ne "laboratorin social". Ju dola borxhit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.