Shkolla "Andrea Stefani", ose politika Tirana - tironsave

Postuar në 14 Gusht, 2020 14:35

Sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vetë me origjinë nga Terpani i Beratit, apo Urës Vajgurore, ka njoftuar se një shkollë në zonën e Unazës së Madhe do t’i vihet emri, Andrea Stefani.

Publicisti ndërroi jetë pak vite më parë dhe mbahet mend përmbi të gjitha si një gati armik publik i Sali Berishës. A mund të quhet kontribut i qenësishëm një gjë e tillë? A mund të shërbejë kjo disidencë e rreme si vlerë publike? Për zotin Veliaj, Stefani hynte te gazetarët e ndershëm, duke na shpallur kështu se ai bën auditin moral të medias.

Fëmijët e kësaj shkolle do të shkojnë në një institucion që mban emrin e një figure të angazhuar që tanimë patronizohet si aset i një krahu politik. Dhe do të duhet që në vend se të kuptojnë se kush ishte, të mësojnë ta injorojnë. Sepse emrat e institucioneve arsimore në Shqipëri janë konvencione të një kohe, jo të disa vlerave të përbashkëta. Ndaj edhe askush nuk i marrë seriozisht.

Këtu nuk është vendi të diskutojmë mbi rëndësinë e Stefanit në fushën e gazetarisë, por nëse është e dobishme që emri i tij të vihet në një institucion arsimor? Kur puna e tij nuk është shoshitur mirë, kur nuk ka një antologji për median e tranzicionit, apo një biografi për të. Në mënyrë që vlerësimi të ketë një farë relacioni me rëndësinë e punës dhe kontributit.

Këtë zanat e nisi Enver Hoxha që mbushi Shqipërinë me emra partizanësh, një hartë simbolesh dhe emrash që emfatizonin një histori politike, e vazhdon sot Rilindja. Babai politik I Veliajt, Edi Rama i vuri një rruge emrin “Dritan Hoxha”, pronarit të Top-Channel, vdekur në një aksident rrugor. Por çfarë përfaqëson kjo zgjedhje për qytetin?

Asgjë më shumë sesa politikën Tirana tironsave! Atyre që vijnë nga bezja e kuqe kuptohet e që me liberalizmin për të vënë emra përmbushin si padashur porosinë e Leninit dikur: Lapidarë kudo.  

Comments

Submitted by Alban Deda (not verified) on

Andrea Stefani eshte padiskutim shembull ne gazetarine shqiptare. Ai kurre nuk mashtroi, kurre nuk fyeu, kurre nuk beri pazare sic shohim rendom cdo dite por tha dhe mbrojti te verteten e tij. Etiketimet e njeres pale apo tjetres si "armik" apo "mik" jane llafe pazari qe nuk kane te bejne me te verteten dhe jane thjesht balte qe vazhdon i hidhet Andreas edhe pas vdekjes. A duhet ti drejtohemi ndonjehere fakteve apo te vazhdojme te bejme pis cdonje qe kjo shoqeri te mbetet pa asnje shembull frymezimi. Andrea Stefani nuk ka qene asnjehere i angazhuar ne asnje parti e force politike sado qe artikullshkruesi "pa emer" e paraqet si te "angazhuar".

Submitted by redaksia on

Mund te mbani bindjen tuaj i qete dhe i lumtur. Vetem se as Ju dhe askush tjeter nuk cakton dot shembuj per gazetarine shqiptare te tranzicionit. 

Andrea Stefanit nuk i hodhi kush balte as ne gjallje dhe as kur iku nga kjo bote. Pati polemikat e veta, kunderveniet qe jane normale dhe nese dikush e veneroi ne vdekje sic ndodh ne kete vend, shume te tjere e respektuan ikjen e tij ne heshtje. 

Kjo nuk do te thote qe nje shkolle te mbaje emrin e tij sidomos kur sic e themi ne shkrim nuk eshte shoshitur mire puna dhe vepra e tij. Ajo qe eshte. 

Nuk vihen emrat ne institucione mbi simpati personale. Po xhanem Shqiperi hesapi. 

Submitted by Alban Deda (not verified) on

Edhe ju mund te mbani bindjen tuaj i qete dhe i lumtur por kjo sdo te thote se po thoni te verteten per te. Ne shkrim thoni se Andrea eshte aset i nje krahu politik kur Andrea ishte nga gazetaret qe nuk u perzie me politiken. Etiketimet jane te te anshme si dhe vete shkrimi qe e etiketon i armik te Berishes. Andrea shprehu fort bindjet e tij si nje gazetar i lire pa u bere pale me pushtetet sic e shohim rendom. Per kete vleresohet Andrea si aset i rralle ne keto kohera.

Submitted by redaksia on

Nuk ka etiketime. Kemi 20 vjet ne kete pune se profesion se quajme dot. Keshtu qe ka dicka me teper se bindje apo intuite. Por ta gezoni shkollen. Keshtu ka shkuar ky vend, nuk ka ndonje gje per t'u cuditur. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.