500 mijë euro për projektin e Teatrit të ri Kombëtar

Postuar në 03 Korrik, 2020 14:29

Bashkia e Tiranës do të paguajë rreth 500 mijë euro për projektin e Teatrit të Ri Kombëtar që parashikohet të ndërtohet në vendin ku u prish teatri I vjetër. Agjencia e Prokurimit Publik ka njoftuar sot procedurën e nisur nga Bashkia me objekt: Studim-Projektim “Ndërtim i Teatrit Kombëtar” me vlerë 60 317 899 lekë.

Për projektin në fjalë ka një sërë problemesh. Bashkia ka deklaruar se teatri i ri do të jetë sipas projektit të studios së Bjarke Ingels, ndërkohë që aktualisht hapet një procedurë për projektin. Vetë Ingels e kreu studimin me porosi të kompanisë Fusha e cila nuk është më zhvilluese e këtij projekti. Nuk është e qartë këtu nëse Bashkia, pra NE po paguajmë këtë projekt në mënyrë që të shlyet kompania për një punë që nuk u lejua ta bënte, por për të cilën shpenzoi, apo kemi të bëjmë me projekt të ri. Mbetet për t’u parë, por formalisht do të shihet nëse do të ketë oferta të reja.

Nga ana tjetër, për prishjen e Teatrit Kombëtar ka disa padi penale dhe është disi me rrezik financiar të hapësh procedurë prokurimi, pra të shpenzosh para publike kur mund të humbasësh përballjen në një process gjyqësor. Dhe do të ishte groteske nëse dikush të paraqiste projektin e vjetër dhe të refuzohej.

Comments

Submitted by Robert Ferhati (not verified) on

Këtë Ramë legenin duhet me e linçu maskarain. Mashtrues, nihilist... plehrë në kuptimin më të plotë të fjalës.
Thotë që ndërtimi do të kushtojë 30.000.000 Eur. Po të kushtonte kaq, projekti do të kushtonte nga 1.5-3 milion Eur. Një arkitekt shumë i famshëm do kërkonte 3.000.000. Këtu luhet diçka. Ndoshta i paguan Bjarkes vetëm projektidenë nja 400.000 Eur dhe projektin e përfundon ndonjë studio lokale me 100.000 Eur. Ose vlera e ndërtimit stërfryhet.

Pisllëku nuk mbaron këtu. Ai pleh kryeministër duhet të kërkonte ide nëpërmjet shoqatës së arkitektëve nga të gjithë arkitektët shqiptarë. Ka prej tyre mjaft të rinj të talentuar. Dhe të krijonte me më të vjetrit një komision të gjerë vlerësimi. Kështu edhe lekët edhe kontributi edhe fama mbeteshin në shqipëri. Por kështu ska se ku përfiton ai, që i pëlqen të diskutohet për të në qarqe të larta. Ja ka arritur deri diku në qarqe të të korruptuarish si të Boerit, Maas-it, Williamsit etj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.