Amballazhi i politikës së jashtme të shqiptarëve
Qeveria e re e Kosovës ka si kryeministër Avdullah Hotin, por si markë të vetën imazhi, ministren e Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla. Zonja në fjalë do të drejtojë Ministrinë e Jashtme të një vendi që ka probleme thuajse ekzistenciale me fqinjët dhe jetike me komunitetin ndërkombëtar, një pozicion për të cilin pritet të ketë vëmendje dhe seriozitet maksimal.
Po a është kjo një zgjedhje serioze? Vështirë të mendohet një gjë e tillë, nisur nga mosha e zonjës,. Formimi, përvoja dhe kartela penale. Zonja është dënuar me tetë muaj për mosdeklarim pasurie, ndërkohë që kredenciali kryesor i saj në qeveri është mbiemri i parë – Haradinaj.
Një ministri mundet edhe të telekomandohet, por për një vend që na është thënë se ka vuajtur shumë për lirinë, do të pritej tjetër mënyrë veprimi në majën e pushtetit. Ironia është se qeveria e Kosovës drejtohet nga një profesor doktor që do t’i duhet të këshillohet dhe komunikojë me një zonjë që nuk thotë asgjë në fushën e marrëdhënieve me jashtë. Dikush mund të bërtasë me të madhe për shkollimin e zonjës, por ky është një kush minimal për dikë që do të hyjë në karrierën diplomatike. Zonja është katapultuar në vendimmarrjen politike, një eksperiment që vetëm bota shqiptare ia lejon vetes.
Ne e pamë një gjë të tillë me rastin e Gent Cakajn në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë. I pompuar si gjeniu që kishte mahnitur kryeministrin, filozofin e ri nga Kosova e ulën në një karrige që është shumë më e madhe se bytha e tij e ku ai nuk ngjiti dot njëherë. Dhe mbi të gjitha nuk solli ndonjë ndryshim për të cilin kaq shumë u fol.
Të mos e paragjykojmë zonjën Stublla, sepse ajo mund të jetë gjeniu që Cakaj nuk ishte. Por në çdo rast ka disa pozicione publike për të cilat ka një traditë në drejtimin e tyre dhe sado I talentuar të jesh, në vendimmarrje kërkohet përvoja dhe atë nuk ta jep as shkolla dhe as miqësitë. Por Kosova nuk ka nevojë për mençurinë në drejtimin e saj. Sepse si në Shqipëri, ata që drejtojnë e dinë shumë mirë se çfarë duan dhe se për çfarë janë aty ku janë.
Comments
A ka patur Ramushi Ramushi
A ka patur Ramushi Ramushi eksperience ne qeverisje? Nje njeri qe as tete vjecaren nuk e kish mbaruar por mbas lufte u be me Diplome. A kishte Atihfetja eksperience? Nje grua qe as nuk dinte shkrim e kendim.
Keta injorante analfabet i zgjedh Ambasada Amerikane. Nuk kane se c'te thone, per ta vendos e vulos supremi amerikan.
Per injorance Kosova ia kalon edhe fiseve zulu. Tashme edhe Shqiperia i eshte ngjitur nga pas me Rilindjen per kushtetute kane librin Kurban te te birit te Kristaqit.
Add new comment