"Sekretet” e Doshit dhe përdorimi i shantazhit si atout në politikë

Postuar në 01 Mars, 2015 05:25
Mustafa Nano

Koha pas 23 qershorit 2013 do të duhej të ishte koha e Tom Doshit, ngaqë ka dhënë përshtypjen se të gjitha i bënte, ashtu si dhe kolegët e tij socialistë, për të bërë të mundur të vinte ajo ditë. Por jo, s’paska qenë e thënë. Nuk është koha e tij. U bë kohë që është marrë vesh se nuk është koha e tij. Është vetë Toma që ka demonstruar qysh herët (gjithnjë pas 23 qershorit) se jeton mes një parehatie. Askush nuk e di se çfarë ka. Ose le të themi që mund të ketë njerëz që e dinë, por ai vetë nuk ka shpjeguar ndonjë gjë. Tani, diçka ka lënë të kuptohet, pasi ka pickuar tek-tuk, ka përmendur emra, mes të cilëve edhe atë të drejtoreshës së Tatimeve, ka shprehur pakënaqësi për ministrat që nuk ia hapin telefonin e për Kryeministrin që nuk e ka begenisur, por këto gjëra, nga mënyra se si i ka thënë, nuk ia justifikojnë sëkëlldinë. Për më tepër, lënë vend për shpjegime që nuk e nderojnë Tomën.

Por asëll-asëll, ende nuk e kemi të qartë situatën. E ndoshta nuk kemi për ta pasur të qartë asnjëherë. Personalisht, as që do të doja t’i merrja vesh motivet e shpërthimit të Doshit kundër Ramës, pasi jam i prirë të besoj, madje të vë dorën në zjarr, që motivet e karfosjes janë banale, pasi e tillë, banale, ka qenë dhe është marrëveshja mes të dyve në bashkëpunimin që kanë pasur. E në këtë kuptim, nuk kam as kureshtjen më të vogël në pritje të ditës, kur Toma do të zbrazet kundër Ramës. Veçse Toma duhet ta dijë se nuk na befason dot. Në të gjitha rastet do të thotë gjëra që ne, edhe pse s’i dimë, i marrim me mend. Kush është ai shqiptar që e paska ende aftësinë për t’u tronditur? Kanë ndodhur aq shumë gjëra të rënda në këtë vend, sa neve na është bërë lëkura shollë. Pastaj, duhet të jemi të sigurt se dita apo ora, kur Toma do të zbrazet, nuk ka për të ardhur kurrë. Toma, dëgjomëni mua, nuk ka për t’u zbrazur!

Ai u kap nga kamerat, teksa bënte ca gjeste të çuditshme me duar në drejtim të Kryeministrit. Disa që pretendojnë se e njohin mirë gjuhën e trupit të Tomës, janë të sigurt se me atë lëvizje të prerë të dorës vertikalisht poshtë, me pëllëmbën e kthyer nga vetja, ka dashur t’i thotë Kryeministrit se “kam për të të shqepur në dru”. Të ketë pasur këtë gjë në mendje, vallë? Me atë lëvizjen tjetër të dorës, të cilën ne të tjerët e bëjmë për t’i thënë dikujt në formë pohuese a pyetëse se “ka dalë mendsh”, Toma ka dashur t’i thotë Kryeministrit se “ka për ta bërë Toma që t’i ikë truri”. Dhe me sy shihte nga një bllok, që e mbante në të majtë, duke lënë të kuptohet se të gjitha aty i kish, në bllok. Por këtë mesazh të fundit nuk është se e la të maskuar pas gjestesh vuve. Përkundrazi, doli para gazetarëve që prisnin te porta e Kuvendit, dhe në thelb deklaroi, më saktë deklamoi, se “kish shumë gjëra të rëndësishme për të thënë lidhur me Ramën, dhe se po të hapte gojën, do të tronditej dynjaja”. Ekziston ideja se opinioni publik apo edhe ne që e përfaqësojmë, a i japim zë këtij opinioni (ashtu si e përfaqësojmë dhe aq zë sa i japim), duhet të ushtrojmë presion që Toma ta hapë gojën.

Unë e thashë se jam i sigurt që Tom Doshi nuk ka për ta hapur gojën. Nëse ka gjëra për të thënë, kuptohet. Se nuk duhet përjashtuar rasti që të ketë bërë një bluff. Nëse dikush do marrë përsipër të bëjë një peticion drejtuar Tomës, ku këtij të fundit t’i bëhet lutja që ta hapë thesin, unë do ta nënshkruaja ndër të parët. Jo nga kureshtja për të marrë vesh sekretet e Tomës, por nga dëshira për të mos jetuar mes sëkëlldisë së shkaktuar prej një shantazhisti. Dhe është pikërisht kjo që ka ndodhur këto dy ditë. Nuk janë sekretet e hamendësuara të Tomës që të shqetësojnë. Përkundrazi, të shqetëson ideja se dikush është i sigurt se mund ta shantazhojë Kryeministrin e vendit. Vini re: nuk është dikush që denoncon. Këtë rast ku ta gjenim! Është dikush që kërcënon se do të denoncojë. Këtë rast duhet ta refuzojmë me neveri. Denoncuesit janë të mirëpritur, por nuk duhet të lejojmë të na e bëjnë jetën makth lloj-lloj shantazhistësh. Prandaj, Tom Doshi ia ka borxh publikut që të flasë. Në mos, do të bënte mirë të mos e hapte më gojën. E nëse Tom Doshi vijon të flasë në të njëjtën mënyrë, duke bërë shantazh, do të ftoja kolegët e mi të mos ia vinin më mikrofonin te goja. E në këtë pikë, do të ftoja kolegët e Tomës, gjithashtu, të mos na hapnin barkun me tezën se “kjo e Tomës, është përveç të tjerash, provë e demokracisë së brendshme në PS” (!!!). Demokraci e leshit!

Por në këtë mes, ka diçka tjetër për t’u bërë. E kish thënë Mero Baze në një artikull që kish shkruar pardje në të nxehtë, teksa nënvizonte mesazhin se “Kryeministri duhet të dëshmojë se është i pashantazhueshëm, e duhet të tregojë vendosmëri të bëjë betejë kundër shantazhit politik”. Unë këtu do të shtoja. Nuk ka rëndësi se çfarë meraqesh mund të ketë Kryeministri në rrethanat që Toma do të çalltisë të zbrazet mirë e mirë. Nuk e përjashtoj që të ketë meraqe të tilla. Por sido që të jetë puna, pafuqia e një Kryeministri për t’i thënë “jo” një shantazhi apo gatishmëria për të jetuar mes shantazhit, e turpëron atë dhe ia lidh duar e këmbë, më shumë se çdo gjë e ndyrë që mund të ketë bërë. E nëse ai nuk e sheh kështu, është opinioni publik që ka nevojë ta shohë kështu. Është opinioni publik që e ka më të ngjërueshëm një kryeministër që ka bërë ndonjë zullum, e që këtë zullum ia denoncojnë, sesa një kryeministër që ndodhet gjithë kohën nën shantazh. Unë vetë, ndonëse e di se zullumi e shantazhi lidhen me njëri-tjetrin, preferoj një kryeministër zullumqar përpara një kryeministri të shantazhueshëm. Për aq sa këta dy lloje kryeministrash mund të ndahen e për aq kohë sa nuk kam një opsion të tretë.

Me këtë dua të them se është Rama që duhet ta inkurajojë Tom Doshin të hapë gojën, e të thotë çfarë ka për të thënë. Në mos, të marrë një vendim politik për t’u ndarë nga Tom Doshi njëherë e mirë. E nga të gjithë ata që kërkojnë ta ngrenë mbi shantazhin karrierën e tyre politike.
"Shqip"

Comments

Submitted by Vazhdimesia si ... (not verified) on

Mos, Mustafa...

Ne ishim duke pritur qe te ofroje ndonje lloj tehollesimi, te asaj qe shprehe dikur, dmth per "Bashkimin e Te Qelbetave"

kunder "Te Qelburit te Madh", dmth se si vete puna e ndarjeve te gjese se gjalle dhe mallit ne Republiken e Feudeve,

dhe aty te shtoje se cili eshte halli i vertete i Dosheve dhe i Doçeve, dmth tu kerkoje Tahireve dhe Pa-hireve

ta hapnin gojen e te thoshin emrin e atij deputeteit qe futi te ndejkurin prej policise per droge ne Lazaratin e Veriut,

dhe te tjera e te tjera...

kur, Mustafai, vertete qytetar i shqtesuar per nikoqirjen e atdheut e shoqerise se sorme shqyptare,

ofron variant tjeter te qelbesirlleqeve ne pushtet: "Me mire kryeminister zullumqar se nje kryeminister te shantazhueshem"!

Në komoditet anonimi, ne dijeni te kuratorit te listes, besoj, ne te kunderten: Me mire nje kryeminister

i shantazhueshem.

Se, me kete rast kemi rastin te pyesim: cilat jane rastet/shembellimet, mes atyre shqiptareve qe kane pasur

fat te ulen ne karriken mbi qafat e drobitura te shqiptareve? Kane qene zullumqare apo te (pa)shantazhueshem?...

Kam frike se ...

Submitted by Xhib Gazepi (not verified) on

Zoti Nano,

Ne nje shoqeri ideale, ju keni te drejte. Ndersa ne kete rast gabohesh, ne rastin me te mire, per te mos thene se i ben sherbimin e rradhes Kryeministrit.

Problemi eshte se te dy, Toma dhe Kryeministri jane ne nje stan dhe kane disa vite qe punojne se bashku. Bashk per te ardhur ne pushtet, bashk edhe ne pune te tjera qe Toma i di shume mire.  Toma ben shantazh, sepse ai vjen nga bota e shantazhit, se bashku me shume te tjere ne Partine Socialiste, se bashku eshte me Kryeministrin e vendit. Ata, Rama me shoke, nuk dine gjuhe tjeter pervec shantazhit.

Sepse:

Ilir Meta eshte kryeshantazhuesi, ose "King Maker"-i i qeverive shqiptare. Kameleon i paskrupullt, bleres votash, me lidhje te fuqishme ne boten e krimit, ashtu si shume e shume politikan te tjere shqiptar. Ndersa Toma perfaqson kategorine e te forteve si Arben Frroku, qe eshte aty ku eshte vetem per kete cilesi, si burre nderi, me kode te percaktuara mire. Toma nuk eshte si kategoria e Koco Kokedhimes, Sadri Abazit, Ilir Metes dhe shume te tjereve, qe dine te bejne pazare te ndyra, dine te lepijne ate qe kane peshtyre, jane totalisht te pandjeshem per ceshtje morali njerezor, jane te zhyer deri ne gryke me krime dhe mekate. Ai eshte tjeter kategori, dmth ne kodin e tij si burre nderi eshte fjala, eshte ruajtja e miqesise, e beses, disa cilesi keto qe nuk shkojne aspak me cilesite e politikanit shqiptar.

Megjithate, une mendoj se Kryeministri do te bej kompromisin, dhe Toma do te marre ate qe kerkon. Ine do te ve nje bast te madh: Nese Kryeministri do tentoj ta perjashtoj Tom Doshin nga grupi parlamentar, Edi Rama i ka vertet punet pisk.

Toma eshte "burre", gjithmone sipas kategorise tipike te "burrave" shqiptar. Nuk mendoj se do te ngopet me lugen bosh.

Ndersa ne duhet te qajme hallin tone se ne dore te kujt kemi ra: ik nga PD dhe Berisha, dhe bjer ne dore te mafiozeve si Meta, Kokedhima, Abazi.

Kjo do te gjej o Mustafa Nano kur mblidhen bashk qelbesirat!

Hajt, tungjatjeta!

Submitted by Epiroti (not verified) on

Muci, ke pershkruar shume mire gjendje psiqike te Tome Kodoshit. Nje laper (sic i thone shkodranet)  qe e ka vendin midis ujqerve dhe jo me njerezit.

Submitted by Anonim-oshee (not verified) on

Kot me te pyt Muco, po ti mund te konsiderohesh inshantazhueshem nga pushteti meqe djalin e ke drejtor ne oshee Tirane? Apo djali eshte manaxher famoz e te le ne hije ty? Thjesht kuriozitet...

Submitted by Albi_I (not verified) on

Rames nuk ju be vone kur beri koalicion me Meten, e jo me ti behet vone nese duket i shantazhueshem nga Toma. 50% e shqiptareve rrezik nuk e dine ca do te thote fjala "shantazh".

Rama me Tomrat e Sterkajt ruajti partine ne 2009 dhe me pas morri dhe Meten qe te vinte ne pushtet. Keshtu qe o Muc keto patetizmat per moralin e Rames na i kurse te lutem.

Submitted by Bard C. (not verified) on

Mustafai na ofron te zgjedhim mes nje kryeministri te korruptuar dhe nje kryeministri te shantazhueshem, duke mos kuptuar qe ne thelb eshte e njejta gje: Nje kryeminister i korruptuar eshte i shantazhueshem, dhe nje kryeminister i shantazhueshem eshte i tille pikerisht sepse eshte i korruptuar. Mesa duket Nano akoma nuk do t'ia pohoje vetes qe Rama eshte i korruptuar, e per pasoje, i shantazhueshem. Mesa duket Nano nuk do te kuptoje qe doktrina e tij eshte nje deshtim i zgjatur, nje kapitullim intelektual: qe Koalicioni i Qelbesirave largoi Berishen, por po instalon Berishizmin ne kupolen e shtetit, kesaj radhe sipas nje menyre me te sofistikuar, me cinike, me te pashprese. Te pakten Berisha nuk i kishte 85 vota per te bere si i do bytha me institucionet. Koalicioni i Qelbesirave i ka, dhe qelbesirlleku eshte vetem ne fazen e vet fillestare. Prit se s'keni pare gje akoma...

Submitted by Arben (not verified) on

Kam nje pershtypje tjeter se mos eshte Loje e Rames Metes dhe Doshit (nen-tavoline)  per te terhequr Vemendjen e Opinionit Publik nga Kriza Ekonomike dhe ndryshimet ne Qeveri qe te kalojne pa u vene re  dhe per te shperqendruar Opoziten........

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.