Prokuroria e Përgjithshme në provim kombëtar

Postuar në 07 Mars, 2015 06:15

Situata e këtyre orëve të fundit i ka dhënë Prokurorisë së Përgjithshme një rol të dorës së parë, për zgjidhjen e njërit prej skenarëve apo farsave më të bujshme të politikës shqiptare.

Mjafton të kujtosh akuzën e deputetit Doshi, për “përgjegjësinë kriminale”, për përgatitjen e një vrasjeje shtetërore, të ish-Prokurorit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci, si “bashkë-organizator” i një komploti për likuidim fizik të dy deputetëve dhe pikëpyetjet për të gjithë sistemin e drejtësisë shqiptare shpërthejnë pa kufi. Mjafton të kesh parasysh se në listën e emrave të përfshirë nën akuzën e zotit Doshi, është Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Ministri i Brendshëm, vetë Prokurori i Përgjithshëm si “dekonspirues deponimesh vip” dhe gremina e vizatuar nga këto dëshmi bëhet marramendëse.

Në të gjithë këtë parashtrim, që ka, për hir të së vërtetës, edhe shumë letërsi policeske brenda, bie në sy një mungesë e madhe logjike. Arsyeja e supozuar e Kryetarit të Kuvendit për të urdhëruar apo “porositur” një “vrasje” të tillë. Varianti i hakmarrjes së verbër, që paraqitet nga “viktima”, duket realisht i sforcuar.

Hakmarrja, si emocion apo si ndjenjë kompensimi lind, në kushtet e mungesës së rrugëdaljes dhe në dëshpërimin e një humbjeje të pakthyeshme, që një individ, kushdo qoftë ai, pëson në jetën apo betejën e tij ekzistenciale, politike apo sociale.

Për paradoks, Ilir Meta, për periudhën kur akuzohet, është në stinën më të mirë politike të të gjitha kohërave. Lëvizja Socialiste për Integrim, në zgjedhjet e 23 qershorit u katërfishua si preferencë elektorale dhe si Parti.

Meta ka sot në Kuvendin e Shqipërisë më shumë deputetë se asnjëherë. Në votimin e tij për Kryetar Kuvendi, ai mori 91 vota nga 83 vota që kishte në dispozicion Shumica e Re, që u prodhua pas 23 qershorit 2013. E pra, plot 8 vota më shumë se Shumica, që do të thotë, plus 8 vota drejtpërdrejt nga vetë Opozita.

Që asokohe shikonin në personin e tij, krejt ndryshe nga sot, garantin e institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. E pra, me këtë pushtet dhe influencë kaq të madhe dhe madje politikisht trasversale, duket krejt e palogjikshme që të planifikonte akte destabilizuese, që do të ishin sidoqoftë kundër vetë fitoreve të tija politike. Pra si mundet një njeri politik, në fazën më kulmore të suksesit individual, të projektojë një vetëvrasje politike? Logjika nuk e ndjek dot këtë version. Krejt fantazmagorik.

Mbasi bie, logjikshëm dhe me prova në dorë, arsyeja apo arsyet që mund ta shtyjnë një njeri, kushdo qoftë ai, për të ndërmarrë në sy një marrëzi të tillë, me komplote dhe vrasje, flluska duket sikur shfryhet me shpejtësi. Mbetet vetëm mjeshtëria e lavdërueshme artizanale për të strukturuar një tragjikomedi në filmat policeskë, duke shfrytëzuar urinë e pangopur të medias për t’u ushqyer me lajme bombastike, të cilat përveç zhurmës dhe kureshtjes, janë, me sa duket, krejt bosh nga përmbajtja.

Është e habitshme sesi, falë edhe një Opozite, e cila në kuadrin e të drejtës legjitime për një rotacion pushteti sa më të shpejtë, rrëmbimi i kësaj kauze, nga duart e Drejtësisë dhe duke 100-fishuar nënvizimet akuzonjëse, i dha kësaj çështjeje një ngjyrë politike. Ndoshta pikërisht ngjyrën që kurrsesi nuk duhet të kishte. Për vetë interesin politik apo strategjik të Opozitës.

Nuk e di se kush e këshillon lidershipin politik opozitar këto kohë, nëse është emocional përtej cakut apo keqdashës ndaj Opozitës si institucion me vlera kombëtare, porse, pikërisht politizimi do të ishte streha më e gabuar e kësaj ngjarjeje.

Sepse nëse Drejtësia do të provonte vërtetësinë e këtyre akuzave, kapitali politik që do të përfitonte Opozita do të ishte krejt i natyrshëm. Por, nëse do të kemi të bëjmë me “një farsë”, si e mbiquajti Kryeministri Rama dhe që me sa duket, nga deklaratat kontradiktore të “dëshmitarit” Bami, si edhe detaje të tjera që po dalin orë pas ore, po shkohet drejt këtij versioni, Opozita do të varfërohet artificialisht në kapitalin e vet politik. Sepse do të mund të etiketohej, të paktën si jo selektive në “kauzat” që bën befas flamur beteje politike, pa u siguruar më parë për vërtetësinë apo qëndrueshmërinë e tyre.

Si do të interpretohen tash e tutje deklaratat e deputetit Arben Frroku? Ai që simbas versionit të deputetit Doshi, e kish njoftuar kolegun e tij për rrezikun që i “kanosej”? Sepse Frroku tani mohon krejt implikimin e tij, duke rrëzuar kolonën kryesore ku mbështetet teoria e sipërpërmendur konspirative.

Kjo rrethanë e vendos Prokurorinë e Përgjithshme në një provim kombëtar. Pasiqë duhet ose të vërtetojë, ose të çmontojë përfundimisht çdo hije të këtyre supozimeve. Të cilat, si edhe e thashë, përveç artizanatit mjeshtëror në thurje dhe në paraqitje, të denja për fabulën e një libri, vuajnë krizën e besueshmërisë logjike të Motivit apo “Përse-së”.

Mirëpo, nuk jemi aspak në fushën e artit dhe krijimtarisë imagjinare, ndonëse me sa duket, ka plot tipare të tilla. Shteti është vënë jo pak, por seriozisht në një sprovë të vështirë dhe luhatet këto ditë ndërmjet qesharakes dhe tragjikes, në një kalamendje të palejueshme.

Duhet pra, në rrugë ligjore, të ndahen dhe të sanksionohen përgjegjësitë, të akuzës apo shpifjes. Shteti duhet të përgjigjet me Fajtorë dhe të Pafajshëm. Me prova dhe me fakte.

Dhe sa më shpejt!
"mapo"

Comments

Submitted by Doshi i Falende... (not verified) on

"Loje Kungulleshkash" duket, Zhej, por jo per ty...

Duket si nje loje, por eshte pasqyre krimi. Pa asnje medyshje. Nuk ka ndodhur krim, ne kete skene, ne kete play, por kjo nuk e perjashton pranine e nje kufome, diku pas skene, aq me pak nje kufome ende-levizese...

Tom Doshi, ose eshte naiv dhe me fiksime, ose duhet falenderuar nga shqiptaret per kete padi.

Gjashte muaj me pare, ai mund te konsiderohej si njeri me fiksime, apo si shakaxhi shantazhesh per miliona ,

por tani, pas gjashte muajsh nuk eshte kollaj ta marrim si naiv, si tru-peshk, apo si shakaxhi. Tom Doshi akuzon per krim politik.

Rama mund "te bej sikur" e ka perjashtuar Doshin per cenim Uniteti...por PS nuk e ka fare problem kete gje: Doshi kurre s'ka qene PS-ist, as si deputet (ka qene vetem i Rames). Problemi eshte ne Parlament, ku shtangen me te rende e ngre Ilir Meta, qe edhe ai, ka lidhje me Ramen, ende jo me PS-ne.

Shteti shqiptar eshte i shqiptareve te qeverisur me ligj, jo i Edi Rames, Samir Tahirit (qe po na thone se "ne u bindem qe s'kishte gje ne kete mes. dhe nuk e bem problem"!) dhe as i Sali Berishes qe me nderhurjen e tij ne kete debat, e ktheu ne qesharake...

Problemet e Pendesa e tij ndaj Ilir Metes eshte kapitull tjeter, dhe le te mos e ngaterrojme me Doshin.

Por le te verifikohet edhe ne planin tjeter:

1.

Berisha e ka futur Arben Priftin te pergjoj dikur Ilir Meten, dhe me pas e mbrojti, e fali, e beri vasal te perhershem ("Une per ty bej gjithcka, por jo per Shkelzenin!" tha Ilir Meta ne seancen per Doshin)

2.

Me po kete logjike:

Edi Rama dhe Samiri Tahiri e kane pritur me gezim akuzen e Tom Doshit ndaj Ilir Metes, dhe qe te perdornin dorashken, e ftuan te shkonte ne prokurori.

Kjo linje vazhdon sot e kesaj dite. E shoh si fund zyrtar te Ilir Metes.

Te jemi te sinqerte: Ilir Meta do duhej te ndjehej i kenaqur me daljen e tij nga kjo valle. I humbur moralisht, por i pasur. Nuk duket se ka dashur me shume se kaq ne karieren e tij.

Submitted by Andoni (not verified) on

Me fal por ti shkran fare haperda. Gjerat kane nje logjik dhe jo 100 logjika.

Submitted by Zapbone (not verified) on

E di si eshte kjo pune mor zoti Zheji: Ti jo nervat qe mi vjedh mua, po ti kerkon te me vjedhesh horizontin. Ne qofte se jo rradhe here reagoj emocionalisht se dua qe te dalim nga kjo krize ku poshtrimi i njeriut eshte persosur ne sistem dhe ku radaret e shpirtit kapin sinjale e zhurma e reflektime ilizionuese e ku kopili i keqkuptimit ben shurren ne preherin tim si ky shkrim fyes e une gjithmone i zhgenjyer e i mashtruar sfumoj profilin tend duke fshire brazdat e pengmarrjes qe te shemtojne si llape qeni per te mos pranuar qe shpirti i jot te mos sakrifikoj jo vetem gjymtyre po as gjene me te qenesishme te njeriut qe i ngel vule ne lule te ballit: Besueshmerine e sovranitetin duke luajtur lojen e dualitetit per te dale nga pusi i pusise e pabesise ne te cilen e fut veten apo persosja e poshterimit apo hallakatja e kalkuluar e sistemit te ka prangosur me gjyle ne kembe e ti pikturon murin e politikes me turkize e zogj pranveror duke me vjedhur horizontin me iluzionizmin tend. I ngelet ligjit te ngre padi ligjore per politikanet me deshmi te tjetersuar, dhe me ngelet mua si qytetar te akuzoj e te ngre padi morale per deshmi te tjetersuar delizionuese qe kthe e perkthe si je ne nje shkrim nuk ne tjetrin dhe sje vec se nje manipulues mediatik e me shume se provimin e prokurorise, shiko provimin e sovranitetit tend.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.