simone micheli
Projekt për fshat bregdetar 39 ha, me 400 dhoma dhe 300 vila në Kakome. Porositës, biznesmeni Luan Leka
Simone Micheli, arkitekt i njohur italian që predikon si filozofi të punës së vet “luksin demokratik” njofton në faqen e vet online për një projekt të quajtur “Saranda Beach Village”. Micheli, që ka qenë më herët në Shqipëri ku edhe ka hapur një ekspozitë, thotë se fshati në fjalë do të nisë së shpejti pas një mirëkuptimi mes tij dhe klientit Luan Leka, një biznesmen i njohur shqiptar.
Micheli: Në Tiranë mund të ndërtohet vertikalisht që hapësirat t’i dedikohen njerëzve
Arkitektura e stilit italian erdhi në Shqipëri përmes një ekspozite që do të qëndrojë e hapur për dhjetë ditë në Muzeun Historik Kombëtar. Përmes punëve të Simone Michelit, një nga emrat më të njohur të arkitekturës italiane, ekspozita synon t’i tregojë publikut shqiptar bukurinë që karakterizon stilin italian. Ekspozita mban titullin “Luksi i stilit italian”, një titull që vetë Micheli thotë se duhet të shkojë te shqiptarët si një mesazh shprese në situatën që ka krijuar tërmeti i disa ditëve më parë.