Projekt për fshat bregdetar 39 ha, me 400 dhoma dhe 300 vila në Kakome. Porositës, biznesmeni Luan Leka

Postuar në 14 Qershor, 2020 17:51

Simone Micheli, arkitekt i njohur italian që predikon si filozofi të punës së vet “luksin demokratik” njofton në faqen e vet online për një projekt të quajtur “Saranda Beach Village”. Micheli, që ka qenë më herët në Shqipëri ku edhe ka hapur një ekspozitë, thotë se fshati në fjalë do të nisë së shpejti pas një mirëkuptimi mes tij dhe klientit Luan Leka, një biznesmen i njohur shqiptar.

Fshati do të jetë 39 hektarë, “dy hapa nga gjiri i Kakomesë”, “një nga plazhet më të pandotur që mund të gjenden në bregun ballkanas”.

Projekti konsiston në një hotel luksoz me 400 dhoma dhe 300 vila magjepsëse ku do të dominojnë shenja totemike, të shenjta…

I kundërvihet qëllimisht natyralitetit të hapësirës përreth për të krijuar contrast, thyerje, ndërveprim dhe për t’u konfiguruar si një vepër anti-mimetike…

njofton arkitekti në fjalë.

Kështu ky projekt i shtohet listës së projekteve të tjera që pritet të okupojnë bregun shqiptar, që shumë shpejt do të jetë mollë e ndaluar për shumë qytetarë të këtij vendi. Të kuptohemi, projekti në vetvete mund të jetë shumë i mirë, por siç u bë me dije edhe dje, pikërisht në zonën e Nivicës ku ndodhet Kakomeja, ka probleme me regjistrimin e pronës. Dhe këtë nëse nuk e di Micheli, patjetër që e di “i iluminuari Luan Leka”.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Κακοmea eshte e Nivices.luan leka eshte hajdut turizem me police nuk beni dot

Submitted by Tsouni (not verified) on

Kakomeja eshte e Nivices she arkitekti italian nuk duhet te ngaterrohet ne ate toke.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ajo zone ka per te terhequr me shume turiste nwse do te mbahet e virgjer! Asaj ane kane shetitur bagetite den baba den niviciotet, por kjo nuk do te thote qe niviciotet te ngrene aty hotelet e tyre! Sa me pak ndertime dhe vetem me dru, si dhe me kanalizime banjosh ne brendesi te vendit. Shteti dhe komuna duhet ta ruaje ate zone.

Submitted by Leo (not verified) on

You are involved into the largest land theft of the century. Just letting you know.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.