7 Prilli 1939 si poshtërsi

Postuar në 07 Prill, 2015 04:13
Ylli Polovina

Këtë vit, kjo ditëmandatë nuk ka asnjë përvjetor që të lypë një editorial, por po e bëjmë vetëm me një qëllim: të spikatim që ishte dhe mbetet një ngjarje poshtërsisht e ligë.

Në mbi 102 vite të shtetit tonë, mbushur tej për tej me histori dhe pseudohistori çfarëdolloj, dy ngjarje janë më të mbrapshtat: 29 korriku 1913, kur në Konferencën e Londrës trojet dhe popullsia shqiptare u ndanë mes për mes dhe 7 prilli 1939, kur Italia e fashistizuar na pushtoi ushtarakisht.

Me goditjen e parë ndaj shtetit tonë të porsashpallur si i mëvetësuar, iu hoqën gjysma e burimeve njerëzore dhe ekonomike. Fuqia e një kombi që hynte në tre kryesoret e Ballkanit, u likuidua, duke lënë si të parë të padiskutueshëm vetëm serbët dhe grekët. Me këtë veprim të disa fuqive të mëdha të kohës, ekuilibri i natyrshëm në siujdhesën tonë u prish dhe nuk ishin profetike vetëm thënia e Isa Boletinit se pa u zgjidhur çështja e Kosovës, Europa nuk do të gjente qetësi apo, para se të ndërronte jetë, edhe e Josip Broz Titos, i cili sekretisht pranoi të njëjtën gjë për fatin shpërbërës të jugofederatës së tij.

Pas goditjes së parë shkatërruese kundër shqiptarëve, ndërsa këta për aq sa mundën, sa ditën dhe (shumë të grindshëm mes vetes) sa dëshiruan, për njëzetë e gjashtë mote gjysmështetit të tyre i dhanë një lloj forme, më 7 prill 1939 iu dha goditja e dytë e rëndë. Brenda një çerekshekulli, Shqipërisë së gjymtuar iu hoq edhe vetë pavarësia.

Një nga shumë këngët e dhembshme të folklorit tonë për këtë ditë e quan atë të zezë, sepse “ti që na rrëzove flamurë”. Mynxyrë, pabesi dhe poshtërsi më të madhe se kaq, rrëzimi i flamurit, për një popull nuk ka.

Më 7 prill 1939, vendi dhe kombi prej nesh mes fqinjëve më i adhuruari, italianët, e vunë shqiponjën tonë, si përmidis dy teheve thike, mes sëpatave të tyre (të Liktorit) dhe na burgosën me dekret pompoz mbretëror në perandorinë e tyre. Tashmë me emrin Albania thirrej vetëm një territor, por kurrë një shtet. Më 7 prill fashistët fqinjë na shndërruan në shprehje gjeografike.

Për ta bërë të plotë këtë kthim mbrapsht në periudhën e para 28 nëntorit 1912, një tufë politikanësh harabela nga Tirana shkuan në Romë dhe plakushit trupxhuxh, monarkut italian Viktor Emanueli III, i vunë në kokën e tharë kurorën e shtathedhurit Gjergj Kastriot Skënderbeut. Me këtë gjest të shëmtuar të disa bashkëkombësve, pushtimi u justifikua plotësisht.

Por pikërisht që prej këtij çasti te shqiptarët nisi të ngrihet shpirti i rezistencës. Kundërveprimi u mbyll brenda gjysmës së parë të muajit maj 1939, kur atje ku pati ndodhur poshtërimi, në Romë, studentë ushtarakë shqiptarë në akademitë dhe shkollat e vendit fqinj refuzuan publikisht, në mes të një ceremonie të madhe dhe përballë disa ministrave të Benito Musolinit, të kryenin betimin para flamurit italian. Filloi koha kur internimet masive të patriotëve shqiptarë mbushën jo vetëm ishullin Ventontene.

7 prilli 1939 është përshkruar nga ne, jo thjesht dje, por edhe sot, jo vetëm nën censurën e ideologjisë së realkomunizmit, por edhe nën kaosin e psikologjisë së realpluralizmit, duke i mëshuar fort dhe përherë sjelljes së Ahmet Zogut. Asgjë të keqe nuk do të kishte në këtë shërbim ndaj së vërtetës, sikur me këtë rast të mos merrte revan pasioni ideopolitik për ta hedhur shumicën e përgjegjësisë tek ai që pushtetushtronte. Kështu është bërë Zogu më i keq se Duçja, i pushtuari më i keq se vetë pushtuesi.

Kjo që ka ndodhur dhe siç po duket nuk ka ndërmend të baraspeshohet, është edhe njëra nga pasojat e vetë poshtërsisë historike të pushtimit fashist italian.

Dy famëkëqijat, 29 korrik 1913 dhe 7 prilli 1939, do të ishte e kotë t’u bëje dallimet mes tyre për ligësinë e gjithsecilës, por në fund të fundit në Londër mund të vendosej edhe më keq se për aq sa territor na lanë: mosnjohja fare e ekzistencës së Shqipërisë.

Kurse 7 prilli për pabesinë e tij nuk ka të dytë.

Po përqendrohemi në disa hollësi, disa nga historishkrimi shqiptar të anashkaluara dhe të tjera të mbajtura gojëkyçur.

Pushtimi fashist u krye Ditën e Pashkëve Katolike. Nuk e rikujtojmë këtë rrethanë për të treguar ato që dihen: për shkak të festës së shënuar të krishterëve, qeveritë e kontinentit dhe të botës, po ashtu edhe gazetat, qenë në pauzë normale pushimi. As përse për të shmangur reagimin e menjëhershëm të opinionit publik zbarkimi nga deti dhe valët e njëpasnjëshme në qiell të katërqind avionëve italianë, u kryen në fundjavë.

Pak a shumë Shqipërinë dhe “kyçet” e saj italianët i kishin në duart e tyre, ndërkohë që vendi ishte fare i vogël dhe fuqia e tij e armatosur, para makinës së tyre ushtarake, mjaft e papërfillshme. Atëherë përse duhej tërë kjo lojë konspiracioni? Ajo nuk buronte prej domosdoshmërisë strategjike dhe po ashtu prej asnjë faktori politik apo militaresk. Vinte vetëm nga tipari i përçudnuar i poshtërsisë së autorëve.

Për nevojat e një shkrimi të ardhshëm, autorit të këtyre radhëve i është dashur të vendosë pranë njëri-tjetrit veprimet paralele që zhvilloheshin në bregdetin shqiptar dhe prej autokolonave zaptuese në brendësi të vendit, me disa nga fazat e ceremonisë papale në Vatikan. Atdheu ynë i vogël, aspak vetëm mëmëdhe i myslimanëve, por edhe i shumë të krishterëve katolikë dhe ortodoksë, u pushtua kur në sheshin para Selisë së Shenjtë tundeshin degët e palmave të paqes.

Në një farë mënyre, kjo ishte edhe maska publike që vuri në fytyrë ai shtet fashist.

Ndërkohë jo vetëm atë ditë, por edhe më pas, Vatikani, miku i madh i shqiptarëve dhe aleati ynë që prej kohës së Gjergj Kastriot Skënderbeut, nuk shqiptoi asnjë fjalë mospëlqimi për atë që në një ditë të shenjtë të saj ndaj një populli të vogël dhe të pambrojtur pati ndodhur.

Le ta quajmë të domosdoshmërisë taktike poshtërsinë tjetër, agresionin e kryer dy ditë pasi Geraldinës i kishte ndodhur lindja e fëmijës dhe duke qenë lehonë, në çdo çast ishte edhe e jetërrezikuar. Po ashtu se ato kohë pushtimi ekspansiv gjerman i Sudeteve çeke i lëndoi Musolinit sedrën e rivalitetit me Hitlerin dhe kreu, nëpërmjet sulmit mbi Shqipërinë, edhe ai zgjerimin e tij të territorit. Le ta kuptojmë, siç jemi mësuar deri tani, për arsye ushtarake, edhe rolin e dorës së parë në këtë pushtim, të dhëndrit të Duçes, Kontit Çiano.

Por nuk është thënë një gjë (e ka zbuluar historiografia italiane) se pas këmbënguljes së Çianos rrinin fshehur interesa personale ekonomike: plaçkitje e pasurive minerare shqiptare.

7 prilli 1939 ishte ditësulmi i disa të poshtërve të hipur në krye të pushtetit të një populli e vendi historikisht mik, edhe sepse politika fashiste e “tokave të çliruara” në një pjesë të Kosovës dhe e bashkimit të tyre me truallin mëmë, nuk qe vetëm demagogji, por edhe një poshtërsi tjetër. Më 29 mars 1939, pikërisht në ditën kur gjeneralit Alberto Pariani i erdhi urdhri operativ për të sulmuar Shqipërinë, shefit të legatës britanike në Tiranë, Andrew Ryan, i pati ardhur në zyrë kolegu jugosllav për t’i thënë se italianët i kishin kumtuar Beogradit (Konti Çiano homologut të vet Markoviç) mesazhin e mëposhtëm: në rast se bini dakord për sulmin tonë, do të kompensoheni me toka në veri të Shqipërisë.

“7 prill mos ardhsh kurrë, ti që na rrëzove flamurë!”

Ja pse këtë ditëmynxyrë e kujtuam, edhe pse në mënyrë shumë më pak të zotë se këto dy vargje të popullit.

Shqip

Comments

Submitted by XY (not verified) on

Une nuk po marr persiper te komentoj rreth pikepamjes se autorit mbi ngjyren e dites ne fjale, per shak te mungeses se kapcitetit qe une kam ne fushen perkatese, por vetem per saktesi doja te informoja se data 7 Prill 1939 ka qene dite e Premte.

Thene kjo, mund te thuhet se pushtimi i Shqiperise nga Italia fashiste, eshte kryer ne "atmosfere Pashke" dhe jo ne Diten e Pashkes, e cila ka pas rene me daten 9 Prill.

Mund ta verifikoni vete ne lidhjen: http://www.searchforancestors.com/utility/dayofweek.html

</p...

Submitted by Dardan (not verified) on

Per sa i perket kenges, ne fshatin tone , gjyshi im dhe shoket e tij e kendonin kengen qe permend autori me siper, duke vajtuar.  Kur isha i vogel nuk me bente shume pershtypje, por, sot, prej lartesise se moshes, me mbushen syte me lote kur kujtoj kengen e gjyshit tim dhe te fshatit tim:    Tretenëntë mos arç kurrë/Që na rrëzove flamurrë/Çke flamur që s'valon?/Jam sëmurë e po rënkoj.

U perpoqa ta shkruaja ashtu sic me eshte ngulitur ne kujtesen e larget te femijnise,   Flamuri eshte simbol i nje kombi, askush ne bote nuk te lejon te lozesh apo te ndryshosh apo te shash flamurin!  Autorin e respektoj forte per ndjenjate e tij atdhedashese dhe qendrimin e tij te ndershem kundrejt historise dhe kunder manipulimit te emrave dhe ngjarjeve!

Submitted by Vuthjaninim (not verified) on

Ishte kohe  e  lige  per  Shqiperine, nje  mbret i  pafuqishem, i preokupuar  me  mbijetesen  e  vet  politike i  sulmuar  nga  nje  superfuqi e  kohes  si  ishte  Italia.I tradhetuar nga udheheqesit  ushtarak  dhe  politik, i  sulmuar  poashtu  nga  Jugosllavet  ne  veri qe  depertuan gjet  ne  Puke, i  braktisur  nga  shtetet e  medha  Europjane. Tere  kjo  e  shume  tjera  nuk  e  justifikojne  aspak Zogun  por  duhet  te pasqyrohet  e  tere perioda  fatale  per  ne.

Vlen  te  ceket se   ai , Shqiperia u tradhetu   edhe  nga puthadoret  shqipetare  qe  u  bene  krah  me  Italine , e  asi  pati  shume.

Kjo eshte  edhe  tradhetia  tjeter , "dishepujve"  e  kombit    komplotuan kunder  Zogut  atedheut  te  tyre mese  nje  vite  para  pushtimit.

Mjafton  te  lexosh letrat e M.Krujes, Mitrovices  e  shume tjereve.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Kam vetem nji pyetje: Kur e ka dorzuar teseren e Partise ky YLLI POLOVINA ?

Submitted by Genci (not verified) on

Ti me siguri je nipi i Gjon Markagjonit, te ka zene kryqi syte dhe nuk sheh me. Te dale qeveria italiane te ndaje pensione si Janulla, ti dhe shoket e tu e ndryshoni kombesine brenda javes.

Submitted by Vrioni (not verified) on

Mr Polovina mund te kete pasur teser te partise - por kjo nuk e ben njeri te lig apo te paqualifikuar per te shkruajtur dhe dhene mendiment e tij. njerzit e lig dhe pashpirt te partise qe benin keq njerzeve dhe akoma i bejne duke shpifur per njerzit e pafajshem ata duhet te pyeten per teseren e cfar kan bere. un e kam pasur profesor letersie Mr Polovina dhe deshmoj se ka qene njeri i respektuar per sa e njoh un,

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Z. Ylli Polovina perserit cdo gje qe eshte thene ne vite dhe nuk shoh ndonje gje te re ne kete shkrim, pervec pasaktesise qe sulmi ndodhi diten e Pashkes, vene ne dukje edhe nga komentuesi i pare, me siper, dhe dickaje tjeter krejtesisht te pakuptueshme , perfshirjen e Papes ne nje event historik qe s'ka t beje fare me asnje lloj aspekti fetar, pervec ndoshta ndonje deshire te kamufluar keq per te njollosur Papen, pra katolicizmin me dicka qe nuk ka te beje fare me ta (?!?).  E çuditshme.

Marredheniet midis Selise se Shenjte (si shtet i pavarur dhe me karakter fetar) dhe Mbreterise Italiane jane te rregulluara me te ashtuquajturat Paktet Lateranese, ku midis te tjerave njihen te drejtat juridike dhe juridiksionale te secilit shtet dhe marredhenieve midis tyre jane te rregulluara ne keto marreveshje. Keshtu Papa nuk mund te shkelte keto traktate per t'i bere qejfin Ylli Polovines nje shekull me vone.

Ajo qe Polovina nuk thote eshte se pervec te tjerave 7 Prilli 1939 eshte me i zi akoma per nje shkak tjeter, vendosjen e komunizmit, qe u duk sikur fitoi luften me pushtuesit (kur ne fakt luftoi sa mundi per te marre pushtetin pas luftes se sa mundi pushtuesin, se kete e bene te tjeret, qe vertet nuk shkelen ne Shqiperi, por perfunduan luften ne fusha te tjera beteje). Pra 4-5 vjet i zi dhe 45 te tjera më prapa mender i kuq. Po te mos kish 7 Prill kushedi nuk do te kishte as 29 Nentor, apo jo? Prandaj lavdi 7 Prillit, si pasoje e te cilit erdhi 29 Nentori, perndryshe Shqiperia do te ishte edhe sot Mbreteri nen Leka Zogun II.

Submitted by Leonard (not verified) on

Po mor të gjithë një zëri të dalim dhe të bërtasim fort të na rojë lartmandhia që ka menduar për ne dhe vërtet i tradhëtuar nga të besuarit e tijë por ai kë tradhëtojë dhe me gjithë atë me të madhe RROFTË MBRETI

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Or ti grekofoni, ti po deshe bertit edhe RROFTE MEGALIIDHEA, nuk po ta ve kush ne pulle.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Nji pyetje tjeter: Cili asht ndryshimi ne mes fashistave dhe komunistave, apo ma mire me thane cili asht ndryshimi ne mes Hitlerit dhe Stalinit ?

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ndryshimi eshte se njeri ishte bajge lope, tjetri ishte bajge kali.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Ne qofte se "Ndryshimi eshte se njeri ishte bajge lope, tjetri ishte bajge kali" atehere ky asht dallimi ne mes "7 Prillit" dhe "29 Nentorit". Jeta e vertetoi.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Per ket rast, krejtesisht dakord me ju zotni.

Submitted by Vrioni (not verified) on

Komunizmi esht me i keq se fashizmi sepse i ben keq popullit tend - vellezerve te tu ne komunizem. por tani ne demokraci nuk duhet te shprehesh per indivinde te vecante qe nuk kane bere krime/faje ne menyre extreme sepse ajo esht nje vashdimesi e komunizmit ose fashismit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.