Sa u është rritur shqiptarëve barra fiskale?

Postuar në 06 Janar, 2015 03:52
Eduard Zaloshnja

Një nga kritikat më të forta që po i bën opozita qeverisë në fushën ekonomike është se kjo e fundit ua ka rritur ndjeshëm barrën fiskale shqipëtarëve. Le ta shohim sesi ka ndryshuar kjo barrë ndër vite.

Treguesi më sintetik i barrës fiskale është ai i përqindjes së prodhimit të realizuar në vend (PBB) që shkon në Thesarin e Shtetit. Në grafikun shoqërues shihet se në vitin 2000, 25% e Prodhimit te Brendshem Bruto u fut ne Thesarin e Shtetit dhe, me luhatje të vogla, kjo perqindje mbeti në këtë nivel deri në vitin 2005.

Me ardhjen në pushtet të PD-së, barra fiskale u ngjit pothuaj deri në nivelin 27% në vitin 2008. Më pas, ajo filloi të tatëpjetën, duke zbritur në nivelin 24% në vitin 2013. Në vitin 2014, patëm një ringjitje në nivelin 26%, por përsëri mbetëm poshtë nivelit rekord të 2008-ës. Vetëm këtë vit, parashikohet të thyhet ai rekord – përqindja e të ardhurave buxhetore ndaj PBB-së pritet të jetë 27.8%.

Në fakt, është e dëshirueshme që barra fiskale të jetë sa më e vogël, por për të realizuar shpenzimet aktuale publike, një barrë më e vogël fiskale, do të përkthehej në një barrë më të madhe borxhi. Jo rastësisht, në dy vitet e fundit të qeverisjes së PD-së, kur barra fiskale ishte në nivelet e ulta 24.7% dhe 24% të PBB-së, borxhi publik u rrit nga 59.4% e PBB-së, në 70% të PBB-së. Sipas parashikimit afatmesëm të qeverisë aktuale, borxhi publik do të zbresë në 65% të PBB-së në vitin 2017.

Comments

Submitted by Anonimati (not verified) on

<p>Po si e ben kete llogaritje? Barra fiskale mund te llogaritet ne nje shifer te sakte reale, ndersa perllogaritja e PBB eshte nje vleresim i perafert qe mbetet shume i diskutueshem, sidomos ne nje ekonomi me nje nivel te larte informaliteti si kjo e jona. &nbsp;</p>

Submitted by Nelo Cipini (not verified) on

<p>Flm Zaloshnja , shume informative dhe te papolitizuara shkrimet e tua</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.