NDRYSHIMI i dytë
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/3777_vlcsnap-000091-640x340_17.png?itok=72I9Gl4t)
Pas 23 qershorit 2013, ish-ambasadori Arvizu tha se ajo datë ishte ngjashme për nga rëndësia me 22 marsin e 1992-shit. Në dritën e zhvillimeve të fundit, ai krahasim duket i egzagjeruar.
Është e vërtetë se në 23 qershor 2013, Shqipëria kaloi me sukses për herë të parë në historinë e saj të ashtuquajturin “test të Hantigtonit” – gjegjësisht, ndërrimin dy herë rradhazi të pushtetit me zgjedhje në kushte normale – por nuk u ndryshua sistemi politik, si në vitin 1992. Në atë vit të largët, u thye monopoli 50-vjeçar i pushtetit të një partie, nëpërmjet zgjedhjeve paqësore.
Zgjedhjet e 23 qershorit 2013, pavarësisht rëndësisë së tyre të madhe hantingtoniane, nuk sollën një ndryshim në sistemin politik shqiptar, i cili në çerekshekullin e fundit karakterizohet nga duopoli PS-PD (për ndryshim nga monopoli i PPSH-së). Ky duopol vazhdon të mbizotërojë, pavarsisht se parti të vogla futen në koalicion me njërën apo tjetrën parti të duopolit – ato mund të përcaktojnë se cila nga të dyja fiton zgjedhjet, por pastaj thjesht bëhen pjesë e sistemit në ndarjen e tortës së pushtetit.
Dhe a po vjen koha për NDRYSHIMIN e dytë të sistemit politik shqiptar?
Që kjo të ndodhë duhet që një lëvizje e re politike të krijojë besimin në elektorat se do të futet në garën për pushtet me synimin për ta ndryshuar sistemin klientelist-korruptiv të duopolit aktual, dhe jo për të ndarë tortën e pushtetit me të.
Duke analizuar zhvillimet social-ekonomike të çerekshekullit të fundit, duket se terreni për krijimin e një lëvizje të tillë egziston. Vitet kur, të dalë nga varfëria, shqiptarët mund të pasuroheshin me rrugë të shpejta (të ligjshme e të paligjshme), duket se kanë mbaruar. Pallatet që ndërtoheshin me leje korruptive, e që shiteshin që në themel, nuk ndërtohen më kollaj, për arsyen e thjeshtë se nuk ka më aq kërkesë sa ç’kishte më parë (1/3 e banesave janë të pabanuara, sipas Census 2011). Hapja e bizneseve të reja nuk është më aq fitimprurëse sa ç’ishte më parë (pra, është pakësuar edhe mundësia e korruptimit të zyrtarëve me një pjesë të fitimeve të shpejta). Trafiqet e paligjshme nuk janë më aq të lehta për t’u realizuar, sepse trysnia e partnerëve ndërkombëtarë është rritur ndjeshëm (legalizimi i narkotikëve është thjesht një ëndërr e Kokëdhimës…). Dhe së fundi, abuzimi me fondet publike apo punësimin në administratë nuk ka më shumë hapësira, sepse barra e borxhit publik të akumuluar ndër vite është kaq e madhe sa nuk lë shumë mundësi për manovrime.
Në këto kushte, duket se shumica e shqiptarëve nuk shohin ndonjë hapësirë për pasurim të shpejtë nëpërmjet lidhjes me njërën nga partitë aktuale të sistemit (disa, kuptohet, ende shohin). Dhe ndoshta ka ardhur koha që ata të përkrahin një lëvizje të re politike, udhëheqësit e së cilës do ta shohin pushtetin jo si një mjet për të pasuruar veten dhe përkrahësit e tyre, por si mjet për të përmirësuar jetën e votuesve të thjeshtë në përgjithësi.
Por a vërtetohet empirikisht hipoteza e mësipërme?
Nga dy sondazhe që kam kryer në kryeqytet, më ka rezultuar se rreth 33% e votuesve do të ishin gati të votonin për një kandidat të pavarur në zgjedhjet e 23 qershorit. Gjë që tregon se egziston terreni për një lëvizje të re politike, e cila do të sfidonte duopolin PS-PD.
Por a do të lindë një lëvizje e re politike e tillë para 23 qershorit apo pas tij?
Kjo mbetet të shihet. Sidoqoftë, kushdo që mendon ta marrë nismën për krijimin e saj duhet të inkurajohet nga fakti se lëvizje të tilla kanë rezultuar të sukseshme në Europë, si në sondazhe edhe në zgjedhje…
Comments
Zaloshnja Edhe sikur tendenca

Zaloshnja

Edhe sikur tendenca qe ke zbuluar ti te jete reale dhe te jape rezultate ne zgjedhjet lokale, kjo nuk do te thote se ata kandidatet e pavarur bashke me shoket e tyre jane aq te pajtueshem, si nga pikepamja ideologjike edhe pragmatike, sa nuk eshte e lehte te bejne nje "stan" politik qe do te qe aq efektiv sa te ushqenete ate shumicen e zhgenjyer nga dy-poli PS-PD. Po ti mledhesh bashke do ti bien njeri gozhdes dhe tjetri patkoit.

Ne Itali dhe Greqi jane dashur dekada qe ti vinte fundi dy-poleve te tilla. Po edhe andej cudira sollen. Njehere Berlusconi-n dhe me pas Beppe Grillo-n ne Itali dhe tani, si cudi te fundit ZYRIZA-n e Cypras-it.

Keshtu qe ky eshte muhabet koti. Ato sondazhet ti i ben mire dhe mbase dalin, por ketij hallit tend nuk i bejne dot derman. Sido qe te vije puna. Se si ka thene ai buri i mencur "Selanik e te perpjete, keshtu ka qene, e keshtu do jete"

Tung

Komenti i XY eshte pak i

Komenti i XY eshte pak i cuditshem, nuk e kuptoj nese eshte dakord me idene por mendon se eshte i veshtire realizimi apo nuk eshte fare dakord me idene se na duhet nje force e re politike.

E verteta eshte qe ndermjet dy partive nuk ka asnje ndryshim tashme. Jane klube private te kryetareve qe qeverisin per ata dhe per nja 10-15 biznesmene qe i mbajne kryetaret me para. Kaq, asgje me shume. Cdo gje tjeter eshte show. "Regjimi i Berishes", "koalicioni i qelbesirave" apo budallalleqe te tilla te nxjerra nga goja e Mucit gjate ketyre viteve jane komplet te pavlefshme.

Deri tani shume prej nesh kane qene ne iluzionin se partite mund te detyroheshin te reformoheshin, te hapeshin per publikun. Por pas bufonates se Berishes me berjen e Bashes "kryetar", e pasi Rama qeveris me 99shat e vete pa i dhene llogari askujt, ky iluzion sot duhet te kete vdekur per te tere.

Add new comment