Opozita e dyfekëve me gjalmë

Postuar në 30 Prill, 2014 02:55

Dritan Hila

Çfarë nisi me përçartje në sallën e parlamentit, bitisi si belbacukje po aty. Skenarët e avionëve që vinin me heroinë nga Azia dhe shkarkoheshin aerodromeve të Shqipërisë janë katandisur në një kaçator pa ngjyrë e tip dhe furgon pa markë e targë, që as Visho Ajazi nuk di më të thotë se ku e kur janë parë.
Që ngjarja ishte budallallëk me brirë, kjo ishte e qartë nga fillimi. Vazhdimi akuzave opozitare, të cilat asnjë ditë nuk ishin dy njëlloj, tregoi mosstabilitetin logjik të kujt e startoi. Përralla për aerodromet tërë gropa e gurë të Shqipërisë ku ulen Jet-ët e narkotrafikantëve, pastaj varianti i luftës guerile të dyfekut me gjalmë, me kaçatorë që ulen fushave e harcave të fshatrave, ishte një fyerje për inteligjencën e publikut shqiptar. Tani, kur edhe NATO deklaroi se nuk ka pasur asnjë aferë të ushtrisë shqiptare, sajesa është katandisur në një idiotizëm që askush nuk i del për zot, përveç ndonjë karabushi që zverdhon tek SHQUP-i.
Megjithatë, kjo histori pati disa mësime. I pari për publikun. Gjashtë muaj pasi kanë lënë drejtimin e Forcave të Armatosura, Berisha dhe Imami, për hir të lëkurës së tyre, i bëjnë një ndër akuzat më të rënda dhe pa bazë, njerëzve të cilët i kanë emëruar vetë dhe kanë punuar për tetë vjet me ta. Nuk ka dëshmi më të qartë të fëlligështisë së tyre morale dhe pabesisë njerëzore, të papërgjegjshmërisë politike dhe kombëtare. Nuk ishte ndonjë send e re që nuk dihej. Por rikujtimi i vlerave morale të kujt na ka drejtuar shërben si vaksinë që ajo qeverisje mos përsëritet më.
Mësimi i dytë është për qeverinë. Pas mospërfilljes së raporteve informative me publikun në qeverisjet e shkuara socialiste, duke i lënë fushë të lirë kundërshtarit në shpifjet e tij, sjellja e kësaj radhe tregoi se kur sulmi çmontohet përditë, balta që hedhin kundërshtarët ju kthehet në fytyrë. Informimi i popullsisë dhe sqarimi i akuzave, edhe kur këto i bëjnë personazhe që përpara se të jenë kontingjent i parlamentit, duhet të ishin i psikiatrisë, jo vetëm që është detyrë në demokraci, por edhe një strategji efektive për të delegjitimuar sulmet e kundërshtarit. Komisioni hetimor parlamentar i ngritur për këtë çështje, tashmë ka detyrë të nxjerrë në pah papërgjegjshmërinë institucionale të kësaj opozite dhe të marrë fund sa më shpejt.
Mësimi i tretë vjen për demokratikasit e rinj. Nga ardhja e Bashës në krye të PD-së, kjo është fiaskoja e parë publike që pëson. I futur në valle nga të tjerë, nuk është i detyruar ta heqë deri sa të përfundojë dajrja i Berishës. Paqëndrueshmëria logjike e akuzave që niste kampi i tij, ku herë akuzohej ushtria, herë udhëheqja politike e mbrojtjes, herë flitej për avionë me heroinë, e herë për bidona fluturues që mbartnin hejbe me hashash për ta tymosur në Itali, duhet t’i jepnin të kuptonte se çështja më shumë se politike, ishte e kujt i ka ikur mosha dhe ka probleme me logjikën racionale, apo përballjes herët a vonë me drejtësinë. Ndaj nëse nuk e shtypte dot, duhej t’i rrinte larg kësaj afere. Kërkesa për hetim mbi çështjen, një ditë përpara se Visho Ajazi Lika të deklaronte se nuk ka fakte për trafik, çka bën nul të gjitha akuzat, tregoi se gjendjen nuk e ka nën kontroll dhe jo vetëm në parti. Dalja rishtas pas deklaratës të shefit të SHISH, çka praktikisht e mbylli çështjen, me deklaratën se do vazhdonte ta ndiqte problemin, në mos qoftë pakujdesi ndaj këshillave që i japin apo moslexim i shtypit, mund të jetë tregues se dikush nga radhët e tij e urdhëron apo dizinformon dhe dëshiron ta bëjë qesharak.
Basha i ka asetet për të bërë një opozitë moderne e tërheqëse për shqiptarët e ta detyrojë publikun dhe pozitën të jetë më e vëmendshme ndaj kundërshtarit. Por nëse bie në kurthin e historive me diversantë, me avionë e parashuta, me mitomanë të fushave të Gjadrit e Myzeqesë, apo intrigantë të oborrit të SHQUP-it, atëherë le të vazhdojë të nxjerrë gjysmakë foltoreve të parlamentit, si garanci se budallallëku mund të bëjë njerëzit të shqetësohen një ditë e të qeshin dy, por asnjëherë askënd të besojë për çka thua, e aq më pak të japin besimin për qeverisje.

"Gazeta Shqiptare"

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

SHISH-i pergenjeshtroi lajmin dhe nese ka gje e raporton te kryeministri! E pallogjikshme (dallkauke) eshte qe nje zv.minister mbrojtje del ne deklarata e analiza kundra institucioneve si SHISH dhe Opozites!!!
Ne nje vend normal do te quanin te marre dhe mund te rrezikoje sanksione administrative. Ketu te ne je i mirekuptuar por ne te njejten kohe verteton qe je aty sa per rroge e romane
Akuza me idiote ti behet Forcave Ushtarake, eshte tejet e besueshme persa kohe borziloke mediatik drejtojne ministrine e mbrojtjes

Submitted by billy (not verified) on

Zevendes ministri i mbrojtes ka shume te drejte te mbroje institucionin e tij. Ajo qe thote anonimi, i cili nuk eshte aq anonim, eshte zgjatim i politikes te PD-se, qe jo vetem sulmon institucionet e shtetit, por edhe ata individe te cilen ngrihen per t'i mbrojtur keto institucione, me shprehjen idjote, ti ben pjese ne ate institucion dhe nuk ke te drejte t'a mbrosh ate.

Ne vend qe te dalin e te thone:-Na falni, na falni, nuk e perserisim me... Te pakten te degjojne SHBA-ne, qe foli me gojen e ambasadorit te saj ne Shqiperi i cili tha:-Shpifje te uleta nga njerez te ulet. Megjithese tani Berisha do t'i turret SHBA-ve. Do te thote:-Imperializmi amerikan nderhyn ne punete e brendeshme te Shqiperise. Por PD do t'ja thyeje koken Amerikes.

Submitted by anonim (not verified) on

Nuk e besoj se ky zv.minister di me perafersi sa kamione ushtarake jane ne gjendje pune e sa jo!!! Vete PD-ja ka deklaruar qe nuk ka akuzuar Forcat e Armatosura, por "po perdoret infrastruktura e Forcave te Armatosura".
Nese mendon qe nuk jam aq anonim po te sqaroj diçka. Qe te jesh i pakenaqur me qeverine nuk do te thote te jesh me PD-ne! Te te vendose shkopa ne rrota nje parti bashibozukesh si e PD-se eshte katastrofike per vendin ne rralle te pare se qeverite shkojne e vijne. Qe ta kuptosh ti dhe shkruesi i ketij shkrimi kete do ti duhen edhe nja 20 vjet te tjera Shqiperise...

Submitted by artur (not verified) on

Ne vend te emrit "anonim",ta kishe vene "idioti",do i kishe qetesuar te tere.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.