Nga ‘nuk keni parë asgjë akoma’, te ‘të zinjtë ne ç’po na shohin sytë’

Postuar në 12 Janar, 2015 04:08
Alfred Lela

Një nga soundbite-st e preferuara të medias prodhuar nga verbi gjithmonë larysh e përherë e më diarreik i kryeministrit Edi Rama ishte fraza e fillimit fare ‘nuk keni parë asgjë akoma’. Përbënte kulmin e një debati parlamentar kur opozita largohej dhe Rama lëshonte predhën e shkujdesjes së tij mitike kundër ikanakëve.

Nëse debati mund të vazhdojë rreth asaj se, a kishte ndërmend dhunën kryeministri apo po fliste simbolikisht, nuk mund të anashkalosh faktet se opozita është gjendur vazhdimisht në një cep të ringut e grushtuar dhe shtyrë nga një mazhorancë agresive. E stërmadhe, e errët, e uritur, egërshane, konturet e saj, nëse flasim me gjuhën dhe personazhet e botës së boksit, i ngjante Mike Tyson-it. Një mazhorancë që nëse nuk fiton ose kupton se nuk po i shkon asaj një dyluftim, të kafshon veshin.

Një raund dhune dhe kurthesh i këtij dyluftimi pozitë-opozitë, një që përcaktoi edhe bojkotin e pakicës ndaj parlamentit, ishte tashmë i famshmi episod i dy deputetëve të majtë tek grushtonin një deputet të djathtë. Pak pasi ky i fundi kish denoncuar, pa përmendur emra megjithatë, personazhet me të kaluar kriminale, pjesëtarë të trupës parlamentare socialiste.

Pamjet janë tashmë publike dhe të vjetra, por thelbi i tyre shërbente edhe frymën e një mazhorance e cila, duhet thënë, është e pështjelluar me veten qoftë edhe nga moskuptimi i statusit të vet. Ku fillojnë socialistët e ku lsi-stët, e ndërmjet të parëve ç’duan disa personazhe me të kaluar qartësisht të dyshimtë? Një pjesë e socialistëve, edhe pse nuk i thotë publikisht, ia bën vetes këto pyetje, ose edhe tryezave të vogla ku i kap hera e një bisede intime.

Është folur dhe shkruar shumë e gjatë për episodin e dhunshëm në parlament. Për implikimet e tij më pak. Aspak për psikologjinë që krijojnë pamje të tilla në segmente të ndryshme të shoqërisë. Pamë së fundmi një apendiks, një dalje, një pasojë të atyre akteve dhe asaj gjuhe të filmuar në korridoret e Parlamentit të Shqipërisë. Në formën e një kërcënimi që një eksponent i malavitës shqiptare përmes një deputeteje i dërgonte shefit të opozitës, Lulzim Basha.

Para se ta kalojmë me një shkujdesje apo me një ‘hajt se nuk u bë qameti’ rastin në fjalë, le të ndalemi pak te statusi i Bashës. Ai është kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe shef i opozitës, ish –ministër i Brendshëm dhe i Jashtëm dhe, nëse flasim me terma të së ardhmes, kryeministri në hije i Shqipërisë. Të gjitha këto e bëjnë atë njeriun e dytë më të fuqishëm në Shqipëri.

Kur guximi, edhe i një të forti e kokëshkreti si Emiljano Shullazi, ngrihet aq lart deri te ‘më dil të dal’ me z. Basha, pyetja që mund të bëhet është: po ne të tjerëve? Gazetarëve, policëve, apo thjesht njerëzve që shkojnë në punë të vet, që nuk duan të kenë të bëjnë me të fortët e Shqipërisë përveçse kur i përball me ta cilësia e detyrës, dhe në çdo rast besojnë se shteti tek i cili paguajnë taksa dhe besim do t’i mbrojë?

Si erdhëm deri këtu? Më shumë se gjithçka ka të bëjë me frymën që pushteti aktual ka ngjizur në shoqëri. Ajo frymë që fillon që nga ‘nuk keni para asgjë akoma’ të kryeministrit, e deri te dhuna në hollet e Parlamentit. Mes deputetëve, jo rojeve të institucionit. Sigurisht, edhe te vrasja mafioze dhe demonstrative e Artan Santos. Apo ekzekutimi nga një enfant terrible i pushtetit, djali i një deputeteje, i katër vetëve në një lokal nate. Patjetër edhe te lufta mes bandave, nga rruga e Kavajës te rruga nacionale, apo nga ‘veprimet e mosveprimet’ e policisë pas kësaj përplasjeje të armatosur.

Me tre lapsa bojallinj në thile të xhaketës, krenar për gjetjen, kryeministri i vendit na është nisur për në Francë në respekt të kozmopolitizmit dhe në përbetim kundër terrorizmit. Paskërka patur të drejtë: nuk kishim parë asgjë akoma.

MAPO

Comments

Submitted by Stefan H (not verified) on

Ore c'beni ju, doni ta beni mizen buall. Shulazi kercenoi nga kofidenca qe ka pasur me nje parti qe e vinte te prishte mitingjet e te tjereve dhe me sa duket ai di gjera qe Bashes i djegin. Edhe kete nuk e kuptoni? Arti i hajduteve qe akuzojne te tjeret si hajdute duket teper i perfeksionuar.

Perse i jepni nje shpjegime te tille thenies se Rames "nuk keni pare asgje akoma" ? Rama gjeti nje vend te qeverisur nga partia-shtet, gjysem hibrin. Dhe mesazhi i tij ishte figurativ, ne kontekstin e krijimit te nje shteti ligjor.  Dhe nga krijimi i nje shteti ligjor vertet do vinte ajo qe ndodhi, prerja e burimit te pares se zeze te droges, rrezimi i objekteve te ndertuara ne territore buze detit ne kundershtim me ligjin dhe masa te tjera drastike. E kush thoni ju se i kishte ne dore keto dy burime te fuqishme te ardhurash? Gjithe klientet e PD. A ka gje qe i dhemb me shume dhunuesve qe kishin kthyer shqiperine ne ciflig te tyre?  Prandaj te mbeshtetesh teza te tilla se Rama dashka te frikesoje kundershtaret nuk eshte vecse nje spekullim. Madje deshira e atyre qe e kane votuar eshte qe te veproje forca e ligjit dhe Edi Rama eshte mjaft larg nga "expectation" (cfare do te pritej nga ai) e votuesve te tij. Ende nuk jane vene para ligjit ata qe vrane demostrues paqesore. As regjimi socialist nuk kishte bere te tilla spektakle force ndaj popullit sikurse beri Berisha. Mos valle Rama ka djegur ndonje gazete sikurse Berisha? Mos vallle ka zhdukur Rama ndonje kundershtar politik ashtu sic Berisha qe e ktheu ne profesion eleminimin e kundershtareve? Apo rrenuar nga themelet gjithe medien kundershtare? Mos valle Rama i ka thene prokurorit te pergjithshem dhe presidentit Ruspije? Mos valle Rama ka perdorur ndonje theror sic perdori Berisha ne Shkoder per te marre pushtetin nga PS (Arben Boci) ?

Prandaj apologjetet e se keqes bejne me mire te heshtin se sa te shkruajne marrezira per presion ndaj opozites. Madje edhe ne parlamentin e sotem shprehja e fameshme model Xhosefine "do te nxjerr prej zhelesh perjashta" ka gjetur pergjigje krejt te kundert, qe e lejon Berishen te flase sa te doje pavaresisht nga plehu  qe nxjerr nga goja duke irrituar gjithe ata qe e degjojne edhe pse me mungese te nje logjike politike. Me se pari eksponetet e  PD dhe apologjetet e tyre duhet te medojne se si te komunikojne me njerezit dhe ne vend te rrugacerise politike te adoptojne nje fjalor politik dhe te luftojne ne kuader te nje terminologjie politike, te mesohen me nje parlament normal ashtu si parlamentet e tjera ne Europe. Kurse Ps i mjafton qe te shkarkohet nga ndonje kokenxehte sporadik (qe nuk mund ti atribohet Rames) ashtu si nje peme e fuqishme i hiqen gjethet me semundje dhe prodhimi i saj do jete pikerisht ajo qe desheron poppulli.

Submitted by Vezhgues (not verified) on

Servilizimi per disa eshte detyre mbi detyra!! Shkullakut pershembull i plagosen gazetarin ne 21 janar e  kercenuan per ta zhdukur dhe ky pisi nuk  nxorri gjysem zeri per ta mbrojtur! Servilizmi gazetaresk shume mire mund te krahasohet me ate gjene e bardhe qe behet ne cep te buzes pasi kalon shkretetiren i etur,te neveriteshem.

Submitted by Vezhgues (not verified) on

Kur artikujt ndertohen me propagande jane te pavlere,ky eshte i dyti mbas atij te Shkullakut.

Por nga keto shkrime te bie ne sy qe jo vetem opozita vete-viktimizuese eshte pa ide,kjo opozite qe deri dje te fuste plumbin ne rreze te kokes apo qe deri dje Shullazit i jepte makinen e kuvendit,qe e lironte para zgjedhjeve qe te prishte mbledhjet e PS-se,apo qe digjte makinat e gazetareve(rasti Bazes),apo qe rrihte gazetaret me horrat si Brecani qe i kishte bere drejtore, apo qe detyronte gazetaret te merrnin arratine pasi dhe i plagosi si ne  21 janar (Fatos Mahmutaj gazetar i Abc-se,) apo qe disa te tjere i beri puciste ...por ama pa ide jane dhe servilet si Alfredi,qe deri dje pa pike turpi i benin avokatin mbrojtes te gjithe ketyre "te zezave" dhe tani ben si shqetesuar per gazetaret,ketu po mund te thuash,te zinjte demokrate c'po u shohin syte.

Submitted by Licovuni (not verified) on

Lela tregohet shume i padrejte dhe spekulativ. U ben qejfin ustallareve me loje fjalesh. Por Nuk keniu pare akoma do te thote se sapo ka nisur qeverisja dhe ju thoni se nuk po mbahen premtimet. Normal eshte qe te thuash se ende s'keni pare gje, ku dilini te mbajtja e premtive qe sigurisht duan nje periudhe te plote qeverisje.

Submitted by Blendi (not verified) on

z. Nano Qe faqja juaj mund e duhet te behet nje shesh ku te perplasen mendime te lira jo vetem qe e kuptoj por edhe e pershendes. Kete gje me duket kerkonit edhe ne nje artikuj tuajin ku "ankoheshit" qe komentuesit me shume merreshin me ofendimin e autorit se sa me idete e artikullit te tij.  Por kushti paraprak eshte, qe autori te kete mendime. Keto qe shkruan z. Lela jane propagande pa piken e llogjikes, me te cilin nuk ia vlen te merresh as nga idete as nga forma. Ne kete sens ky artikull nuk prodhon debat idesh.

Submitted by Lapraka (not verified) on

Propagande propagande propagande! Shkrim pa fakte...sa poshte ka rene Lela,dikur shkruante bukur edhe kur ja fuste kot.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.