Shqipëria, nuk është vend për të sëmurët

Postuar në 25 Prill, 2014 06:42
Alfred Lela

Një i huaj i ka thënë se Shqipëria është një vend shumë i mirë për të jetuar deri kur sëmuresh. Atëherë bëhet anormal, i pajetueshëm, një territor i Botës së tretë.

Shumëkush që ka patur të bëjë me sistemin shëndetësor shqiptar, (klinikat, spitalet shtetërore dhe private apo qoftë edhe farmacitë), me siguri që mund të thotë: po, kjo e shpjegon edhe ndjesinë time.

Pse Shqipëria nuk është një vend për të sëmurët? Dramatikja e përgjigjes, që jo rrallë është edhe tragjike, ka të bëjë me atë se në Shqipëri nuk ka të sëmurë, nuk ka pacientë; ka vetëm klientë. Këtë e shpjegon edhe një numër shpërpjestimisht i madh, në raport si me metrat katrorë por dhe me numrin e banorëve, i klinikave dhe spitaleve private. Si kudo tjetër, edhe në sistemin shëndetësor ka triumfuar imitimi. Shqiptari është gati dhe e ka për borxh të imitojë çdo gjë. Për asnjë motiv më shumë sesa për atë se imitimi e përjashton kreativitetin. Sindroma e imitimit bashkangjitur asaj të pasurimit të shpejtë, mundësisht të menjëhershëm, i shpjegon kërpudhat e helmëta të ndërtesave që pretendojnë shërbim shëndetësor.

Spitali, në radhë të parë duhet të jetë një gjë, ngrehinë apo dhe ide, që të imponon respekt. Përjashto rastet e fushimeve në sheshbeteja, spitali është një institucion që ka hijen e kishës, edhe për atë se kishat qenë ndoshta të parat që i hapën dhe sponsorizuan këto strehë shelbimi. Në trininë apo fazat e njeriut: jeta, shelbimi (trupor) dhe vdekja, spitali është aty si ndërmjetës dhe si garantues. Që do të thotë, apartamente dy-dhoma-një kuzhinë nuk mund të jenë spitale ku mund të pretendosh shërimin. Skuta ku mund të hidhet fall, po, por kaq.

As përpjekja për t’i veneruar me emrat bombastikë nuk është plotësim i idesë së spitalit: në të kundërt shpjegon një nevojë të jashtme për të përligjur diçka të brendshme të munguar. Siç nuk është përmbushës as ai rasti tjetër kur mjediset janë të bollshme, katet të shumta, prezenca imponuese, por mungon qëllimi i parë i mjekësisë: kujdesi shëndetësor, dhembshuria për njeriun, të besuarit te betimi i Hipokratit, dhe jo te llogaria bankare e pacientit.

Pacienti shërohet ose beson te shërimi i tij edhe kur ndeshet me një mjedis hospitalor (mikpritës e empatik). Siç nuk është rasti i një spitali të madh privat në dalje të Tiranës, i cili e fillon kontaktin e parë me vizitorët me një kundravajtje: hyrja dhe dalja e tij të nxjerrin e të shpien direkt në një rrethrrotullim. Në çdo vend të botës do të zhvendosej o spitali o rrethrrotullimi: më të paktën do vendosej një tabelë paralajmërimi të fortë. Kjo befasi e keqe të shoqëron edhe në mjediset hyrëse të brendshme, kur në kontakt të parë të krijohet përshtypja se ke ardhur aty për të bërë biznes dhe jo për një problem shëndetësor. Ka më shumë kostume blu sesa bluza të bardha; më shumë radio dore sesa stetoskopë; më shumë recepsionistë se mjekë apo infermierë; më shumë prani bankash e mjedisesh ku lëvrohen para, sesa këshillimore mjekësore.

Të duket sikur je në një dhomë tregtie ose panair mallrash. Por ndoshta dikush ka menduar, biznesi në fillim e mjekimi më pas. Ndoshta duke mos i trajtuar njerëzit si pacientë, por si klientë i heq ekuacionit një hipokrizi të panevojshme. Por, hipokrizitë nuk kanë fund. Një e tillë është rasti i mjekëve shtegtarë që i sheh të të mbijnë para syve sa në një spital në tjetrin; sa nga publiku te privati.

Për të perifrazuar një titull filmi amerikan No country for old men edhe Shqipëria është No country for sick men.

Mapo

Comments

Submitted by Andon (not verified) on

Pse nuk ke shkruar me pare per kete fenomen? Pse nuk shkruan se kur u instalua ku model, kush ishte frymezuesi etj, etj. Thjesht te konstatosh nuk eshte ndonje zotesi e madhe. Se keshtu, zotesi do ishte te shkruaje psh se ne lume e ne liqen ka uje. Shkrimi qe as te ngoh as te ftoh. Kujt u sherben kjo lloj pene "gazetaresce"?

Submitted by Fatos Nano (not verified) on

Ndoni!

Mos e fut vehten ne siklet te perpiqesh te kuptosh te tilla ese.

Nuk jane shkruar per ty keto.

Submitted by Andon (not verified) on

Me dy rreshta  e tregon mendjemadhesine. Fakti qe e konsideron kete shkrim ese tregon se qenke pak i jo i kthjellte per kete gjini letrare. Referoju fjalorit!

Submitted by Agim Shkodra (not verified) on

Ju trajtojne si kafshe dhe ju silleni si te tille,por me mira do te ishte qe edhe ju qe komentoni te silleni si qenie njerezore.

" Kur ne historine e njerezimit ndodh diçka e jashtezakonshme,diçka shume e hidhur,shume e rende,diçka per t'u vajtuar,qe duket se vjen per te pare se sa i brishte eshte njeriu ose per te zgjuar njefare dhimbje ndaj njeri-tjetrit,athere, zakonisht,dalin disa njerez te cilet jo vetem qe e veshtrojne me njefare admirimi dhe keqardhje ate ngjarje te hidhur,por ,per me teper,perpiqen ta perjetesojne nepermjet penes. "

Ne 1504 jane shkruar keto rrjeshta nga Marin Barleti.

Besoj komenti eshte i tepert.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.