Taçi Oil mes gjigandëve, sponsor i AC Milan

Postuar në 26 Gusht, 2011 11:50

Pasi u përfol si blerës i mundshëm i Bolonjës, solli në Shqipëri Milanin në një ndeshje kundër Tiranës dhe më pas Realin kundër Gramozit të Ersekës (në një ndeshje të pafat që na kujtoi se ndërmarrje të tilla janë, siç e ilustroi ikja e dritave, një diamant në errësirë), ai ka bërë një tjetër lëvizje të bujshme. Është fjala për biznesmenin e karburanteve Rezart Taçi dhe faktin se ai është zyrtarisht sponsor i klubit të madh të futbollit AC Milan. Po të vizitoni faqen zyrtare të ekipit acmilan.com në fund të faqes hyrëse në listën e sponsorëve, mes gjigandëve të botës së medias, kozmetikës, modës si Adidas, Nivea, Dolce and Gabbana, Tim Indesit, etj., shfaqet edhe logoja Taçi Oil International. Kompania në fjalë është e njohur edhe për një tjetër nismë futbollistike: Milan Junior Cam,p aktivitet që grumbullon fëmijë me talent me premtimin e një vendi në ekipet zinxhir të klubit italian. Lajmi vjen edhe pas një tjetri që qarkulloi së fundmi e që lidhej me mundësinë që Taci Oil të blinte ekipin shqiptar të Vllaznisë i mbetur pa president pas largimit të Valter Fushajt. Taçi Oil bën kështu goditjen e radhës në rrafshin personal, por mbetet për t’u parë nëse ndikimi i këtij partneriteti do të shkojë përtej hijeshisë e krenisë së logos së firmës shqiptare pas shpinave të futbollistëve dhe trajnerit të Milanit gjatë konferencave të shtypit.

L.A.

Comments

Submitted by rezi (not verified) on

<p>Thjesht me duket si Vefa qe sponsorizonte formula uno-n dikur, ky po i rrjep shqiptaret nepermjet qeveritareve,me sa duket historia jone do te perseritet shpejt, qofte kete rradhe me nje fund te plote per monstra te tilla te biznesit dhe te politikes!&nbsp;</p>

Submitted by raimondi (not verified) on

<p>Sodoqofte Bravo Taci ! --Te pakten ben emer atje --Na nderon edhe vetem prania e nje firme shqiptare atje, &nbsp;mes&nbsp; sponsorizuesve te medhenj te futbollit Modern</p><p>Te Lumte !</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.