Kastrati merr për 1 euro për 20 vjet bazën detare të Sarandës

Postuar në 06 Korrik, 2020 21:11

265   2299,5   m2 për 1 euro. Kontrata e qiradhënies është fituar nga Kastrati group në bashkëpunim me Concord Investment” sh.p.k për 20 vjet.

Vendnodhja është në gjirin e Limjonit në Saradë, aty ku dikur ishte baza luftarake detare që kalon me kontratë qeraje në duart të privatit, që në këtë vend kur vjen puna për projekte të tilla është vetëm një: Kastrati.

Si pronësi, sipërfaqja qëndron nën administrimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe mesa duket nuk e humbet destinacionin ushtarak, por jepet në përdorim, ndërkohë që ende nuk dihet sesi shkon kjo kontratë me atë që quhet plani i përhapjes së Forcës Detare. Një diskutim i tillë u bë në vitin 2012 kur qeveria e z. Berisha vendosi të shkrinte Flotiljen e Veriut për të mundësuar shitjen e Bisht Pallës dhe Shëngjinit.

Kushtet e kontratës koncesionare janë  gati qesharake: 62 miliardë lekë të vjetra investim në 48 muaj dhe punësim i 35 njerëzve për ambiente turistike përfshirë një port jahtesh. Nëse qiramarrësi nuk plotëson kushtet e punësimit ka gjobë 500 mijë lekë të vjetra për çdo punësim të pakryer.

Në nenin 8 parashikohet zgjidhja e parakohshme e kontratës, ndër të tjera edhe për:

kur prona nevojitet për interes publik dhe

kur prona kalon në procedurë privatizimi

Kontrata në dokumente titullohet si:

Koncesion/partneritet  publik  privat,  të  portit  turistik  dhe  të shërbimeve “Marina Limion”, ndërmjet Republikës së  Shqipërisë,  të përfaqësuar nga Ministria   e Infrastrukturës  dhe  Energjisë,  dhe  bashkimit  të operatorëve  ekonomikë “Kastrati Group” sh.a.  dhe “Edil-Al-It” sh.p.k.

Tjetër aspekt interesant në tërë historinë e kontrave 1 euro është që përfituesit e këtyre kontratave janë gjithmonë disa persona shqiptarë. Kjo skemë u ofrua vite më parë si një mënyrë për të tërhequr investitorë të huaj, të cilët supozohej që do të sillnin investime dhjetëra miliona eurosh, por jo për këta vendalinj, të cilët në çdo rast janë "të detyruar" të investojnë këtu (se jashtë Shqipërie s'do bënin as 3 metra) dhe nuk ka asnjë arsye përse në mënyrë të vazhdueshme të privilegjohen në kurriz të të tjerë investitorëve, të cilët kanë si minus të vetëm faktin që nuk gjejnë dot rrugën për te kryeministri ynë...

Comments

Submitted by Saliu, perfaqes... (not verified) on

Une e kam token ne nje nga vendet me te humbura ne Shqiperi, ku 70 perqind e banoreve jane larguar.
Megjithese i kam te gjithe letrat e mundshme, nuk me japin Certifikaten e Pronesise.
Tani, lexoj per dike qe merr nje baze ushtarake per 20 vjet me nje euro!
Qeverite tona formohen nga Beogradi dhe Athina, asgje tjeter nuk eshte e mundur!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.