Akrobacitë e ambasadorit: E drejta e Parlamentit, por duhet konsensus

Postuar në 29 Korrik, 2020 14:26

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca është shprehur sot ndër të tjera përmes një intervista në gazetën “Panorama” se:

…është e drejta e Parlamentit Shqiptar të diskutojë ndryshimet e mundshme në Kushtetutë, duke respektuar plotësisht vetë Kushtetutën. Në të njëjtën kohë, kur bëhet fjalë për çështje veçanërisht të rëndësishme, siç janë dispozitat zgjedhore, diskutime të tilla duhet të zhvillohen në mënyrën më të gjerë dhe gjithëpërfshirëse të mundshme, si dhe mbi bazën e një konsensusi të gjerë dhe të standardeve më të mira të zbatueshme. Fryma e marrëveshjes së 5 qershorit. Prandaj, besoj se çdo ndryshim kushtetues duhet të diskutohet me kujdes me të gjitha forcat politike, përmes një dialogu gjithëpërfshirës, përfshirë shoqërinë civile

Ky është një apel ndaj shumicës duke i dhënë zë kërkesave të opozitës jashtëparlamentare. Në parim nuk është gjë e keqe, as e dëmshme të kërkosh konsensus, por po kaq formalisht parimor është edhe qëndrimi i kryeministrit kur thotë se Parlamenti ka të drejtë të ndryshojë Kushtetutën.

Vetë fakti se Kushtetuat ndryshohet me shumicë të cilësuar, sikurse Kodet e ndryshme, implikon logjikën e një konsensusi të gjerë si parakusht për kalimin e ndryshimeve të rëndësishme, konsensus që supozohet se arrihet përmes kryqëzimit të votës parlamentare te shumicat e cilësuara.

Cila logjikë, apo cila pozitë i sugjeron këti ambasadori sot të apelojë për konsensus jashtëparlamentar për Kushtetutën? D.m.th si mund të mbrohet një qëndrim i tillë, që ndoshta është i kuptueshëm te konsensusi për reformën zgjedhore, që sërish kërkohet të arrihet mes tri forcave kryesore. Pra interesat e pjesës tjetër të shoqërisë që mund të ketë kërkesë për ndryshim politik as përfillen, teksa kuadri legjislativ mbahet i modifikuar në mënyrë të tillë që të mos ketë “aksidente”.

Nga ana tjetër, mbi cilat premisa morale flet ky zotëri sot kur deri më dje, fliste në emër të ligjti, demokracisë dhe kushtetutës, kur opozita bojkotonte zgjedhjet pikërisht sepse sipas saj garanci për to nuk kishte. Arrestimet e tanishme në kuadër të hetimeve për dosjen e Durrësit legjitimojnë bojkotin e djeshëm, por jo pozicionet e këtij ambasadori që duhet të kuptojë se është bërë tërësisht qesharak dhe përmbi të gjitha vështirë se ka më edhe aq autoritet sa të paktën të dëgjohet me respekt dhe pa zhurmë.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po-po.pas rekomandimeve me gisht, (ndryshe u ndrprene kredite), parlamenti shqiptar eshte i lire te votoje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.