Fluturon, fluturon…droga!
Në kohën kur politikanët tanë ishin fëmijë, ishte e përhapur loja “Fluturon, fluturon… gomari!” Javët e fundit ata i janë rikthyer kësaj loje fëminore, por gomarin e kanë zëvendësuar me…drogën. Ndersa për shqiptarët e thjeshtë dhe për partnerët tanë ndërkombëtarë, nuk ka rëndësi nëse droga fluturon apo jo. Sepse ata e dinë që, edhe nëse s’fluturon me avion, ajo lundron me gomon, apo udhëton me furgon. Pra, rënëdësi ka që droga prodhohet këtu me tonë dhe eksportohet po me tonë, duke errësuar kështu perspektivën europiane të vendit.
Opozita, e zgjuar nga një gjumë i gjatë 8-vjeçar, po zbulon sot se në Lazarat et al. është prodhuar dje, kur ajo ishte një lumë i madhë droge, të cilit nuk i mjaftojnë gomonët dhe furgonët për të mbërritur në Itali e Greqi. Dhe ka disa javë që në parlament dhe në foltoret e tjera flet papushim për fluturimet e drogës. Ndërsa mazhoranca, nga ana tjetër, ka po aq javë që mundohet të na mbushë mendjen se droga nuk fluturon...
Në vënd të lojës fëminore “Fluturon droga, s'fluturon droga”, mazhoranca dhe opozita duhet të bëjnë një debat serioz të rriturish mbi ndalimin e prodhimit të kanabis sativës (marihuanës) në Lazarat e në fshatra të tjerë shqiptarë. Sepse marihuana e korrur vjet në shtator, në mos me avionë, do ta gjejë rrugën e eksportit, qoftë nga toka apo nga deti, qoftë me gomonë apo furgonë, qoftë me mushka apo kamionë. Sipas një vlerësimi të RAI Uno, vlera e marihuanës së korrur vjet në Shqipëri kap vlerën e tregut 4.5 miliard euro dhe, duke patur këtë vlerë, ajo ka për ta gjetur rrugën e tregut me çdo kusht. Ndoshta edhe sikur kontrolli kufitar të kthehet në regjimin e para vitit 1990…
Problem është nëse do të vazhdohet të mbillet po kaq shumë marihuanë edhe në të ardhmen. Sepse sa më gjatë të vazhdojë kjo punë, aq më shumë marihuana do të shohë marihuanën e do të piqet… Dhe kështu Shqipëria do të kthehet në Kolumbinë e marihuanës së Europës. Në mos është kthyer që sot…
Meqë sezoni i prodhimit të marihuanës së re ka filluar, qeveria bën mirë të hartojë një strategji për goditjen e kësaj veprimtarie që në filiz dhe jo të dërgojë policinë për të luajtur futboll në Lazarat, kryeqytetin e marihuanës shqiptare.
Fjala vjen, marihuana ka nevojë për shumë diell dhe ujë në verë, dhe qielli i Shqipërisë e ofron diellin me shumicë në këtë stinë, por jo ujin. Uji transportohet me autobotë drejt Lazaratit, për shembull. A nuk është më e lehtë të ndërpritet ky transport se sa transporti i droges që do të dalë prej Lazaratit?
Për të punuar në plantacionet e marihuanës shkojnë me qindra puntorë ditorë, dhe do të ishte shumë më e lehtë të ndalohen ata se sa të kapen një grusht trafikantësh të vendosur për të transportuar produktin përfundimtar, i cili vlen miliarda euro.
Dhe së fundi, por jo me se pakti, a nuk mundet Policia e Shtetit të futet në çdo cep të territorit shqiptar ku kryhet hapur një aktivitet kriminal? Alibia e mbështetjes politike të opozitës për prodhuesit e marihuanës nuk qendron. Në qoftë se mazhoranca aktuale ka vullnetin politik për ta luftuar prodhimin e marihuanës në Shqipëri, ajo duhet ta bëjë këtë me vendosmërinë më të madhe, duke e vënë opozitën para gjykimit të opinionit publik shqiptar e ndërkombëtar nëse është kundër prodhimit të drogës në Shqiperi apo pro tij.
Comments
Zaloshnja me mjeshteri i

Zaloshnja me mjeshteri i shmanget debatit te vertete dhe rendesise nga kendveshtirmi politik i faktit te kapjes se avionit ne Divjake. Por le te vazhdojme arsyetimin e tij. Duke e marre te mireqene ate qe thote Zaloshnja, lind pyejta, pse atehere kur dihet qe ekzistoka gjithe ky lum droge, KM dhe KK-ja u tallen perballe pyetjes se opozites per trafik droge me avione. Dy jane mundesite, ose KM dhe KK, jane te papergjegjshem ne pozicionin e tyre qe mbajne, e aq me teper ne foltoren e parlamentit. Ata duhet te kishin thene (duke pranuar llogjiken e Zaloshnjes) qe edhe mundet te kete trafik nga ajri. Por ata u tallen me kete pyejte te opozites dhe i quajtur mushkonja. Kjo ben te mendosh qe atehere ata te dy, dic paskan dashur te fshehin nga momenti qe dolen garant qe s'ka mundesi per kete trefik droge nga ajri. I quajten halucinazione te opozites, lajthitje te saj e te tjera akuza te ngashme. Vangjeli na shpjegonte qe s'ka mundesi sepse avionete nuk uleshin, pastaj qe s'kishin ku te venin sepse nuk fluturokan deri pertej detit e te tjera budallalleqe. Edhe perballe deshmive te nje fshatari, Arben Cuko, jo me larg se te premten tek news 24, thoshte qe mund te gjente 40 persona qe kane pare ufo. Pra e gjithe qeveria me oborrtaret e saj e perjashtuan kategorikisht kete fenomen. Kjo eshte ceshtje politike qe duhet diskutuar nga te gjithe analistet, dhe jo nese ka droge ne Shqiperi apo s'ka.

Teme tjeter diskutimi, pastaj, per ben fakti qe duke qene se ne Shqiperi nuk fluturojne me qindra avion private cdo dite, eshte me e kollajte t'i kapesh, sepse bien ne sy, ne mos per tjeter motiv. Per te mos aluduar pastaj mbi ate se cfare mund te kishte ndodhur nese avioni mos te kishte ngecur ne rere, dhe makina me droge te mos ishte prishur.

"Ndërsa mazhoranca, nga ana
"Ndërsa mazhoranca, nga ana tjetër, ka po aq javë që mundohet të na mbushë mendjen se droga nuk fluturon...
...Në qoftë se mazhoranca aktuale ka vullnetin politik për ta luftuar prodhimin e marihuanës në Shqipëri, ajo duhet ta bëjë këtë me vendosmërinë më të madhe, duke e vënë opozitën para gjykimit të opinionit publik shqiptar e ndërkombëtar nëse është kundër prodhimit të drogës në Shqiperi apo pro tij."
Patjerter !! Por opozita e ka

Patjerter !! Por opozita e ka denuncuar ne parlament drogen qe fluturon, jo nje here, por me dhjetera here. Pikerisht ate qe mazhoranca e mohonte kategorisht. Pra opozita e ka bere me se miri detyren e saj te dashur autore qe Respublikes. Se opozita vetem kete instrument ka ne dore, denoncimin publik.
Pa dashur te insistoj, duke sintetizuar mund te them qe artikulli shmang krejtesisht temen e diskutimi te ketyre dy javeve. Nejse, kesaj rradhe mbreti doli lakuriq. Natyrisht e si gjithmone ka disa qe nuk duan ta shohin.

"Ndersa për shqiptarët e
"Ndersa për shqiptarët e thjeshtë dhe për partnerët tanë ndërkombëtarë, nuk ka rëndësi nëse droga fluturon apo jo. Sepse ata e dinë që, edhe nëse s’fluturon me avion, ajo lundron me gomon, apo udhëton me furgon. Pra, rënëdësi ka që droga prodhohet këtu me tonë dhe eksportohet po me tonë, duke errësuar kështu perspektivën europiane të vendit."
Kreu i Aviacionit Civil,

Kreu i Aviacionit Civil, Petrit Sulaj, i njohur me nofkën "Leshkua", i emëruar politik i LSI-së në atë detyrë, ka dhënë dorëheqjen nga ajo detyrë në çastin kur filloi tematizimi i çështjes së "mushkonjave" dhe kur u formua komisioni parlamentar për këtë çështje. Institucioni që drejtonte "Leshkua" ishte ai që ka dhënë lejen nr. 193 për hyrje-daljen e avjonit në fjalë në territorin e Shqipërisë. Tërheqja e "Leshkos" nuk përbën arsye për Zaloshnjën të pyesë nëse ka të bëjë me këtë "hot patato" dhe shërben për ta hequr për ca kohë "Leshkon" nga qarkullimi institucional, sa të harrohet kjo çështje. Pyetje të tjera mund të ishin: Sa avjonë të tillë kanë hyrë e kanë dalë, sa leje janë dhënë, etj, të tëra këto me interes për publikun, por pa interes për Zaloshnjën. Ylli Manjani, zv.ministri i transportit i LSI-së, epror i "Leshkos", thotë që hapsira ajërore është e sigurt, sepse vrojtohet çdo gjë që fluturon. Çfarë duket si deklaratë qetësuese është pikërisht thelbi i shqetësimit publik, sepse çdo transport ndodhka me lejen dhe nën vrojtimin e qeverisë. Asnjë nga këto fakte, që vijnë era "flori", nuk përbëjnë arsye për Zaloshnjën të shtrojë pyetje kritike, por ai vazhdon të bëjë partizanin e Ramës sipas motos "fluturon, fluturon mushkonja".

Qe fluturojne mushkonjat e

Qe fluturojne mushkonjat e dime.Dime qe dhe droga fluturon dhe ben edhe not,perveçse ben dhe hipizem me kuaj na gomere.Po ne Shqiperi ka nje njeri qe ka fluturuar dhe fluturon akoma me presh ne bythe per njeçerek shekulli dhe ka akoma shqiptare qe nuk duan ta shikojne.Shikoni idiotin ,shejtanin ,lugatin,mallkimin e shqiptareve sali Berishen si fluturon ne aluçinacionet e tij.

Cilat alucinacione?

Cilat alucinacione?

Jo jo, ka ndryshim dhe shume

Jo jo, ka ndryshim dhe shume biles. Deri sa transportohet me mushka e gomone edhe mund te besohet se eshte nje aktivitet kriminal i thjeshte i veshtire per tu ndaluar.

Po kur transportohet me aviona atehere nuk ta mbush mendjen kush se diku dikush nga ana e shtetit mbyll syte ose asiston kete trafik. Menyra ka shume rendesi. Dhe ky ishte debati per nje muaj ne parlament. Nuk po talleshim me Berishen se thoshte se kishte trafik droge, ate e dime te tere. Po talleshim me Berishen se po na thoshte qe transportohet me aviona. Filluan gallatat me mushkonja, vucidolsin qe nuk njeh avionin etj etj.

Ky ishte thelbi i perplasjes, dhe kete perplasje kryministri qe shkruan ne Twitter dhe ministri i rendit analfabet e humben keqazi.

Sa per kanabisin vetem nje zgjidhje perfundimtare ka, legalizim!

Legalizimi nuk do e zgjidhi

Legalizimi nuk do e zgjidhi problemin e trafikut.

Me legalizim, do te thote qe ta mund prodhosh dhe ta konsumosh brenda vendit, por jo ta eksportosh.

Ne te eksporti e kemi problemin.

Te vine ta konsumojne ketu

Te vine ta konsumojne ketu dhe te harxhojne edhe per hotele, restorante etj. Ku ka me mire.

o albi i saliut, lazarati i

o albi i saliut, lazarati i fuqizua ne kohen e saliut, dhe voten 90% per saliun, nuk e di si mund te jet e edit kjo pune

Edhe diçka: Që për shqiptarët

Edhe diçka: Që për shqiptarët e thjeshtë dhe për partnerët ndërkombëtarë s'paska rëndësi mënyra e transportit të drogës, është hipotezë e pabazë e Zaloshnjës, aspak e vërtetuar, dhe sipas të gjitha gjasave aspak e vërtetë. Për shqiptarët dhe ndërkombëtarët ka shumë rëndësi, nëse transporti i drogës tashmë ka pësuar një dimension të panjohur më parë, ka gjetur rrugë të reja për të anashkaluar kontrollin kufitar portual ose rrugor. Kjo do të thotë që duhen gjetur rrugë të reja, duhen pajisje të reja dhe një strategji e re për ta luftuar këtë formë të narkotrafikut. Por për Zaloshnjën asgjë me rëndësi!

Po pune ketyre njerezve kush

Po pune ketyre njerezve kush do u japi n.q.s u heq edhe kete mjet fitimi, Fabrika nuk ka , Uzina po ashtu nuk ka se ishin te "Enverit" dhe do i bejme nga e para me "Terapine e Shokut", Mire keta qe prodhojne, po ata qe e konsumojne ? Pra Puna eshte me e thelle sepse n.q.s. s'do kishte treg s'do kishte as mbjellje, sa per ate Kolumbine e Europes" i bie qe Gjermania te jete " Bordello e Europes"me 400.000 prostituta te licensuara.....dhe plus sa pa lishenca.... me nje fitim prej 16 miliard eurosh ne vit apo Italia e Jugut qe eshte mbushur me plehra Atomike e plus te gjitha punet e zeza.....apo Hollanda qe lejon edhe seksin me te mitur dhe ne menyre legale...... Pra mos beni si bej une po beni sic them une...Europa plake......Europa Kurve....

4.5 miliarde euro qe

4.5 miliarde euro qe transportohen me mushka qenkan te veshtire per t'u ndaluar? Nuk transportohen vetem me mushka por edhe me tragete, dhe keto ndalojne ne porte te admninistruara nga shteti. Vete Lazarati eshte lene te lulezoje nga te dyja forcat politke - deri sa tani ka arritur ne ate zhvillim qe eshte bere me i forte se shteti, apo nje shtet brenda shtetit. Nuk e di se si forcat politike shqiptare mund ta nxjerrin veten jashte nje pergjegjesie te tille. 4.5 miliarde euro nuk i prodhon ekonomia shqiptare!

Tani jane kapur te gjithe tek avionet, a thua se keta ishin te paprekshem. Duke harruar se nepermjet aeroportit shqiptar kalonin (pa permendur te tjera aktivitete) vete armet e Gerdecit, pra nje industri e tere e jashteligjshme - per te cilen mesuam vetem kur u hodhen ne ere 27 jete njerezish, gra e femije.

Saviano ne librin e tij zero zero zero rrefen se Mafia kur meson per ndonje aksion policie le ca qindra kilo lende narkotike, ne menyre qe kjo, policia, te kete edhe ca suksese per te raportuar para medias e popullit, e keshtu teksa jep pershtypjen se mafia po lufohet, se policia e ka vendin nen kontroll, mafia vazhdon punen e qete. Po te vereni se cfare raportohet ne median shqiptare do te shikoni se policia kap vetem ca qindra kg - qe kushtojne 30'000 euro. 4.5 miliarde euro eshte ajo qe mbetet si fitim xhepi per mafien pasi ka zbritur keto therrimet qe raporton policia.

Sygjerimi qe ben Zaloshnja, per bllokimin e autoboteve te ujit, eshte shume praktik dhe nje zgjidhje e vetekuptueshme, e dukshme. Aq e dukshme sa menjehere te kristalizohet pyetja: perse nuk eshte bere kjo ne 23 vjet?

Por le te merremi me avjonin dhe ndersa ne bejme zhurme e grindemi per avjonin e vogel, mafia po transporton e qete, mbase me aviona e tragete te medhenj tonelata lende narkotikesh. Por keto nuk i kap dhe as i raporton njeri.

Mendoj se i fryhet zjarrit

Mendoj se i fryhet zjarrit kot. Ajo qe ka ndodhur eshte thjeshte rutina e perditshme e aktivitetit ekonomik ne kete vend.

Kaq budallenj qenkan keta

Kaq budallenj qenkan keta trafikantet ta perdorin Divjaken ne nje kohe qe Divjaka u be shenjester???? Eshte thjesht nje kurth, qe po behet show. Tani pas mbarimit te kampionatave te futbollit ne Europe, shqiptaret e papune kane se cfare te fjasin (per Divjaken) deri sa te filloje kupa e Botes.

Thashetheme te mbara....popull alabak

Duhet EULEX ne SHQIPERI qe

Duhet EULEX ne SHQIPERI qe te shpetojme nga politika e gangstereve te ketij vendi.

Add new comment