Letër e hapur për Kryeministrin Rama
Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Tiranë.
Zoti Kryeministër, Me shpresën e mirëkuptimit mora guximin t’ju shkruaj sërish në rrethana krejtësisht të reja, kur vendi ndodhet në një turbulencë të pangjashme, që për ne qytetarët e thjeshtë është bërë shqetësimi i jetës. Të gjithë kanë sjellë vështrimin nga Ju, me mendimin se do ua shpëtoni Shtetin dhe do ta shpërbashkoni atë nga Krimi. Si shumëkush, edhe unë mendoj se kryetari i Ekzekutivit është Njeriu i Parë që do të duhet të reflektojë dhe të kthjellohet në ketë vend, sepse jeni drejtuesi i një shumice parlamentare, e cila në një segment të rëndësishëm të saj përmban një sëmundje që do ta rrënojë respublica-n. Koha ju ka thirrur ta mbani mbi supe këtë barrë të rëndë dhe ju, zoti Kryeministër, para të gjithëve do të duhet ta perballoni situatën e krijuar, duke menduar jo për Maxhorancën, por për Publikun, pa krijuar asnjë alibi mbi ekzistencën e paranojave, duke respektuar shtetin e së drejtës dhe ndarjen strikte në mes institucioneve. Mbi Shqipërinë dhe mbi Qeverinë që drejtoni, ka rënë një gjamë e madhe dhe unë mendoj se Ju do të duhet ta trajtoni me shpejtësi, vendosmëri çdo gjë, duke e impostuar gjithçka ka ndodhur në udhët e ligjshmërisë, parlamentarizmit dhe transparencës së publikut, në respekt të procedurës dhe konventave konstitucionale, që nuk të mundësojnë të marrësh mbi supe as pushtet hetimor dhe as pushtet gjyqësor. Në qoftë se vazhdohet pa kujdes, duke përdorur rastin e denoncuar nga zoti Doshi, si pretekst për të mbytur zërin e lirisë dhe të të drejtave të bashkësisë kulturore të Shqipërisë Veriperëndimore, për sulm politik ndaj Shkodrës dhe shkodranëve, dhe për të impostuar një qasje te ngjashme me operacionet purifikuese të batalioneve të Sigurimit të Shtetit komunist, ndaj Shkodrës, Malësisë dhe Dukagjinit, siç po nxitet nga anëtarë të caktuar të Parlamentit, ky do të jetë një zhvillim mjaft i rëndë për stabilitetin e vendit në tërësi. Po ashtu, në qoftë se nga ky rast ju do të lejoni ndërtimin e intrigave fundosëse të modelit të romaneve të Alexander Dumas, kjo do ta drejtojë gjithë shoqërinë në humnerë dhe do damkosë drejtimin tuaj governativ përjetësisht. Ju nga rasti i ekspozuar nga deputeti, po merrni vetëm qasjen e papërshtatshme të komunikimit të tij, ndërkohë që Publiku është i interesuar për zbardhjen deri në fund të deklaratës se tij, hetimit shkencor përmes institucioneve sa më të specializuara, mundësisht me asistencë ndërkombëtare dhe pa ndërhyrje e presione mbi organin e hetimit. Në qoftë se do vazhdohet kështu, sikurse është trajtuar këto ditë, me frikë, llogari të shkurtër kohore, tretje vëmendjeje dhe prozhmim psikologjik të një krahu, kjo ju fajëson dhe ju ngarkon me përgjegjësi. Unë mendoj se Ju duhet të dilni nga mosveprimi ligjor dhe politik, nga ndërhyrjet në kundërshtim me parimet e ndarjes së pushteteve dhe barazisë së të gjithëve para ligjit dhe të ndërprisni aktivitetin propagandistik, për të shmangur kaosin, sepse koha nuk pret. Madje, mund të them se hapat që keni bërë në këto ditë, janë të përkundërt me precipitimin e të vërtetës dhe kanë fryrë trazirën e brendshme. Unë mendoj se ju duhet të ndalni ecjen mbrapsht të kohës suaj, që në këtë rast është edhe koha e Shqipërisë. Ju duhet ta shpëtoni postin e Kryeministrit te Shqipërisë, zoti Kryeministër, sepse me këtë keni shpëtuar edhe vendin, lirinë dhe demokracinë. Veprimet e ditës së martë 3 mars 2015 janë ndër më të pangjashmet në historinë e një Shteti qe bazohet në Ligj, Ndarje Pushtetesh, Demokraci Liberale dhe Qeveri të Përgjegjshme. Thirrja e kryetarit të një pushteti të pavarur hetimor, që mbron Shtetin, duke e ulur në një tavolinë me pjesët e vendosura nën një akuzë nga më të rëndat publike, përbën sjellje procedurale negative që dikush mund të marrë në drejtimin e përditshëm të punëve në këtë vend, përkundër respektimit të konfliktit të interesit dhe korrektësisë ndaj ligjit të këtij aspekti të jetës publike. Shpërbashkimi i sjelljes Suaj politike, parlamentare dhe përgjegjësisë para ligjit, me atë të personazheve të vendosura nën një akuzë publike, do të duhej të ishte hapi i parë që ende nuk ka ndodhur nga ana Juaj. Përndryshe, me keqardhje dhe trishtim, publiku po konstaton një kryetar Ekzekutivi të stepur nga kasnecë, që kërcënojnë nëpër televizione për të dëgjuar Ju ma së pari, pastaj edhe te tjerët përtej, shtypi shqiptar, që ju e keni vendosur, gati në unison, në oborrin e prapmë të Maxhorancës. Kjo gjendje nuk ka precedenc tjetër, veç ditëve të zeza të marsit 1997. Ju nuk duhet të zgjidhni rrugën e paprinciptë të paraardhësit tuaj, për ta mbrojtur të keqen dhe për ta ricikluar sërish para shqiptarëve, në një progresion gjeometrik përforcimi. Kryeministri i Shqipërisë Demokratike nuk duhet të ndjekë rrugën e kompaktësimit me të keqen, por të shpërbashkimit me të, në të mirë të Shtetit të së Drejtës që mbron Qytetarin dhe në funksion të zbulimit vetëm të së vërtetës. Unë dhe shumëkush këto ditë ka pritur që Ju, i nderuar Kryeministër, të thërrisnit në zyrën tuaj, me përgjegjësinë e një Shtetari të vërtetë, kryetarin e Opozitës dhe të bisedonit me Atë të gjitha opsionet e mundshme. Ka një interes publik prioritar që Kryeministri i këtij vendi do të duhet ta ketë parasysh: Mbrojtja e Shtetit dhe Zbardhja e së Vërtetës; dhe Kryeministri nuk do të duhet të ecë përkundër këtij interesi. Unë mendoj se Kryeministri aktual i këtij vendi duhet të kuptojë që Aleanca juaj është në gjendje kome të pakthyeshme dhe përkujdesjeje pas çehres se tjetrit, për hir të mbajtjes së karriges kryeministrore, qoftë edhe një muaj me tepër, do ju varrosë edhe ju politikisht me damkën e paaftësisë dhe të tradhtisë ndaj Shtetit shqiptar dhe Publikut tonë të mjeruar e të frikësuar, që po lëshon gjithandej vikamën e panikut. Është koha për një reflektim të madh, pa vonesë dhe takimi me kryetarin e Opozitës, me ndërmjetësinë e Presidentit të Republikës, është hapi më normal në një vend demokratik, në qoftë se ju e konceptoni postin tuaj të lartë në shërbimin tonë si qytetarë. Vendi sot ka nevojë për stabilitet dhe stabiliteti nuk ka për t’i ardhur qeverisë aktuale duke vazhduar bashkëjetesën me informalitetin antidemokratik. E di që është një sipërmarrje in extremis, por nuk ka opsion tjetër, pas kësaj, përveç shpërndarjes së Parlamentit. Çdo minutë që kalon, afron edhe më shumë të keqen. Shpërbashkimi me atë nëpërmjet lënies së lira të organeve të hetimit dhe korrektimit të sjelljeve governative për kah shpjegueshmëria tashmë është në tavolinën tuaj për vendimmarrje, që mund të jetë historike për fatet e vendit. Një vend që aspiron për t’u bërë anëtar i Bashkimit Europian, zgjidhjen e krizës duhet ta kanalizojë në rrugë institucionale, në respekt të Ligjit, Kushtetutës dhe Parlamentit, aty ku mishërohet Sovrani. Opsionet janë shumë pak, por kurrsesi rruga e filluar para 8 ditësh, me kompaktësimin e radhëve të komunistëve, ish-prokurorëve, ish-sigurimsave me krimin e organizuar. Rruga është për një zgjidhje të re politike, rikompozim i Maxhorancës së drejtuar nga Ju, përmes nxjerrjes jashtë të së keqes dhe ndërtimit të një Qeverie të Triumfit të Shtetit. Vendi nuk është i gatshëm për zgjedhje të reja tani menjëherë, por ka të nevojshëm një rindërtim qeveritar, me objektiv kryesor Shërimin nga Kanceri i Krimit, Vendosja e Rendit Publik dhe Mbrojtja e Shtetit nga Terrorizmi dhe Shantazhi. Një koalicion i gjerë, një qeveri e të urtëve me mbështetje të gjerë politike, që do të përforcojë pavarësinë e Prokurorisë, Ministrinë e Brendshme të ndarë nga një Polici e Shtetit e depolitizuar, Ushtrinë në sektorët e reagimit të shpejtë, Liritë kushtetuese dhe Individuale, vetëm do ju naltësonte para shqiptarëve dhe do të përforconte me siguri prestigjin tuaj si shtetar që respekton lirinë. Deklarata e Ambasadës së ShBA në Tiranë duhet të lexohet në këtë kuptim, në përforcim të shtetit dhe dekriminalizim që fillon nga maja drejt periferisë, nga dekonspiratorët e respublicas. Ajo është bërë në atë formë për t’ju mbështetur Ju, Shtetin dhe Shqipërinë, me shpresën që Ju do të arrini ta lexoni dhe do ta përdorni në të mirë të interesave publikë dhe jo të shpëtimit të partnerit tuaj të koalicionit. Me shpresë se do të merrni në konsideratë mendimet e sugjerimet e mia, mbetemi me nderime.
Panorama
Comments
Profesor ky tipi...
Profesor ky tipi...
Na nderove Romeo, ah, qe s'te
Na nderove Romeo, ah, qe s'te afruam kur ishte momenti, i thosha boll asaj, merre Romeon, a e sheh si te lepihet, ia prishen mendjet do shoke tjere e s'ta vari fare.
Gjynah. Ti Romeo dukesh djale
Gjynah.
Ti Romeo dukesh djale i zgjuar dhe ne shume raste e deshmon me te vertete qe je i tille. Nuk e kuptoj nga se te vjen te mbash kete qendrim te fiksuar prej fanatiku antikomunist e qe te ben te ngjashem me ata profersoret e zote te koheve te shkuara qe mbronin me fanatizem komunizmin. Nuk e marr vesh se c'pune ke ti me keshillu Edi Ramen se cfare te beje e si ta beje, nga ajo qe mendon ti se duhet bere per ta cuar perpara kete popull. Gjithe keto dertet ke pas raste te me shume se nje rast Doktorit, qe ne vend ta "sheronte" ket popull nga gjithato vuajtje shkaktuar edhe nga ai komunizmi qe ti, per arsye personale (jam i sigurt per kete) e urren per vdekje, e shpuri ne prag te gremines. Nuk te kam degjuar ndonje here tja thuash. Po nejse, ti ke menjen tate, e thua ato qe te thote ajo.
Gjithsesi, nuk ka asgje te keqe te jesh antikomunist. Edhe une vete ashtu jam. Ajo per te cilen duhet te vije marre eshte te vazhdosh te jesh akoma Berishist, edhe sot e kesaj dite kur koha ja ka nxjerre bojen te gjitheve. Une nuk e di se si i ndan ti si profesor keto punet e komunisteve e anti-komunisteve apo te te majteve dhe te te djathteve, por une si popull po marr guximit te te them dicka qe jo se e di por kam pershtypjen qe eshte keshtu:
Sali Berisha qeveri sa pati mundesi ne emer te antikomunizmit dhe te se djathtes me komuniste dhe per komunistet, ndersa Edi Rama po qeversi jo ne emer te komunizmit dhe as vetem ne emer te se majtes dhe kete po e ben jo vetem me komuniste dhe jo vetem per komunistet. Nuk di ta mas saktesisht se sa ndryshim ka midis ketyre dy gjerave, por duhet te hapesh syte dhe te kuptosh se Saliu ty te mashtroi paq, ne kuptimin e plote te fjales, ndersa Edi Rama po "mashtron" te vetet, qe ti i urren sepse jane komuniste, per hirin tend.
Hapi syte Profesor!
A thua vertet te jete gurakuq
A thua vertet te jete gurakuq ky???Mos shkruaj me se po shperdhos gjithe ate respekt qe ka ky popull per gurakuqin e madh LUIGJ. Gurakuqet jane njerez te zgjuar.....po ky nga doli kaq leshko?
Mos more se le nam!!!!!
Po pse a ka me t'pyt ty
Po pse a ka me t'pyt ty populli se c'ka do t'baje me Edi Ramen? Pa si s't'vjen zor, qe ban tan ate shkrim dhe ndjell urejtje e percamje ndermjet krahinash. Se mund te kesh dy klase shkolle, nuk do me thane qe nuk je injorant.
Asht populli qe me vote ja ban vrejtjen kryeministrit. S'mundesh me duru edhe tre muj, kur ka me fol populli. Dhe po foli populli, ju anal-istet duhet me heshte. Ju e keni inadin me veten tuj, se para 23 qershorit i mbushet mendjen Berishes, qe kishte per m'i fitu kollaj zgjedhjet. E tash po doni m'i mbush menjen Edi Rames m'u largu pa zgjedhje.
Pse keni frike nga zgjedhjet? Aty testoni edhe mendjen tuj anadollake dhe me mendesi komuniste o Gurakuq. Cudi pse keni alergji nga bijte e komunisteve te dikurshem,se po cajne perseri edhe ne kete derexhe kapitalizem shqiptar? Po pse jane rrace e zgjut, o Gurakuq. E zgjut, jo nga natyra, por sepse nuk i lajne femijet me u djerre Pub-eve dhe Club-ve te nates. Po me diktaturen qe i karakterizon, ju rrijne mbi koke dhe i kane ba te jene te paret e shkollave shqiptare dhe atyne botnore.
Nuk bahet asgja me inat, o Gurakuq! Dhe mos u cudit hic, kur ne krye te te gjitha partive shqiptare, jo vetem te PS dhe partive te majta, por edhe te PD dhe gjithe partive te tjera te djathta, (sic asht edhe sot xhanem) te jene pasardhesit e komunisteve te dikurshem. Po c'duhet me ba at'here? Me i urry pse jane te zot? Jo or Gurakuq, jo! Por me ba qe edhe djemte dhe vajzat tona, te mos shetisin tane diten me fuoristradat e baballareve te tyre, me xhepat plot me pare dhe me frigen e pernatshme se nuk po na kthehen ne shpi, por me i detyru me mesue. Keshtu or Gurakuq, nuk kena m'u sjell si gjarpni qe, kur ka uri, han bishtin e vet.
Me sa duket, GURAKEQI ka
Me sa duket, GURAKEQI ka nderruar profesion, eshte bere ...ZEDHENES i ...PD-se !!!
Ky shkrim eshte
Ky shkrim eshte Ultimatum.Permend VeriPerendimin e Shqiperise.Permend 1997-en.Permend dite te zeza dhe kanosje.Frike,destabilizim,stabilitet,dhune.
Shkakton te qeshura, pezmi
Shkakton te qeshura, pezmi dhe merzija e ca komentuesve:Nuk e kapercejne dot kritiken ndaj kryeministrit,
madje nuk ju mjafton as ajo qe autori i sugjeron rames te mos behet si berisha!
Nje pjese prej ketyre zemerakeve nuk e lane lexuar dot shkrimin, nje pjese s'e kane kuptuar...
por arrijne megjithate ta akuzojne Romeon se ...nuk eshte Gurakuq, nuk i ngjan fare Luigj Gurakuqit, madje!
Te gjoret ju: ende besoni se e njihni Luigj Gurakuqin me cfare ju ndolli Enver Hoxha ne Historine e PPSH-se?!
Romeo eshte i nderuar,
Romeo eshte i nderuar, qytetar i shqetesuar per gjendjen ku ndodhet Shqiperia. Ai i drejtohet me respekt Rames, por nderkoge jo pak komentues i versulen. Disa perqeshin vitet e shkolles dhe pervojen studimore te tij sikur vete jo vetem jane te shkolluar por kane edhe etike replikimi. Te tjere perbuzin fisin nga vjen njelloj si ne kohen e Merhumit dhe Saliut.
Ne se nuk pajtoheni, shpreheni mosperputhjen ne menyre qytetare, pa fyer autorin, shkollimin, prejardhjen, etj.
Nderime Romeo!
Ik more qurrash... kur do
Ik more qurrash... kur do edhe ti te ndryshosh opinione. Ne te gjitha emisionet qe te kam pare ke qene nje rremujaxhi dhe anti shqiptar.
Per mua ky Romeua eshte me
Per mua ky Romeua eshte me keq se Berisha. Ai kerkon po te njejten gje por me fajle gjasme me me shkolle, me inteligjente, qe mund te genjej sa me shume njerez. Edhe e vlereson Ramen, i ben qejfin, por edhe e keshillon se cfare duhte te bej, sepse ai, Romeua na qenka e verteta e fundit dhe duhet degjuar. Persa i perket ndarje veriperindimore te Shqiperise te kete turp, se nuk ka asgje te tille, vecse ka ne koken e tij. Gjynah, se duket goxha njeri, por sic shihet e ka nje semundje: eeshte berishist deri ne fund por me fjale te tjera.
Te hengsha Germat e Medha te
Eshte gjynah qe nje person qe
Eshte gjynah qe nje person qe ka disa kredenciale intellektuali shkruan gjera te tilla te njeanshme, te keqinformuara dhe per me teper te demshme.
E para ky zoteria nuk merr parasysh qe ne fakt kjo eshte hera e pare kur nje skandal i tille politik eshte lene ne duart e gjyqesorit dhe po procedohet ne mynyre te paanshme. Te gjitha palet po bashkepunojne pervec nje pale qe ne vend qe te prese konkluzionet do te beje rremuje. Nese ka ndonje qe i intereson rremuja eshte pikerisht PD sepse ka per te fshehur milionat e famileve qe ishin ne pushtet deri ne 2013 dhe sipas te gjitha raporteve qe kemi e kishin katandisur shtetin dhe institucionet ne oborr privat. Per me teper dhe ish-kryetari dhe kryetari jane akuzuar me ze, me figure, me date e me vend per krime specifike dhe sigurisht qe jane te paret qe do ju vije rradha nese drejtesia funksionon.
E dyta, ky zoteria nuk merr parasysh gjendjen katastrofike te perfaqesimit te qytetit te tij. Te vjen keq qe nje qytet i tille perfaqesohet nga persona kriminele aktive. Ne vend qe te merret me kete situate dhe cfare e ka shkaktuar kete, ky zoteri merret me nje proces qe synon te pastroje pikerisht krimin e gjalle ne perfaqesimin e Qytetit. Kryetari i bashkise te shkodres eshte i konsideruar nga te gjithe si nje kukull e korruptuar deri ne palc dhe qe i sherbente deri dje nje personi qe ka lene gjurme shume negative ne poliken shqiptare dhe eshte permendur me emer ne raportet e BE qe ka keqperdorur parlamentin duke sjelle 'mbeshtetesit e saj private'. Eshte kjo politike dominante ne qytet qe ka shkaterruar cdo lloj perfaqesimi te intellektualeve dhe e ka lene kete ne dore te nje grupi te korruptuarish qe bashkepunojne me bisnesmena-kriminele. kjo duhet te shtjellohet zoteri dhe jo ajo qe po behet per te pastruar pisllekun qe ka lene partia qe ti po i sherben
Se fundi, ti zoteri je shume i demshem dhe kontribon per te mbajtur ne vend situaten e mjere ku eshte katandisur vendi dhe qyteti nga ti vjen per shkak se jane perdorur e shkaterruar nga nje parti apo nga individe te lidhur me ate parti. Jane intelektuale si ty qe legitimojne pisllekun dhe shkaterrimin e asaj partie dhe bile duan ta mbrojne.
Romeo! A je i marre? Sipas
Romeo! A je i marre? Sipas llogjikes tende, i bije qe sa here inatosen ata qe kane humbur pushtetin disa muaj apo vjet me pare, u dashka qe kryeministri te dorehiqet e te beje zevendesime. Ke edhe menyra te tjera per t'u bere qeshark zoteri. Eshte e dhimbshme kur njeriu mendon se cfare mesojne studentet nga ky profesor .
Gurakuqi eshte shenje e
Gurakuqi eshte shenje e tredhjes intelektuale te katolikeve shqiptare.
Dhe kete e thote Hoxhe
Dhe kete e thote Hoxhe Kadria, Popi Stefanaq apo ateisti Foto Cami?
Add new comment