Çfarë ka pas ndarjes Rama-Doshi?
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/3047_image_4460.jpg?itok=urIwzRtb)
Qëndrimi i kryeministrit Rama për të mos u tërhequr përballë shantazhit të një prej deputetëve më të fuqishëm të grupit të tij, deri dje shumë i afërt me të, ishte një shenjë e mirë. I vendosur në një pozitë të vështirë pas akuzave të Tom Doshit, kryeministri kishte dy rrugë, pajtimin nënshtrues, ose ndarjen me deputetin e Shkodrës. Pas një hezitimi disaditor, Edi Rama zgjodhi rrugën e dytë. Duke befasuar jo pak një pjesë të mirë të opinionit që parashikonte tërheqjen e tij. Pavarësisht rrethanave, arsyeve apo teorive të konspiracionit, në fund të ditës, Edi Rama prodhoi një lajm të mirë. Kryeministri shqiptar, i përfolur në shumë afera të dyshimta përgjatë karrierës së tij politike, në një nivel të caktuar të shantazhit politik nuk është i nënshtrueshëm.
Këtu do të mbyllej komenti për ndarjen politike Rama- Doshi. Por përpjekja për t’i dhënë kësaj ndarjeje ngjyrat e një qëndrimi parimor të kryeministrit ndaj dekriminalizimit të politikës, është i parakohshëm dhe i pandershëm. Të hënën e kaluar Edi Rama nuk bëri një akt, por thjesht dha një shenjë, domethënëse sigurisht, por ama vetëm një shenjë. Tentativa për ta shndërruar këtë shenjë në një simbol të moralit politik, është një medalje që nuk rri dot e varur në xhaketën e Edi Ramës. Për më tepër kur Rama kërkon ta servirë ndarjen me Doshin si virtyt të politikës së tij dhe mëkat të kundërshtarëve politikë që e sulmojnë atë. Këtu tejkalohet e drejta dhe diskursi është shumë afër abuzimit me të vërtetën.
Edi Rama nuk ka ndërmarrë ende asnjë aksion të qartë politik për të bërë atë çka thuhej si në deklaratën e ambasadës së SHBA, ashtu edhe në atë të BE: ndarjen e politikës nga krimi. Madje po ta shikosh me kujdes, Rama nuk e ka përjashtuar Tom Doshin nga grupi socialist, por i “ka dhënë atij lirinë të çlirohet nga kontrata që ai ka me Partinë Socialiste”. Një eufemizëm që dëshmon se jemi afër shenjës dhe shumë larg nga akti. Madje nuk është çudi që ky eufemizëm ta ketë nxitur ambasadën e SHBA të vërë pikat mbi “i”, duke e orientuar këtë ngjarje drejt asaj për të cilën ka nevojë jetike shoqëria shqiptare e që kryeministri i ka duart e lidhura e gojën e mbyllur për ta shprehur, ndarjen e politikës nga krimi. Prandaj deklarata e ambasadës ishte shumë më e ashpër sesa fjalimi i kryeministrit, ajo duket sikur e zhvendos atë gati me forcë në një tjetër pozicion tashmë, ku në të ardhmen e afërt do t’i duhet të veprojë. Atëherë do të shohim nëse do të kemi akte.
Deri tani, Edi Rama ka bërë ndarje me individin dhe jo me fenomenin. Nëse do e shohim Tom Doshin si parabolën e heroit që një ditë gdhihet tradhtar, duhet thënë se si të tillë, atë e ndërtoi Edi Rama, nuk e gjeti në mes nesh. Dhe për këtë, nuk mund të bëjë përgjegjës askënd tjetër veç sistemit të tij për të qëndruar dhe bërë përpara në politikë. Toma ishte njeriu me të cilin Rama krenohej, ndërsa sot po e paraqet si anën më të errët të historisë së tij. Nëse veprohet me një logjikë të tillë të larjes së duarve apo të lënies së kopilit në derën e kundërshtarit dhe të mosmarrjes së përgjegjësive, atëherë rasti Doshi është pasojë e prishjes së paktit mes “dy shokëve” dhe jo e ndonjë fryme të re.
Dëshmia e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, përbën skandal në kontekstin e mësipërm. Rast unikal në botë, kur një ministër, për më tepër ai i rendit, pret në zyrën e tij një të dyshuar për vrasës me pagesë, e dëgjon, bën muhabet me të dhe në fund bie dakord ta lërë me kaq këtë punë, meqë i dyshuari për vrasës nuk ka qejf të bëjë denoncim pasi nuk ka besim tek shteti që përfaqëson ministri. Pastaj, kur ministri dhe shefi i tij prishen me Tom Doshin dhe ky u plas skandalin e vrasjeve me pagesë, ministri jep urdhër që atë që e ka pritur në zyrë dhe e ka qerasur me kafe, ta arrestojnë sepse i duhet një dëshmi që akuzat e Doshit janë të sajuara. Kur Doshi ishte me ne, çështja duhej mbajtur në heshtje, tani që ka dalë kundra duhet hapur luftë. Kjo mund të ndodhë vetëm me një qeveri, më e pakta e papjekur dhe më e shumta e përfshirë edhe vetë me botën e krimit. Heshtja e gjatë ndaj kësaj ngjarjeje dhe bërja publike vetëm kur deputeti i Shkodrës doli publikisht kundër kryeministrit, ilustron tezën se ndarja me Doshin lidhet me individin dhe jo me fenomenin. Shumë shpejt për të bërë politikë e për të marrë medaljen e dekriminalizimit.
Projektimi i asaj çka ndodhi në mbledhjen e grupit të PS të hënën si një betejë parimore e kryeministrit, rrezikon të errësojë edhe atë shenjë të mirë, sado të vogël, që prodhoi ndarja Rama- Doshi. Aq më shumë kur me të bëhet edhe politikë në kurriz të kundërshtarit (njerëzit e Ramës tani akuzojnë PD se po mbron Doshin). Të gjithë e dinë se drejtuesit e mazhorancës nuk kanë thënë asnjë fjalë deri më sot, ndonëse, siç deklaroi një zëdhënës i ambasadës së SHBA, prej shumë vitesh ata janë vënë në dijeni për rastin Doshi. Për sa kohë që deputeti i Shkodrës u mbushte hambarin e votave dhe thesin e fushatës, ai ishte pjesë e tyre. Nuk kanë thënë asnjë fjalë edhe për akuzat që janë ngritur në Kuvend për të tjerë deputetë me rekorde kriminale. Nuk kanë folur as Rama dhe as Meta, madje as ata pranë tyre, se kanë qenë këta të dy që në kohën kur kërkonin të shfrytëzonin politikisht Tom Doshin, e këmbenin favorin me të mirat publike, duke privatizuar “Profarmën”, “Ajkën”, apo duke i dhënë leje ndërtimi. Një mentalitet i njohur ky që ka shoqëruar thuajse të gjithë qeverisjen që Edi Rama i ka bërë Tiranës dhe veçanërisht në kohë fushatash elektorale. Kryeministri Rama ia ka lejuar vetes të kompensojë favorin e dikujt me të mirat e të gjithë shoqërisë, prandaj nuk mund të hiqet sot si e mira që po lufton të keqen. Të paktën të qëndrojë tek përpjekja për t’u ndarë prej saj.
Askush nuk mund të vërë bast sot se çfarë do të kishte ndodhur me Tom Doshin nëse nuk do të dilte hapur kundër kryeministrit. Me siguri tani do t’i kërkohej të shkonte të fitonte vota në Shkodër. Por ajo që mund të vihet si bast i sigurt është se Edi Rama me ndarjen nga Tom Doshi nuk shënoi një akt, por vizatoi një shenjë, e cila mund të fshihet shpejt nëse do ta keqpërdorë për një përfitim të ngushtë politik.
"Mapo"
Comments
C'eshte kjo tjerrje llafesh
C'eshte kjo tjerrje llafesh mor Shkullak?
C'e keni kete mani per te pare tek Rama pjesen "bosh" (qe eshte me e vogel se gjysma) dhe tek Berisha pjesen "plot" qe eshte edhe ajo me pak se gjusma? Si shpjegohet qe thoni gjithmone "mire, mire ... por"? C'eshte kjo cmire pa mbarim per kete njeri, qe po "le lesht" per tu treguar shqiptareve se si mund te qeveriset ne menyre moderne, me aq sa eshte e mundur kjo gje ne Shqiperi. Ai njeri eshte, nuk eshte perendi. Ka defektet e veta, qe ti ndoshta ja di me mire, se te jane kryqezuar here pas here rruget, por punon si askush me pare. C'fare ju ka bere (ose s'ju ka bere) Rama qe e urreni kaq shume, dhe c'ju ka bere Berisha qe doni si "baba"?
Sipas teje, si intelektual qe je, kush do ta bente me mire, sot qe flasim, punen e Kryeminstrit? Jam i sigurte qe menjehere mendja te shkon tek Doktori. C'fare ilaci ju ka dhene xhanem, qe ju terheq keshtu pas vetes per hunde?
Ju qofshi!
Shkullaku eshte zeri i te
Shkullaku eshte zeri i te vertetes,gazetar i pavarur dhe njeri me principe.
Nje shembull...kur gazetari i tij hengri koqen e plumbit ne 21 janar,ky menjehere organizoi mbrojtjen e tij publike,dhe si perfundim pas asaj mbrojtje TITANIKE,gazetari Fatos Mahmutaj.... u arratis per Belgjike...hahahahaha.
Shkullaku shkruan si gjithnje
Shkullaku shkruan si gjithnje me "bisht" nga prapa. Mire, mire por... Po kjo logjike eshte e pafund dhe natyrshem qe "mire" absolute nuk ka pasur e nuk do te kete. Eshte mire per momentin por do te duhet dicka me shume per te ardhmen. Ore cfare gazetari eshte ky ose ndonje tjetre, qe nuk asnje qime ne koke, qe e heqin veten se jane mbi te gjithe nga aftesia, dine me shume se kryministri, se kushdo politikan? Ketyre u ka hyre vetje ne qejf dhe meqe vetem tjerrin llafe e quajne te lehte te drejtosh, te udheheqesh. Aq me teper ne nje vend si i yni, qe ka shume probleme ,sidomos ekonomike dhe qe do te duhet shume kohe te arrij nje nivel te tille ku te kerkohet idealja. Psh Rama e quajti me te mire Tomen ne Malesine e Madhe dhe e perkrahu per t'u bere deputet. Keq beri? Une them jo! Ne rruge e siper Toma, per te cilin une mendoj se eshte me teper nje viktime e njerezve te keqij pa thene epitet tjeter, gaboi dh vazhdon te gaboje. Cfare do te duhet te bente Rama? Meqe e zgjodhi vete duhet ta mbante nen sqetull nga frika se do kishte Shkullak qe do t'i thoshte se e le dobicin ne dere. Nuk funksionojne keshtu gjeret. Edhe perpejekjen e Ministrit te Brendshem per te arritur nje konsensus me cdo mjet per t'i shkuar ceshtejes deri ne fund, tani konsiderohet e gabuar. Nik priten drute me nje te rene te sopates. Dhe jo cdo gje qe ne fillim o burra ne gjyq, o burra ne prokurore. Eshet mese e natyrshme qe te behen me perpara perpjekje per ta sqaruar sepse cafre fiton Toma dhe opinioni qe ky (Toma) e berei publike me pike e presje se si e qysh kishin pire kafe e ngrene dreka e darke, cfare muhabeti kishin bere etj, etj? Jam i bindur qe do te dale nje flluske sapuni. Po, ka nje perfitim opozita. Gjeti nje front te ri pune per te bere protesta, sepse ato qe ka artikuluar e bere deri tani kane dale pa gje. Nje opozite qe pret tí dali zogu ne shteg per te gjetur pune. Kete te shikoj Shkullaku, jo te tjre fjale pa fund.
Kryeministri shqiptar i
Kryeministri shqiptar i perfolur per shume afera te dyshimta gjate karrieres se tij.... thote Shkullaku. Ne dime se vetem per Edi Ramen deri me sot nuk ka asnje afere, perndryshe Berisha do t'i ishte qepur si Skenderbeu turqve per t'ja pare perseri pallen, si ne plazhet e Frances.
Po mire mo Shkullak, kur nuk e ndjek as ti Klanin, qe punon atje, cfare shpreson nga shqiptaret qe shumica e kane hequr fare nga TV-te e tyre. Po a e degjove Ramen me Fevzon. Ka ikur koha tha kur kyeministri mbron deputetet e pefshire ne afera. Edhe per ata dy deputetet qe e ben per uje te ftohte Strazon, e degjove si tha. Te shkojne te perballen me drejtesine dhe te meritojne denimin qe do t'i jap ajo. Iku koha e Berishes, qe kur ndalohet nje simpatizant i PD , ne nje skaj te vendit, del kryetari i PD-se dhe thote se pushteti po hakmerret me njerezit e "ndershem" te saj.
Mese fundi o Shkullak,edhe ne Shqiperi po fryn era e demokracise. Sigurisht me 25 vjet vonese, por po ndihet liria. Se para dy vjetesh, ne nuk guxonim ta shanim as Berishen, as PD-ne. Sepse fluturonim nga puna. Pyet mesuesit te bindesh.
E ke qendisur Billy! :)
Add new comment