Kafeneja me emrin “Zdravko”

Postuar në 23 Prill, 2014 03:34
Fadil Lepaja

Keni dëgjuar për “Orkestrën për dasma dhe varrime”? Është me famë ndërkombëtare. Luajnë me nota ballkanike. Themelues dhe kumbar i tij është miku ynë, Goran Bregoviç, i cili ka një histori të gjatë prej këngëtarit të kafeneve striptiz, bareve dhe deri te studenti italian i muzikës, i cili pastaj u zhvillua në kompozitor, autor tekstesh e shumëçka tjetër që ka, por edhe që nuk ka të bëjë me muzikën. Arriti edhe sukses ndërkombëtar! Ai ka pasuri, sidomos shtëpi nëpër botë. Zakonisht i përmend ato në Sarajevë, Beograd dhe Zagreb. Për simbolikë dhe për emocione. Ai e ka edhe çelësin e një kryeqyteti. Atë të Tiranës. Atë ia dhuroi vetë Kryeministri i tanishëm shqiptar, në kohën kur ishte kryebashkiak. Përderisa Kryeministri i atëhershëm, Berisha, nuk kishte prirje për lidhje kulturore, ai preferonte lidhje të tjera. Energjetike! Ai la anash lobin e fuqishëm kulturor, serbo-boshnjak të Sarajevës dhe u miqësua me një serbo-boshnjak tjetër me mbiemrin Fazliç. Ai u bë aq i besueshëm dhe aq mik me tashmë ish-kryeministrin sa e mbante afër edhe në takimet e larta të sigurisë kombëtare. Ndoshta nga vetëdija se kur serbët nuk bëjnë telashe, siguria kombëtare është OK!

Pra, serbo-boshnjakët janë në modë në Tiranë.

I ndeshur me laramaninë e sloganeve të cilat e përvetësonin Kosovën, pata klithur edhe unë në Facebook, veçse në drejtim të kundërt. “Shqipëria është Kosovë” thashë dhe …. shpëtova! Përpos dhjetëra pëlqimeve nga vetë Shqipëria, nuk pati ndonjë koment tjetër… “negativ”.

Të tjerat dihen tashmë. Se Kosova nuk është Shqipëri tashmë ka edhe argumente ndërkombëtare. Jo vetëm kombëtare. Këtë po kujdeset të dëshmojë veçanërisht politika serbe. Ata ende brohorasin me shumë emocione se Kosova është Serbi. Më herët, në prani të dy kryeministrave shqiptarë, Kryeministri turk pat klithur që Kosova është Turqi. Këta e duartrokitën.

Pra, pa frikë, Kosova mund të jetë gjithçka tjetër, përveç Shqipëri. Nuk lejojnë miqtë! As ne! E kryeministrat garantojnë… paqen.

Edhe në Bosnjë, faktorët janë të njëjtë. Dy perandoritë ëndërrojnë të rikthehen.

Përndryshe në Serbi, gjatë dhe pas lufte ka gjetur strehë një grup, gati i përmasave globale i kulturës boshnjake, më saktë serbo-boshnjake. Kosturica, Bregoviç, Çoliç…! Me përjashtim të të parit, regjisor i famshëm, i cili ishte ekspozuar shumë me serbofilinë e tij gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, të tjerët ende mund të jenë ambasadorë të paqes. Të përdorshëm!

Ende nuk është e njohur në kishte ardhur vetë Goran Bregoviç, apo e kishin thirrur. Ndoshta vetëm po kalonte këndejpari. Ëndrra e moçme e çdo serbi tradicional është t’i bjerë “Shqipërisë përmes”! “Golgotën shqiptare” nga lufta e parë ata e mësojnë nëpër shkolla. Nejse… Tradita mesjetare ende paraqet shpirtin serb.

Gazetarët kureshtarë shpesh e kanë pyetur Bregoviçin, prej nga i kishte ardhur kjo ide e çuditshme për emrin e orkestrës. Ai krejt këtë e lidh me traditën, me rëndësinë që kanë dasmat dhe varrimet në kulturën ballkanike. Si askund në Europë, thotë ai. Nejse, do kthehemi më vonë sërish tek emri i çuditshëm i orkestrës serbo-boshnjake.

E dikur, një serbo-boshnjak tjetër këndonte me pasion këngën “Shoku Tito, ne të betohemi”, për perandorin e kuq jugosllav. Ishte gati himn zyrtar. Zdravko Çoliç, asokohe 26-vjeçar, këndonte me zemër. Pas tij ishte partia dhe shteti. Këtë e dinë edhe këshilltarët e Kryeministrit.

“Çolle”, së fundmi performoi në Tiranë, ku u “prit si mbret”. “Çolle” përpara, shteti (shqiptar) pas tij. Mbreti “Çolle”!

Ai u ftua nga televizioni, i cili për moto të vet ka sloganin: Jemi një! Kjo i trazoi kosovarët. Një me kë, pyesin ata? Disa këngëtarë të njohur kosovarë u ndien të fyer dhe refuzuan të marrin pjesë në të njëjtën ngjarje. Edhe këngëtarë nga Tirana u ofenduan për arsye të tjera. Financiare.

Po e shihni se si po “eci” me kujdes nga frika se jugonostalgjikët tanë mund të na varin në shpinën virtuale etiketa nga më të ndryshmet. Por, kur jemi tek “Orkestra për dasmat e varrimet” nuk bën pa përmendur qindra e mijëra vajza nga Shkodra dhe Shqipëria që janë martuar viteve të fundit me djem nga Serbia apo Maqedonia, përmes fenomenit modern të mblesërisë politike, ndërkombëtare. Është përfolur si biznes përfitues. Serbët po vuajnë nga nataliteti zero. E fëmijët e parë, nipat tanë që flasin serbisht, tashmë janë rritur për të ndjekur topin rrugicave shqiptare.

Ndërkohë në Kosovë, 15 vite pas lufte, shumë nëna ende kërkojnë të dinë veç për varret e më të dashurve të tyre të vrarë nga forcat serbe. Mijëra femra të dhunuara nga serbët kanë filluar të flasin, pasi e kanë kapërdirë turpin. Por…

Në këtë atmosferë, edhe ajo pjesa për varrimet, në emrin e orkestrës të mikut të kryeministrit, duket vizionare. T’i varrosim në heshtje. Pa katarsis! Me këngë! Me orkestër! Të kujtohet eksodi nën tingujt e “Çolles”!

Desha të flas edhe shumëçka për modën e fundit në Shqipëri, që të promovohet “kultura” serbe, dhe se si m’u kujtua kënga e famshme e “Çolles”: “Pusti, pusti modu” (“Lëre, lëre modën”)! Ky ishte një nga hitet më të njohura të tij. Atë e dërguan në Kosovë, veç një vit pas demonstratave të studentëve kosovarë më 1982 dhe ai po këndonte live në Prishtinë përpara sallës së mbushur plot. Përplot aktivistë! Njëjtë ishte edhe më 1998, vetëm një vit përpara luftës së përgjakshme të Kosovës, ku bashkëkombësit e tij bënë krime të rënda. Por, këta çile guri gojën! Nuk merren me politikë. Vijnë të na argëtojnë kur jemi të mërzitur. Nuk kanë dëgjuar për krimet.

“Çolle” po këndonte në Tiranë, ato ditë kur Kryeministri Rama po e priste në Kukës Kryeministrin Thaçi, i cili paturpshëm po vonohej në akademinë kushtuar eksodit kosovar të vitit 1999.

Dikur për këngëtarin serb “Çolle” vajzat i shkulnin flokët, ndërkohë që burrat xhelozë e kishin shpallur për gej. Tash, në moshën 63-vjeçare u kthye nga Shqipëria i befasuar se sa shqiptarët e pëlqenin dhe… nuk e urrenin. Madje e hapën edhe një kafene me emrin Zdravko. Gëzuar!

Pra, ka shqiptarë dhe shqiptarë. Ka që duan të harrojnë dhe nuk munden. Ka edhe të tillë që… përsërisin! Sidoqoftë, jemi një!

E ndoshta krejt kjo është vetëm huti në udhëkryqin ballkanik të civilizimeve. A jemi një?

"Shqip"

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

mire o fadil mire,po ne kishim ish-kryetarin e shtetit ,topin qe u topic te colici!

tani,cfare prisni te ndodhe ,kur per 20 e ca vjet me radhe ,armiku kryesor per politiken,shtypin dhe ojq-te ka qene kombetarizmi.

te colici ,duhet te kishte qene edhe berisha (i cili ishte indirekt me stacionin partiak tv klan),edhe rama i bregovicit,edhe lubonja i skenderbeut serb,edhe m.nanua me h.matoshin e kombit ''kosovar'', dhe ne pergjithesi te gjithe ata qe me integrim nenkuptojne asimilimin.  te gjithe ata qe u vret veshin shqipja,te gjithe ata qe duan gjuhet krahinore ne vend te gjuhes kombetare,te gjithe ata qe duan te degjojne janullatosin te mallkoje shqipen ,te gjithe ata qe jane ''vellezer'' me erdoganin,te gjithe ata qe nuk duan nje shtet shqiptar ne ballkan ,te gjithe ata qe u pelqen emri pustec ne vend te liqenas,te gjithe bata qe e shkaterruan kete vend.

e di qe pergjigjia e tyre do jete prej shejtan-budallai-cte keqe ka te degjosh muzike serbe,ajo eshte ure lidhese,nuk ka kombesi e bla-bla-bla.

Submitted by alidemsi (not verified) on

Ore se shume po merreni me ate lokalin me emrin Zdravko.... Po a e dini se pronari i saj eshte malazez...??? dhe e ka emrin Milko...??' Nuk na vjen mire ne qe ne mbare boten ka emra sheshesh apo rrugesh me emra shqiptare...??? Atehere perse ju vjen "ndoht" se nje malazes paska hapur nje kafene ketu ne Tirane me emrin Zdravko...??? e perse duhet te beje ky nje simbolike negative...??? lerini pordhet me nacionalizma apo me patriotizma....hiqni dore nga keto budallallleqe... eshte koha e mendjeve te hapura, jo e ... "ta mbash mend ti...."""

Submitted by Anton N (not verified) on

Keta Fadilat e Kosoves nuk shikojne punet e tyre ne paloRepubliken sakate qe kane por ju mpihen dhembet kur shqiptaret hane kumbulla.

Ti shoku Fadil, apo druzhe Fadile nuk e kupton se shqiptaret kane vizion me te gjere ne botekuptime me fqinje dhe miq dhe se muzika serbe, boshnjake me ate malazese per ne nuk eshte tradite e re por e kemi degjuar nder vite, biles edhe atehere kur ne Shqiperi cdo kanal i huaj TV ishte i ndaluar. Ne jetojme ne Shek XXI ku kufijte e shteteve me apo te mendjeve jane hapur per cdo qenie humane qe i thote vetes ''i lire''  dhe i ''hapur'' ne marredhenie debati dhe politiko-kulturor.

Kqyrni punet tuaja se Shqiperia ka nje shekull qe eshte shtet Sovran dhe nuk u be hataja se kengetaret serb vizitojne Shqiperine dhe e shohin se ne jemi njerez me kulture dhe kemi dashamirese dhe respektojme jo vetem tonen por edhe te huajen. Zdravko me te tjere qe do te vijne jane ambasador te Paqes, por po shoh se ju kosovaret nuk ecni me fytyre perpara por me marsh mbrapa.

Submitted by Anonim (not verified) on

po ti anton pse flet si perfaqsues i shqiptareve?  kusht te tha ty qe shqiptaret jane rritur me kenget serbo-boshnjake?  vetem nje pakice nga fshatrat e shkodres dhe zonat e thella fshatare te shqiperise  degjonin muziken e serbo-arixhinjve.

dhe e dyta ,ti shqiptare quan vetem ata qe banojne ne shqiperi?  ik ore ,ti do do jesh ndonje malazez qe urren shqiptaret,por me te njejten monedhe do jua kthejme edhe ne.

Submitted by Kosovari (not verified) on

Si gjithnje, standarde te shumefishta ne patriotizmin kosovar.

Ne Tirane, nje lokal malazez paska emrin e nje kengetari, qenka pune e madhe dhe e denueshme.

Ne Kosove, gjysma e vendbanimeve te qyteteve e fshatrave mbajne emertime sllave, nuk qenka ndonje problem.

Ne Kosove, qeverite per te cilat votoi Fadili qe nga paslufta, kane koalicione me shkijet, u rezervojne vendet, ua kerkojne votat, mbijetojne ne qeverisje bashke me ta, por nuk eshte ndonje problem.

Ne Kosove, kriminelet qe jane direkt te lidhur me vrasjet gjate luftes dhe ne Veriun e KS pas luftes jane amnistuar, por kjo nuk eshte ndonje problem per Fadiluan.

Nje kengetar, qe nuk duhej te ishte "mbret" dhe qe nuk duhej kaq servilizem nga shqiptaret e Shqiperise, nuk mund te jete mates morali patriotik i Fadilit & Co.

Si gjithnje, kur nuk ke se c'shkruan - shkruaj per patriotizem.

PS: Si shume mire i njihte Fadilua keta kengetaret e bendet e shkijeve. Po te me duhet ndonje info per ta, e di ku t'i gjej.

Submitted by Pashtriku (not verified) on

Artikulli i juaj Fadil ,sa esht i qelluar aq dhe konfuz, ket e ben me qellim ose je Hermafrodit ne te Shprehurit e opinjonit tual, ket  lexusit e din -ti mundesh ta thuash apo ta mohon.

Klasa Politike  Shqiptare  ne trojet etnike , esht  jo Souverene, andaj te mos behemi te Befasuar kur  na vin Serbo Qetniket ne mes te Tiranes e  bejn sikur po kendojn-por ne realitet ata bejn hajgare me neve Shqiptaret, jame mese i sigurt se do vishin edhe ne Prishtin , por kan Frig nga Qytetaret e thjesht e jo nga Politikanet.

Te lutem zoti Lepaja,tjeter her shkruan ose  jep mendimin e Paster Kombetar ose Rreshtohu me mir me Kengetarer -Politikanet Serbo Qetnik, ne fakt ju zoti Fadil i keni  henger Hurmat  me ket grup Anti Shqiptar  jo shum koh me pare -e din dhe e dim. Andaj ske se te rrefehesh te "Prifti"

Submitted by Pashtriku (not verified) on

Artikulli i juaj Fadil ,sa esht i qelluar aq dhe konfuz, ket e ben me qellim ose je Hermafrodit ne te Shprehurit e opinjonit tual, ket  lexusit e din -ti mundesh ta thuash apo ta mohon.

Klasa Politike  Shqiptare  ne trojet etnike , esht  jo Souverene, andaj te mos behemi te Befasuar kur  na vin Serbo Qetniket ne mes te Tiranes e  bejn sikur po kendojn-por ne realitet ata bejn hajgare me neve Shqiptaret, jame mese i sigurt se do vishin edhe ne Prishtin , por kan Frig nga Qytetaret e thjesht e jo nga Politikanet.

Te lutem zoti Lepaja,tjeter her shkruan ose  jep mendimin e Paster Kombetar ose Rreshtohu me mir me Kengetarer -Politikanet Serbo Qetnik, ne fakt ju zoti Fadil i keni  henger Hurmat  me ket grup Anti Shqiptar  jo shum koh me pare -e din dhe e dim. Andaj ske se te rrefehesh te "Prifti"

Submitted by Arlind (not verified) on

Ne Shqiperi nuk ka probleme me fqinje, aq me teper me Serbine. Problemi eshte kur kosovaret nderhyjne ne punet tona te brendshme dhe rrahin uje ne hava per gjera qe as nuk u takojne atyre dhe as nuk jane te rendesishme por vetem se argetojne mremje muzikore dhe bejne qe ballkanasit te afrohen me teper duke njohur njeri-tjetrin.

Pertej kufirt me krahinen e Kosoves nuk ka tjeter gje por vetem injorance, dhe kete te fundit debiletduan ta shesin per patriotizem. Mos debato me idiotin se te terheq ne nivelin e tij.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.