Protesta alternativë

Postuar në 13 Mars, 2015 03:13
Besart Kadia

Po shkëpus një hyrje të shkrimit të bërë në gazetën The Times të Londrës në 28 gusht 1963, si për të kujtuar se raportimi ditor i një proteste nuk arrin dot të përpunojë mjaftueshëm rëndësinë apo pasojat politike e historike të saj. “Dje u mbajt demonstrata më e madhe e Negro-ve që nga heqja e skllavërisë për të kërkuar liri tani. Washingtoni ishte i zbrazur ku të bardhët ndenjën në shtëpi, baret u mbyllën, zyrat u zbrazën dhe me mijëra policë dhe ushtarë ishin gati për çdo gjë”. Eventualisht, vazhdon raportimi i The Times, gjithçka shkoi mirë, pavarësisht se njerëz vazhdonin të vinin nga e gjithë Amerika për t’iu bashkuar protestës. Në po këtë ditë Martin Luther King mbajti fjalimin e tij të famshëm, “Unë kam një Ëndërr”, por që The Times nuk e gjykoi të rëndësishme për ta raportuar atë të nesërmen.

Së pari, mundet të thuhet që 25 vite nga lirimi i shqiptarëve nga skllavëria shpirtërore, materiale e politike që i vendosi komunizmi, dje ndoshta ishte protesta më e madhe e mbajtur në sheshet e Tiranës, e organizuar nga një parti politike. Por si Washingtoni 52 vite më parë, Tirana dje ishte po në ankth se mos përsëritej një 21 janar i dytë. Qyteti u paralizua e bizneset u mbyllën, e rrugët u zbrazën pasi e gjithë retorika e qeverisë të shtynte të besoje se opozita ishte e frustruar, pa logjikë e që liderët e saj duheshin kuruar nga mendtë. Asnjëra nga këto nuk ndodhi dhe protesta në 30 minuta arriti qëllimin e saj duke çliruar qytetarët nga një ankth i vërtetë: se politikanët janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka për pushtet.

Së dyti, demokracia e institucionet politike të saj jo gjithnjë u japin zgjidhje interesave të qytetarëve të saj. Amerika e 1963 ishte shteti më demokratik në botë e udhëheqësi i lirisë botërore, e sërish 200 mijë prej qytetarëve të saj e panë me rëndësi të përdornin protestën si mjet politik. Shqipëria në 25 vjet po përpiqet të ndërtojë institucione demokratike e në këtë përpjekje dje u arrit njëra prej tyre: protestat popullore janë politike dhe duhen përdorur paqësisht dhe kur shteti mundet të ketë hyrë në krizë institucionale.

Së treti, dhe më e rëndësishmja, dje u rrëzua një mur artificial i ndërtuar pas rënies së komunizmit, që i ndante shqiptarët në të majtë, të mirë e qytetarë, e në të djathtë, të këqij e agresivë. Studime të bëra në fushën e ekonomiksit të sjelljes tregojnë se ndryshe nga modelimi shkencor, njerëzit nuk janë racionalë në zgjedhjet e tyre. Ata nuk përdorin tërë informacionin që kanë dhe të bëjnë zgjedhje të kujdesshme mbi përfitimet dhe kostot nga vendimi i tyre. Studimet tregojnë se njerëzit u japin një vlerë shumë më të madhe ekonomike objekteve që kanë në posedim dhe për këtë arsye pëlqejnë status-quon, pavarësisht se nga ndryshimi mundet të marrin një përfitim më të madh ekonomik. Kjo mundet të shpjegojë pse më shumë se 70% e qytetarëve nuk ndryshojnë bankë pasi e kanë zgjedhur atë, pavarësisht përfitimeve që mund të merrnin nga një bankë tjetër. Dhe kjo fushë e ekonomisë së sjelljes po përdoret gjerësisht dhe në shkencat politike për të kuptuar sjelljen e votuesve. Një prej tyre është zemërimi i elektoratit. Studime tregojnë se, në rast se votuesi është i inatosur, atëherë ai ka shumë pak gjasa të dëgjojë për alternativat e kandidatëve dhe të jetë racional në zgjedhjen e tij. Kështu, fushata e qershorit 2013 u nda në town-halls të kryeministrit Berisha, me fakte për ekonominë, për reformat, për rrugët e shtruara, për integrimin në BE, e në takime folklorike të kryeministrit Rama për shkatërrimin që i ishte bërë Shqipërisë, për korrupsionin e pushtetarëve, për arrogancën e tyre, pra me pak fjalë, duke e bërë votuesin të inatosur e zemëruar me politikën dhe të votonte pa ndonjë diskriminim për alternativat qeverisëse.

Protesta e djeshme theu këtë traditë të politikës vendase, ku opozita nuk ra në grackën e protestës së dhunshme, pavarësisht se kushtet politike ishin të njëjta me ato të 21 janarit 2011. Protesta e djeshme theu një mur të ngritur me fanatizëm nga të majtët në 25 vite se e djathta është kërcënim. Heqja e frikës si faktor në politikën shqiptare do ta rivendosë dhe njëherë qytetarin dhe interesin e tij në rend të parë, dhe pas kësaj proteste PD i hoqi frikën qytetarit nga politika e në këtë mënyrë ajo bëhet lehtësisht, dhe për votuesit e majtë në vend, një parti alternativë qeverisëse.

Besart Kadia

“MAPO”

Comments

Submitted by Arta. H (not verified) on

Kjo eshte propagande e gjalle politike me keq se genjeshtrat e RD. dhe kjo gazete duhet te kete kujdes te mos botoje shkrime me profil te qarte politik te shkruar nga njerez qesharake qe skane mend per vete jo me per te shitur. ketij opinionistit qe don te na shitet per te zgjuar i vlejne vetem syzet. sa per mendimet i ka bere kontakt zorra e trashe me trurin dhe i kane dale te gjithe idete me m... .

persa i perket argumenteve, 1) qe kjo ishte demonstata me e madhe e bere ndonjehere, eshte nje genjeshter qe sja vlen te merresh me te. 2) qe kjo proteste eshte zgjidhje e krizes institucionale eshte qesharake sepse kush i ka futur institucionet ne qorrsokakun ku jane akome jane pislleqet e familjes Berisha dhe korrupsioni i dokumentuar i Bashes. dhe per keto nuk duhet shume njohuri. 3) e per te rrezuar murin mes te majteve e te djathteve vetem PD nuk e ben dot kete sepse ka fituar vetem nga kjo ndarje.

ky budallai qe ka shkruar keto budallalliqe kujton se njerezit hane bar?

Submitted by Albi_I (not verified) on

Gjithe ky korrupsion sheshit po ama dy vjet Rilindja nuk denoi asnje??? Hajde merre vesh.

p.s se do na vine debilat e do na thone "gjykaten e ka Nishani". Debillek total per ata qe e dine sa pragmatist jane gjykatesit. Po edhe po te ishte keshtu, Rilindja ndonje dosje edhe mund ta conte ku te testonte sistemin. Mire ky autori qe merrka lajmet nga RD-ja, po me keta qe i marrin nga ze-pe-ja si t'ia bejme?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.