Në shkollat e Kosovës po futet lënda e edukimit fetar
Në Kosovë po bëhen gati të fusin nëpër shkolla lëndën e edukimit fetar, gjë që ka krijuar një diskutim në një numër mjedisesh. Shumë njerëz e kanë mirëpritur e përshëndetur këtë nismë të qeverisë, por shumë të tjerë shohin një problem të madh në këtë mes. Në një shkrim të vetin në gazetën Shqip, Edita Kuci Ukaj e nënvizonte me shqetësim këtë problem. Sipas saj, kjo nismë e qeverisë është e pamenduar, dhe po ndërmerret në “klandestinitet” nën presionin e “qarqeve ekstreme islamike” (në shkrim theksohet, por nuk shpjegohet e dokumentohet teza e ndikimit që “këto qarqe ekstremiste islame” kanë pasur në këtë nismë të markës qeveritare). Edita Kuci Ukaj evidenton një përvojë perëndimore, në të cilën, sipas saj, nuk ka precedentë një praktikë e tillë në sistemin shkollor parauniversitar. Në Suedi jepet lënda e religjionit, thotë Kuci Ukaj, ku mësohen të gjitha fetë botërore, por nuk jepet edukim fetar.
Në shkrim nuk del shumë e qartë, megjithatë, mënyra se si është konceptuar në projektin qeveritar lënda e edukimit fetar. Kuci Ukaj lë të nënkuptohet, se kjo lëndë do të jepet nga klerikët, dhe do të synojë nxitjen e besimit dhe ndjekjen e praktikave e të ritualeve fetare. Nëse është kështu, shqetësimi i saj nuk duket i pathemeltë.
E.G.
Comments
Mesimi i besimit fetar hyjnor
<p>Mesimi i besimit fetar hyjnor per punet e Zitit/Allahut etj ne shkollat duhet te pastrohet nga ligji i sundimtarve arab te SHERIATIT, i cili asht antiligjor, antikushtetues dhe antieuropian. Ne shkolla mund te lejohet te mesohen vetem apsektet hyjnore te besimeve fetare. Sa per Naim Ternaven ai u meson femijve se e kan gjakun e perziem me turq, perkujtojìn datlindjen e sulltan Muratit dhe te Fetihut qe masakruen shqiptart/kosovart dhe perkujton 600 vjetorin e perandorise otomane pushtuese masakruese te shqiptarve. Ky lloj mesimi "fetar" asht antishqiptar. Ky asht nji krim modern.</p>
Add new comment