Kur antiligji të tregon ligjin
Kush beson se një vend duhet të përfaqësohet nga vlerat më të mira në drejtimin e institucioneve publike, ka gjetur vendin më të gabuar në Shqipëri. Dhe nuk do shumë mund e djersë për ta gjetur këtë. Mjafton që ditët e fundit të verifikosh një emër që për shumëkush mbase është harruar dhe nuk tregon asgjë. Bëhet fjalë për Drejtorin e Inspektoriatit Urbanistik Kombëtar (INUK), Dem Dollapin. Ditët e fundit ai është shfaqur shpesh nëpër ekranet televizive me aksionet që ka ndërmarrë për të çelur një segment të ri rrugor në zonën e Saukut, pjesë e të ashtuquajturës autostrada e re, Tiranë-Elbasan.
Mjaftuan pra dy-tri kronika televizive, shfaqja e emrit të këtij personazhi në median audiovizive dhe atë të shkruar, që redaksitë të hynin në shfletimin e arkivave të tyre e të gjenin fotografi se çfarë përfaqëson ky drejtues i lartë, që vjen në atë detyrë vetëm me propozim të ministrit të linjës dhe miratim të Kryeministrit! E pra, e kaluara jo fort e largët na tregon një personazh me pantallona të zeza e bluzë të bardhë, që “rastësisht” gjendet në oborrin e kryeministrisë, pas shpinës të të cilit janë dy autovetura në flakë. Bëhet fjalë për trazirat e 13-14 shtatorit 1998, ku kreu aktual i INUK-ut ishte një nga protagonistët në atë sulm me armë e molotovë për të marrë Kryeministrinë.
Dhe vjen një ditë që ky “trim” shpërblehet për “meritat” e tij. Por çfarë mbetet për atë intelektualin e thjeshtë që ka mbaruar shkëlqyeshëm, brenda apo jashtë vendit, që ka kualifikime pafund, tituj shkencorë, i cili tek sheh këto dy pamje, Demën e 1998-ës dhe Dollapin e 2011-ës, e humb përfundimisht besimin tek ky vend?! Si mund të pranohet nga kushdo që i ka shërbyer këtij vendi me nder dhe përkushtim që në krye të një institucioni që, siç thashë, emërohesh vetëm me firmën e Kryeministrit, të qëndrojë një personazh që vjen nga rruga e që duhet të shërbente vetëm si modeli i turpit?!
Jo zotërinj ministra, që propozoni këto personazhe! Jo zoti Kryeministër, që i miratoni ato! Kjo nuk është Shqipëria ime, kjo nuk është administrata ku unë duhet të besoj! Ky është modeli juaj që po na e impononi përdhunshëm edhe neve nëpërmjet ekraneve…. Edhe atyre banorëve që kreu i INUK-ut u tregon ligjin, ndërkohë që është vet një ligjshkelës.
Nëse ju ka mbetur qoftë edhe ndopak cipë nga cipëplasja, hiqeni sa më shpejt atë turp nga drejtimi i atij institucioni. Nëse nuk e bëni, atëherë nuk është më faji i Demës që rri aty, por përnjimend i yni që e lejojmë atë të na trokasë tek dera me fadroma e të na tregojë (anti)ligjin…..
Comments
Hah, po cfare pret, ketu
Hah, po cfare pret, ketu militantet kane zaptuar gjithe institucionet. Shikoni cfare behet ne Bashki, u nderruan edhe pastruset. Prandaj s'kemi pasur ndonjehere administrate qe ben punen sic duhet.
Epo a nuk eshte kryeministri
Epo a nuk eshte kryeministri yne nxitesi kryesor i kesaj politike???!!!Sigurisht qe eshte AI.Po te vesh re ne drejtimin e institucioneve shteterore jane emeruar njerez te pakualifikuar ne disa raste edhe te denuar per vepra penale.Njerez qe kane nga nje diplome fallco(ne disa raste blejne edhe me shume se nje)vendosen te drejtojne institucione kur me perpara as vete nuk e dinin se ku binin keto institucione.Vetem ne Shqiperi te ndodh qe brenda nje dite te kalosh nga i papune ne drejtues te nje dikasteri.Te pakten mesa kam dijeni asnje emerim nuk ka ardhur si ngritje ne detyre e personave qe kane punuar neper keto institucione por pothuasje te gjithe jane te ardhur jashte profilit.Kudo ne Boten e Zhvilluar qe te besh karriere duhet te kesh eksperience pune,aftesi per te drejtuar,arsimin perkates(te marresh nje diplome nuk te ben automatikisht te kualifikuar per cdo lloj posti).Pra derisa te mos ndiqen edhe rregullat me elementare te punesimit NE do te vazhdojme te drejtohemi nga injorantet partiake(edhe nje gje te fundit i keni vene re sesi per tu dukur "intelektual" mbajne syza).
Ah more Altin... ketu ka
Ah more Altin... ketu ka shkuar muti deri ne fyt.
O popull hapë sytë sa sështë
O popull hapë sytë sa sështë vonë dhe përpiqu të largoshë këtë kolerë duhet të mundohemi ta bëjmë shqipërinë si evropa por me këtë administratë nukë mundë të bëhet dhe që të bëhet e themë me zë të fortë se në qoftëse do ndryshojmë kë të do ta bëjë vetëm rinia sepse është e vetme që nukë ka se çfarë të humëbasë urojë nga zemëra që të zgjohet sa më shpejtë si për të mirën e sajë ashtu si dhe për Shqipërinë
Ne ato male
<p> Ne ato male rripa-rripa,nje here m'a hipe ,nje here t'a hipa...</p>
Add new comment